Një i ri që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke iu referuar shumës prej 4.2 milionë eurosh të shpenzuara për organizimin e koncertit të Kanye West. Sipas tij, ndërkohë që vendi përballet me zjarre gjatë sezonit veror, mungojnë investimet në pajisje dhe kapacitete për përballimin e emergjencave. Protestuesi akuzoi qeverinë se reagon ndaj kritikave duke sulmuar protestuesit.
Në fund të fjalës së tij, i riu iu referua edhe deklaratave të kryeministrit për ndikimin ekonomik të koncertit.
“Rama dhe ‘gonxhet’ e tij thanë se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneroheshin miliona euro”, deklaroi protestuesi.
“Ne ia dolëm, koncertin e bëmë. 4.2 mld të shqiptarëve i dhamë për biletat për patronazhistët. Tani në këtë sezon zjarresh, nuk kemi një avion për shuarje zjarresh. A do të ndjejë turp Rama që 4.2 mln eurot nuk shkojnë për shqiptarët?! Ne nuk kemi as ata qëntë e kërkimeve kur bien tërmetet. Gjëja e parë që bëjnë ata të qeverisë është që të përbuzin se po i shqetësojmë se po vjedhin. Rama dhe gonxhet e tij tha se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneronin mln euro.”, tha ai.




