Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Prizreni hap dyert për epokën e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë sekretet e makinave më të vjetra në rajon
Sociale

Prizreni hap dyert për epokën e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë sekretet e makinave më të vjetra në rajon

• 5 Korrik, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nëse ka një vend ku sekondat nuk ecin përpara, por kthehen pas, ai është Prizreni. Çdo verë, sapo rrugët mbushen me automjete dhe targa nga Shqipëria, ky qytet ndalon kohën. Familje, të rinj e turistë të rastësishëm zbresin drejt brigjeve të Lumbardhit. Ata nuk vijnë thjesht për pushime. Vijnë për t’u bërë pjesë e një skene të madhe ku kalendari humb vlerën.

Në Shadërvan, uji i krojeve mban ritmin e bisedave dhe këngëve shqipe. Nën xhamitë shekullore dhe pranë kishave të vjetra, hapat mbi kalldrëm janë të ngadaltë. Çdo cep kthehet në fotografi. Për vizitorët nga Shqipëria, ky nuk është thjesht turizëm. Është një takim natyral me identitetin.

Edhe ushqimi këtu ka shijen e traditës që nuk ndryshon. Nëpër rrugicat e ngushta, aroma e gatimeve vendase fton vizitorët në restorante që mbushen plot në pak minuta. Për disa është hera e parë që zbulojnë historinë e fshehur në mure. Për të tjerë, ky udhëtim është një ritual veror që përsëritet çdo vit.

Por këtë vit, përtej historisë së gurit, Prizreni ka hapur një tjetër dritare në të shkuarën. Qendra e qytetit është kthyer në një muze të hapur automobilistik. Mbi njëqind makina klasike kanë pushtuar Shadërvanin. Karroceri të lustruara, detaje kromi dhe modele që dikur sundonin rrugët e botës, sot qëndrojnë të rreshtuara këtu.

Read more:Penguan policinë në Parkun Nacional “Sharri”, dy persona nën hetim

Udhëtimi në kohë bëhet edhe më interesant kur ndalon para dy modeleve Ford të viteve 1923 dhe 1930. Ato thjesht magnetizojnë shikimet e kalimtarëve. Alberti nga Deçani zotëron mjetin më të vjetër në Kosovë dhe tregon se pasioni nuk njeh llogari.

“Ky është marshi që e ka vetëm me tërheqje përpara dhe pas. Nuk e kemi testuar për shpejtësi të madhe, kemi ecur med 30-40 km në orë. Nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje, e kemi lënë ashtu siç ka qenë prodhuar. Edhe ai që e ka mbajtur përpara nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. Nuk ka nevojë sepse është në gjendje të mirë. Ka kushtuar shumë bur po e mbaj sekret, për t’ia bërë qejfin vetes e kam nxjerrë në Deçan e në Prishtinë. Habiten njerëzit kur e shohin, kam qejf të marr edhe makina të tjera, por duke parë e duke bërë. Nuk ndalem dot se është kënaqësi e madhe. Unë kam këtë edhe një Ford tjetër të ardhur nga SHBA.”shprehet Alberti nga Deçani, koleksionist i makinave retro.

Mjete retro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë sjellë me vete dekada nostalgjie. Mes tyre, spikat një Triumph e vitit 1965, e ardhur nga Beogradi, por me një histori që nis shumë më larg.

Read more:Përplasjet para Kuvendit dhe arrestimi i protestuesve/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Përdorimi i forcës nga policia joproporcional, të hetohen rastet e dhunës

“Kam ardhur nga Beogradi, Serbi. Kam ardhur këtu 17 herë. Çdo vit kam qenë i pranishëm për këtë aktivitet. Kjo makinë Triumph është e vitit 1965 dhe unë e kam blerë para 20 viteve në Beograd. Por ka ardhur nga Zambia. E sollën disa diplomatë amerikanë që punonin në Zambia. Disa pëlqejnë lojërat, disa të tjerë janë pijedashës, mua më pëlqen kjo. Kam mbledhur disa makina, mbase 10 të tilla. Ky është pasioni im dhe në një farë mënyre puna ime duke shitur pjesë për makinat e vjetra.”tregon Sllobodan Jovanoviç, koleksionist nga Serbia.

Nga kroskotet e thjeshta të viteve ’20, te limuzina luksoze Mercedes 600 që dikur mbante Enver Hoxhën, e deri te shpejtësia e një Porsche të vitit 1974. Çdo mjet tregon një epokë.

“Unë reklamoj makinën Porche të vitit 1974, është nani 2 E, 2.0 benzin, veturë shumë e vjetër, shumë e bukur. E kemi blerë para 2-3 muajve. Unë punoj me makina dhe më pëlqejnë të vjetrat. Kam 3 makina të vjetra por kjo është më e veçanta. E nxjerr vetëm nëpër aktivitete të tilla. Është e rrallë sepse nuk ka shumë modele të tilla, është e prodhuar midis nani 1 dhe nani 2 dhe janë prodhuar gjithsej 2000 mijë të tilla në mbarë botën, rreth 1 200 mund të jenë ende funksionale. Është mirë të merresh por është sport pak i shtrenjtë dhe duhet të jesh merakli që t’i mbash sepse është vështirë për servise.” tregon Ernit Pulaj, një 20-vjeçar i apasionuar pas makinave retro.

Ruajtja e këtyre mjeteve vlerësohet si një kontribut i vyer për trashëgiminë kulturore. Idriz Mushkolaj nga Deçani tregon se ky organizim, që tashmë numëron më shumë se dy dekada e gjysmë traditë, i kalon kufijtë e një ekspozite të thjeshtë.

Read more:Alban Daci: Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin tonë

“Ky është viti i 26, një traditë ku çdo vit vijmë dhe prezantojmë makinat e vjetra historike të Kosovës, po këtu ka mysafirë edhe nga Maqedonia, nga Shqipëria, nga Mali i Zi e nga gjithë rajoni. Vijnë dhe bëjnë prezantimin e makinave historike, makinave të vjetra. Këto makina të vjetra kanë një histori të gjatë. Me këto makina prezantojmë kulturën e shtetit nga vijmë, in këtë rast të Kosovës ku vijnë edhe njerëz nga shtete të ndryshme dhe ne ju tregojmë se si edhe në vitet ‘50-’60 e më herët këto makina kanë qenë në qarkullim në Kosovë. Tashmë neve bëjmë ruajtjen, konservimin edhe mbikëqyrjen e tyre për të ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit.”tregon Idriz Mushkolaj, koleksionit nga Deçani, Kosovë.

Mes modeleve të shumta, vetë Idrizi sjell në Prizren një mjet të veçantë që lidh kujtimet e familjes së tij me një histori të gjatë udhëtimi nga veriu i Evropës.

“Makina ime është Mercedes Ponton i vitit 1958. Është ndër makinat e veçanta në Kosovë, vetëm një e tillë është. Si kjo makinë në vitet ’60 e ka poseduar edhe familja ime. Mandej pasi nuk e kishim më, kërkova dhe këtë e gjeta në shtetin norvegjez dhe e kam sjellë për ta ruajtur si trashëgimi kulturore të Kosovës. Kjo është në gjendje perfekte, kudo në Evropë mund të shkosh me të. Është makinë shumë e ruajtur edhe atje ku ka qenë. Ka vetëm 50 mijë km përdorim që kur ka dalë nga fabrika dhe mundesh të shkosh ku të duash med të. Mercedes-Benzi i ka disa karakteristika të veçanta, se ky Benz ka qenë në atë kohë i konstruktuar, si me thënë, tipi i Mercedesit më i ri që ekzistonte dhe ka qenë shumë i sigurt në atë kohë por edhe sot. Ka një siguri të veçantë ku e nget”, shprehet koleksionisti.

Read more:Për herë të parë në histori, NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta! Marrin pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë

Ky pasion tashmë ka kapërcyer kufijtë lokalë. Pasionantët e mjeteve retro janë bashkuar në një rrjet të fuqishëm që përfaqëson rajonin edhe në arenën ndërkombëtare, ndonëse organizimi mes vendeve fqinje ndryshon.

“Këto makina i kemi nga klube të ndryshme in Kosovë. Kemi 5 klube të tilla, që janë të regjistruara. Kemi formuar edhe federatën përkatëse në Kosovë. Klubi i Prizrenit është pranuar edhe në federatën botërore për këto lloj makinash. Jemi të obliguar që ne në Kosovë të realizojmë 5 manifestime në vit. Plus neve na kanë thirrur edhe jashtë. Kemi qenë në Shqipëri, në Ballkan, në krejt rajonin, kemi qenë në Turqi, Hungari, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë ku prezantojmë Kosovën. Një mesazh do jepja, ka njerëz që i kanë makinat e vjetra dhe i mbajnë nëpër shtëpi, po kjo nuk është e mjaftueshme. Është sikur të mos ekzistojnë. Ata njerëz që kanë makina të vjetra e që i mbajnë në shtëpi, i lutem që të dalin t’i ekspozojnë që t’i shohin njerëzit e të kënaqen med këto bukuri të rralla”, thotë një tjetër.

Në këtë muze pa mure, njerëzit nuk shohin thjesht mjete transporti. Ata zbulojnë histori njerëzore dhe gjejnë një atmosferë që thyen çdo paragjykim.

Read more:Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh!

“Ne kemi ardhur së bashku nga Beogradi. Kjo është pjesëmarrja ime e katërt në këtë organizim. Pashë disa zonja duke kënduar të cilave u bëra disa foto të këndshme kur u ngjitëm mbi makina. Të gjithë ishin të buzëqeshur, kohë e bukur! Prizreni është i bukur, qytet shumë i këndshëm dhe ka një atmosferë mikpritëse. Jo si vendet e tjera. Prizreni është i veçantë. Tani jam në pension bur më parë punoja në sektorin e turizmit. Kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë për një agjenci turistike japoneze. Prandaj e njoh Shqipërinë. Çdo vend është interesant në mënyrën e tij. Duhet të shkosh gjithandej për të parë gjëra të këndshme. Nëse do që të shohësh gjëra të këndshme, të tilla do të gjesh, nëse kërkon problemin, atë do të marrësh mbrapsht. Varet nga ju vetë!” shprehet një koleksionist nga Serbia.

Kështu rrjedhin ditët e verës në Prizren. Mes historisë së gurëve të vjetër, aromës së kuzhinës tradicionale, nostalgjisë së makinave klasike dhe energjisë së festivaleve, qyteti vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të dashura për të gjithë vizitorët.

Prizreni mbetet një udhëkryq që i kalon kufijtë e një udhëtimi të thjeshtë. Një stacion i hapur ku tradita dhe rinia takohen natyrshëm. Një qytet që thyen rregullat e përditshmërisë për të ofruar kujtime që zgjasin.

Lexo edhe
Sociale

‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike

Sociale

Ditë e kthjellët dhe e ngrohtë…parashikimi i motit për sot

Tags: #Aktivitet #Aktivitete #Aroma #Automjete #beograd #kosove #makina retro #Prizren #serbi #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike
  • Ditë e kthjellët dhe e ngrohtë…parashikimi i motit për sot
  • Ura e Mesit në Shkodër mahnit turistët e huaj: Vendi më i bukur në botë, me njerëzit më të mirë (VIDEO)
  • Shpjegimi me VIDEO: Si është e ndërtuar ‘Toka’ mbi të cilën Kanye West përformoi në Tiranë për 60 mijë fansa nga 80 vende të botës
  • Nga paja e vitit 1937 te Muzeu i Fierit, udhëtimi i jashtëzakonshëm i Skënderbeut të qëndisur
Nga të njëjtat tag-e
  • “Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!
  • E reja nga protesta: Popullit i ka vajtur në majë të hundës. Në 44 ditë vetëm dy media e kanë raportuar revoltën
  • Protestuesi nga Bulevardi: Bojkotoni pushimet, bashkohuni me ne në shesh
  • Sot dita e 44 e revoltës! LIVE- Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mblidhen te Kryeministria. Oshëtin Bulevardi: Ju erdhi fundi!
  • Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 51 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 11 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike

Destinacioni i verës që s’e keni konsideruar ende nuk është përtej kufirit. Mes gjithë bukurive të Shqipërisë, Kolonja…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ditë e kthjellët dhe e ngrohtë…parashikimi i motit për sot

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ura e Mesit në Shkodër mahnit turistët e huaj: Vendi më i bukur në botë, me njerëzit më të mirë (VIDEO)

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir, po…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by