Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ripërtëritja të mos kthehet në ripërtypje”/ Murrizi kritika Berishës para mbledhjes së PD: Nxirr emrat! Boll me eunukë që marrin urdhra me WhatsApp
Politikë

“Ripërtëritja të mos kthehet në ripërtypje”/ Murrizi kritika Berishës para mbledhjes së PD: Nxirr emrat! Boll me eunukë që marrin urdhra me WhatsApp

• 14 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar një lumë kritikash të ashpra në drejtim të kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe lidershipit të partisë, përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur për të mërkurën e 15 korrikut. Përmes një reagimi të fortë, Murrizi kërkon transparencë për emrat e kandidatëve për postet drejtuese, ndërsa sulmon ashpër ata që i quan “parazitë politikë” dhe deputetë pa vota.

Murrizi i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Berishës që t’i bëjë publike kandidaturat që sot, duke ironizuar rrethanat që shoqërojnë procesin.

Read more:“Unë, poliagjent!”, ironizon protestuesi: Rama dhe Berisha, marrëveshje të fshehtë!

“Nxiri emrat Doktorr para mbledhjes se nuk ti ‘vret’ kush rri pa merak, vetem po i ‘vrau’ LOPA se tren nuk ka më”, shkruan ai, duke kujtuar mbledhjen për Kryesinë ku sipas tij, shumica e Këshillit nuk njihte as 10-15 emra nga 60 të propozuarit. Më tej, ai ka ironizuar premtimet për “rinovim” të partisë bazuar te mosha e re e anëtarëve: “Dhe kte ‘risin’ e moshes mesatare Doktorr që këshilli kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç na e kurse si ‘arritje’ se MOSHA është kriter ‘suksesi’ vetëm në SPORT dhe shtëpitë publike, por kurrë në POLITIKË”, u shpreh ai.

Murrizi ka shpërthyer edhe ndaj deputetëve dhe drejtuesve që hyjnë në lista të mbyllura apo emërohen pa votë në qarqe, duke i akuzuar se kanë dështuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 majit 2025.

Read more:“Rama Spak you!”/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Parlamenti i krimit

“Çfarë nevoje ka PD për të mbajtur në kupolën e saj njerëz të pa votuar ose njerëz që kanë FRIKË VOTËN si djalli temjanin? Kjo kategori nuk është në opozitë, por në komoditetin e një pushteti hibrid”, deklaron ai.

Sipas tij, Këshilli Kombëtar duhet të diskutojë hapur për situatën e rëndë të PD-së dhe të mbajë qëndrim për protestat, duke kërkuar shkuljen e sistemit zgjedhor të vitit 2008 që sipas tij ka shërbyer si “mocal për të rritur minj politikë”.

Read more:“4.2 mln euro për koncertin e Kanye West”/ Ramës i “kthehen” edhe socialistët, Meksi: Kuvendi të ushtrojë kontroll për përdorimin e fondit rezervë! Shqiptarët duan transparencë

“Nëse duam që RIPËRTËRITJA të mos na kthehet në RIPËRTYPJE dhe nga ripërtypja vjen ‘vjellja’ qytetare, PD duhet të shohë realitetin në sy. Koha e këllirave duhet të marrë fund ose ndryshe do fundosemi të gjithë për hatër të një grushti eunukësh”, mbyll reagimin e tij të ashpër Myslim Murrizi.

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Para #pushteti #sali berisha #Sport #Transparencë #Whatsapp #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 5 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin