Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Lidhjet e qeverisë me krimin, kërcënim për stabilitetin”/ Mediu në Asamblenë e OSBE: Protesta, lëvizje madhështore! Ata janë shqiptarët e vërtetë evropianë
Politikë

“Lidhjet e qeverisë me krimin, kërcënim për stabilitetin”/ Mediu në Asamblenë e OSBE: Protesta, lëvizje madhështore! Ata janë shqiptarët e vërtetë evropianë

• 9 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë fjalës së tij në sesionin e 33-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Hagë, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ngritur shqetësime të forta në lidhje me situatën që po kalon vendi ynë.

Mediu u shpreh se korrupsioni, trafiku i drogës dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, farsa elektorale, janë faktorë që kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PR përmendi gjithashtu dhe lëvizjen madhështore të qytetarëve, të cilët janë ngritur kundër arrogancës, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

Read more:Thellohet bashkëpunimi mes doganave të Shqipërisë dhe RMV/ Nis zbatimi i protokollit të ri të kontrollove të përbashkëta kufitare

Në sesionin e 33-të të Asamblesë Parlamentare marrin pjesë 57 delegacione parlamentare të vendeve të OSBE-së dhe një delegacion i nivelit të lartë të Senatit dhe Kongresit Amerikan, ku ndër të tjera u diskutua për sigurinë, agresionin rus në Ukrainë, konfliktin në Lindjen e Mesme, luftën kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar, zgjedhjet dhe liritë demokratike.

FJALA E PLOTË E FATMIR MEDIUT

Të nderuar kolegë,

Duke qenë se ndaj të njëjtat shqetësime, si edhe angazhimin për të drejtën ndërkombëtare dhe për parimet tona të përbashkëta, më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj ndaj një çështjeje për të cilën duhet të angazhohemi edhe në vendet tona.

Sot, krimi i organizuar vepron si një korporatë shumëkombëshe, duke shfrytëzuar korrupsionin, rrjetet financiare, kapacitetet kibernetike dhe ndikimin politik për të depërtuar në institucionet shtetërore.

Read more:Të shtëna me armë, mbyllet Senati filipinas – mes frikës për arrestimin e senatorit aleat të Dutertes

Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe korrupsioni sistemik po minojnë gjithnjë e më shumë shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe besimin e qytetarëve. Kjo nuk është më thjesht një sfidë për zbatimin e ligjit; është një kërcënim i drejtpërdrejtë për arkitekturën e sigurisë në hapësirën e OSBE-së.

Kur rrjetet kriminale kapin institucionet, deformojnë zgjedhjet dhe dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit, ato gërryejnë parimet mbi të cilat është ndërtuar siguria jonë kolektive.

Pikërisht me këtë po përballemi: me një krizë të thellë demokratike, regres demokratik, kapje të shtetit dhe shkrirje të qeverisë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe institucionet shtetërore të kontrolluara nga partia në pushtet. Këto fenomene janë dokumentuar në shumë raporte dhe dokumente ndërkombëtare.

Read more:Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat ju i vëzhguat, ishin një farsë, e karakterizuar nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve nga qeveria dhe krimi i organizuar.

Sot, Shqipëria klasifikohet si një autokraci elektorale.

OSBE-ja u themelua mbi bindjen se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa demokraci, respekt për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Read more:Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 5 të arrestuar, 15 të tjerë nën hetim

Duke u mbështetur në këto vlera – lirinë, pronën private, identitetin, identitetin kombëtar, dashurinë për vendin, luftën kundër korrupsionit, kundër arrogancës së qeverisë, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës – prej 30 ditësh me radhë, mijëra shqiptarë po protestojnë çdo ditë kundër një qeverie të korruptuar.

Ata janë shqiptarët e vërtetë evropianë, që ngrihen në mbrojtje të vendit të tyre dhe të vlerave evropiane, kundër korrupsionit në qeverisje, duke kërkuar përgjegjësi politike.

Faleminderit!

Lexo edhe
Politikë

Përplasja për pagat në drejtësi/ Rama sulmon gjyqtarët pas padisë ndaj Ministrit të Financave: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’

Politikë

Vizita e Berishës në SHBA/ Gent Çela në News24: Heqja e sanksionit ndaj kreut të PD është përfundimtare

Tags: #Delegacion #fatmir mediu #Hagë #Kërcënim #Krimi #Krimi i organizuar #OSBE #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përplasja për pagat në drejtësi/ Rama sulmon gjyqtarët pas padisë ndaj Ministrit të Financave: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Vizita e Berishës në SHBA/ Gent Çela në News24: Heqja e sanksionit ndaj kreut të PD është përfundimtare
  • Skandali me mbrojtjen/ Blushi zbardh skemën e KAYO: Puç kushtetues me Ron Yeffet, 4 kompani private që zhvatin buxhetin pa kontroll të KLSH-së
  • Akuzat për KAYO-n dhe izraelitin Ron Yeffet/ Gent Çela: Rama funksionon si ‘Cosa Nostra’, protesta rrëzoi mitin e kryeministrit artist
  • Protestat ndaj qeverisë – Evarist Beqiri: Diaspora dhe qytetarët iu rikthyen sheshit, makineria e pushtetit tentoi përçarjen
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama kërkon të shesë atdheun”/ Meçan Zotaj në protestën e 105 kundër qeverisë: Të bashkuar deri në zhdukjen e tradhtisë
  • “Vendi ynë i marrë peng nga krimi”, emigranti nga Luksemburgu: Nëse nuk e shpëtojmë, Shqipëri nuk do ketë më!
  • Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje
  • “Diaspora e gatshme për të përmbysur regjimin e Ramës”/ Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
  • Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit! Policia shoqëron në Komisariat 4 persona (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Përplasja për pagat në drejtësi/ Rama sulmon gjyqtarët pas padisë ndaj Ministrit të Financave: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në rrjetin social X pas padisë penale që shoqatat e gjyqtarëve kanë…

• 10 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Vizita e Berishës në SHBA/ Gent Çela në News24: Heqja e sanksionit ndaj kreut të PD është përfundimtare

Vizita e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe heqja e masave…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Skandali me mbrojtjen/ Blushi zbardh skemën e KAYO: Puç kushtetues me Ron Yeffet, 4 kompani private që zhvatin buxhetin pa kontroll të KLSH-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëherësh deputet i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza…

• 10 minuta më parë • 11 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by