Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
Politikë

BIRN: Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

• 7 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndonëse fillimisht u reklamua si një investim tërësisht privat, qeveria shqiptare alokoi papritur mbi 4 milionë euro nga fondi i emergjencave përmes një Akti Normativ për të mbështetur koncertin e reperit kontrovers, Kanye West në Tiranë – një vendim që sipas ekspertëve bie ndesh me legjislacionin.

Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West.

Nga ai terren, kreu i qeverisë, edhe pse këmbënguli se bëhej fjalë për një event të “organizuar tërësisht nga grupi privat”, deklaroi se “shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë” duke paguar 4 milionë euro.

Rama e justifikoi financimin prej 400 milionë lekësh [4.2 milionë euro] duke pretenduar se “nëse (koncerti) mbetej i parealizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e qytetit”.

Read more:Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet

Paratë ndërkohë u kaluan përmes një Akti Normativ të miratuar në datën 6 korrik dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare me datë 7 korrik, i cili citon si bazë ligjore Nenin 101 të Kushtetutës për nevoja urgjente. Një nen që, referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mund të përdoret vetëm në raste emergjencash të argumentuara dhe provuara mirë.

Sipas relacionit shpjegues që shoqëron Aktin Normativ, qeveria e justifikon nevojën e angazhimit të fondeve publike me argumentin se gjendet përballë një eventi artistik me “përmasa të tilla që ndikon në mënyrë të theksuar në imazhin e vendit”.

Qeveria rreket gjithashtu që ta justifikojë kriterin e urgjencës për Aktin Normativ me faktin se koha normale e procesit ligjvënës nuk do të zgjidhte dot “problemin e menjëhershëm të rrezikut që koncerti i Kanye West të mos zhvillohet”.

Koncerti i West nga ana tjetër ishte lajmëruar nga vetë Rama muaj më parë, në fund të prillit, dhe deri së fundmi, qeveria shqiptare, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mohuan kategorikisht përdorimin e parave publike.

Read more:Vdekje e dyshimtë në Suharekë, policia nis hetimet

“Është e rëndësishme të theksohet se për këtë projekt nuk ka fonde buxhetore të angazhuara shtesë,” thuhej në përgjigjen zyrtare që MTKRS i dërgoi BIRN më 23 qershor.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike e kritikoi ashpër aktin si shkelje të ligjit, duke e cilësuar atë nul dhe pa vlerë. “Një Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurrë këtë Akt Normativ,” tha Preçi për BIRN.

Edhe Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i tha BIRN se akti në fjalë ishte në shkelje të Kushtetutës.

“Sigurisht që po keqpërdoret Kushtetuta”, tha Xhemollari, duke vënë në dukje se shuma e shpenzuar pa transparencën qoftë minimale, tregonte se qeveria nuk kishte reflektuar ndaj protestave që zhvillohen prej mbi 37 ditësh në kryeqytet.

Read more:Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

I pyetur nga BIRN përmes një mesazhi në aplikacionin WhatsApp, ministri Gonxhja refuzoi të përgjigjej.

“Çfarë jam unë, sekretari juaj?!”, tha Gonxhja, duke i kërkuar medias të “zbatonte ligjin”, edhe pse nuk ka ndonjë ligj që rregullon kërkesat për koment.

Keqpërdorimi i konceptit të emergjencës

Zgjedhja e qeverisë shqiptare për të mbështetur financiarisht koncertin e reperit vjen në një kohë kur artisti është një figurë tejet kontraverse në arenën ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit, ai është përballur me kritika të ashpra dhe një bojkot të gjerë pas një sërë deklaratash publike me përmbajtje antisemite, ndarjes së teorive konspirative dhe gjuhës së urrejtjes.

Read more:Ye live në Shqipëri – një shfaqje e vetme në stadium në Tiranë

Së fundmi atij iu ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të komenteve antisemitike dhe një kënge që publikoi me titull “Heil Hitler”; paraqitja e tij e planifikuar në një festival në Londër u anulua dhe po ashtu u anuluan koncerte të ngjashme përfshi një të tillë të planifikuar në Itali.

Deri sëfundmi, Rama dhe vartësit e tij u janë përgjigjur kritikave për mbështetjen e West dhe qëndrimeve të tij duke këmbëngulur se eventi ishte privat. Por vendimi i qeverisë dhe përdorimi i fondit të emergjencës ngre pikëpyetje për mbështetjen.

Ndërkohë, edhe akti normativ që financon koncertin ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si qeveria i interpreton “emergjencat”. Zef Preçi thekson se asnjë jurist apo ekonomist nuk mund ta justifikojë brenda kornizës ligjore financimin e një aktiviteti komercial.

Ai saktëson se fondi rezervë është dizajnuar ekskluzivisht për situata të jashtëzakonshme: katastrofa natyrore, rreziqe të sigurisë kombëtare, apo emergjenca të papritura të shëndetit publik.

Read more:“Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Mit’hat Havari: Belinda Balluku s’ka shkollë, bleu diplomën në Shkodër (VIDEO)

“Fondi nuk përdoret për shpenzime rutinë ose politika afatgjata zhvillimi,” argumenton Preçi, duke vënë në dukje se rasti i koncertit bie ndesh me çdo kufizim që legjislacioni shqiptar i vendos përdorimit të këtyre parave.

Nga ana e tij, Xhemollari ngre shqetësimin se paratë po shpërdoroheshin. Duke u ndalur tek fatura prej 4.2 milionë eurosh, aktivisti Rigels Xhemollari vëren se kjo shumë mund të ishte përkthyer në investime jetike publike, si një shkollë e re, një spital, ose blerja e 30 autobusëve elektrikë për Tiranën – qytetin me transportin publik ndër më të vjetëruarit në Europë.

Për Xhemollarin, justifikimi i kryeministrit ngre dyshime se e vetmja “emergjencë” reale pas këtij akti ishte dështimi në shitjen e biletave dhe fushata e dobët e marketingut. Sipas tij, në mungesë të një preventivi transparent nga institucionet, kjo gropë financiare e organizatorëve po kompensohet me taksat e qytetarëve, duke e vendosur kryeministrin thjesht në “rolin e kontraktorit të Kanye West”.

Lexo edhe
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Tags: #akti normativ #Aktiviteti #Blendi Gonxhja #Eagle stadium #Edi Rama #Emergjenca #euro #Europë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 8 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by