Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Vapa ‘pushton’ Tiranën, mjekët: Kujdes temperaturat e larta! Qytetarët kërkojnë hije, punëtorët ‘sfidojnë’ të nxehtin
Sociale

Vapa ‘pushton’ Tiranën, mjekët: Kujdes temperaturat e larta! Qytetarët kërkojnë hije, punëtorët ‘sfidojnë’ të nxehtin

• 4 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vala e të nxehtit që ka përfshirë gjithë Europën nuk ka kursyer as Shqipërinë. Në Tiranë, temperaturat e larta kanë ndikuar ndjeshëm në përditshmërinë e qytetarëve. Shumë prej tyre lëvizin me shishe uji në duar, freskuese apo çadra për t’u mbrojtur nga vapa përvëluese, ndërsa të tjerë kërkojnë çdo cep me hije për t’i shpëtuar vapës.

Por jo të gjithë e kanë “luksin” të shmangin orët më të nxehta të ditës. Punonjësit e ndërtimit vazhdojnë punën mbi skela edhe në kulmin e temperaturave.

Po aq e vështirë është edhe puna për pastruesit e rrugëve, të cilët e kalojnë të gjithë turnin nën diell, apo edhe efektivët e policisë rrugore.

Read more:Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ose ata që punojnë në kioska të vogla. 33-vjeçarja filipinase Ladymay Dela Penap tregon se punon edhe gjatë orëve të pikut, por i është dashur të përshtatet.

“A është vapë aty brenda? Po është shumë. Por unë jam përshtatur te them te drejtën. Edhe me këto temperatura”, thotë Ladymay DelaPenap.

Sipas mjekëve, më të rrezikuarit nga temperaturat ekstreme janë fëmijët e vegjël, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Në raste të rënda, ekspozimi i zgjatur ndaj vapës mund të shkaktojë pasoja serioze, deri në goditje në tru.

Read more:“Jam nga ata që paguhem më shumë se ministrat, por protestoj për të ardhmen e vendit”/ Aktivisti në shesh me fëmijët, i përgjigjet Ramës: Më akuzove si agjent rus, tani jepe dorëheqjen!

“Rastet më ekstreme përfshijnë goditjet në tru, sidomos te fëmijët e vegjël dhe personat mbi 65 vjeç. Kohët e fundit këto probleme po i shohim edhe në mosha të tjera, të ndikuara nga stresi dhe sëmundjet kronike, të cilat rëndohen nga temperaturat e larta”, shprehet Leonard Hasanaj, mjek Familje poliklinika Nr. 10.

Kujdes, sipas tij duhet të bëhet edhe në përdorimin e kondicionerit.

Read more:Numri i vdekjeve në Shqipëri ra gjatë vitit 2025, INSTAT: Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor

“Temperatura nuk rekomandohet të vendoset më poshtë se 23 gradë Celsius, për të shmangur kontrastin e fortë me temperaturën jashtë”, shton ai.

Për të shmangur komplikacionet, bluzat e bardha këshillojnë qytetarët të mos dalin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë ujë, fruta dhe perime, si edhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta kur kanë mundësi.

Lexo edhe
Sociale

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd

Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Tags: #Diell #Familje #Fëmijët #Ladymay Dela Penap #Leonard Hasanaj #moti i nxehte #Sëmundjet kronike #temperatura te larta #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të mbajnë fëmijët…

• 22 orë më parë • 6 min lexim
Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Pas pretendimeve dhe teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin