Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet”, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
Politikë

“Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet”, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

• 14 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana Paunović, lidhur me luftën në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.

Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se është e pabesueshme që një ministre e një vendi që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian të shprehë keqardhje se në Kosovë “nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar”.

“Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet. Ky nuk është mendim politik. Ky është barbarizëm verbal”, shkruan Spiropali.

Read more:Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE

Sipas saj, Europa nuk mund të heshtë përballë një gjuhe të tillë, ndërsa thekson se kush justifikon ose shpreh keqardhje që krimet nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha nuk mund të jetë partner i vlerave europiane dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike, institucionale dhe humane.

Spiropali nënvizon se liria e Kosovës nuk iu fal askujt, por u fitua me gjak, duke shtuar se mbrojtja e kujtesës së viktimave është detyrim moral dhe politik për Europën.

Në përfundim, ish-ministrja e Jashtme thekson se, nëse Serbia e ka seriozisht rrugën drejt Bashkimit Europian, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj një retorike të tillë, e cila, sipas saj, jo vetëm e turpëron vendin, por rrezikon edhe bashkëjetesën paqësore me fqinjët.
REAGIMI I SPIROPALIT
E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Read more:Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet.

Ky nuk është mendim politik.
Ky është barbarizëm verbal.
Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane.

Read more:“Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin

Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët.

Lexo edhe
Politikë

“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!

Politikë

Demokratët Evropianë: Dua Lipa i dha botës zërin e “Flamingo Revolution”, Rama nuk mund të injorojë më shqiptarët

Tags: #Detyrim #Elisa spiropali #Europa #Femije #jetë #Kosova #kosove #Mbrojtja #Serbia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!
  • Demokratët Evropianë: Dua Lipa i dha botës zërin e “Flamingo Revolution”, Rama nuk mund të injorojë më shqiptarët
  • “Berisha t’i nxjerrë emrat e kandidatëve, s’ka pse mbahet partia top sekret”, Murrizi kritik: Nuk e do PD-në fituese nëse urren njerëzit që kanë vota
  • “Duhet grup i posaçëm pune për kartelet”, Berisha në IDC-CDI: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik! Shqipëria nuk mban zgjedhje, por vetëm farsë
  • Ina Zhupa: Mazhoranca rrëzon me 7 vota, futjen në kalendar të shfuqizimit të ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura. Ju duhet për të realizuar projektet e librit “The Albanian Files”
Nga të njëjtat tag-e
  • Demokratët Evropianë: Dua Lipa i dha botës zërin e “Flamingo Revolution”, Rama nuk mund të injorojë më shqiptarët
  • Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha
  • Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
  • Fluks në Pediatrinë e Vlorës: 90 fëmijë kërkojnë ndihmë në 24 orë! Mjekja: Mos i ekspozoni në diell
  • Pr.ligji/ Shteti zgjeron kategoritë që përfitojnë ndihmë juridike falas, lehtëson procedurat dhe mbulon më shumë shpenzime gjyqësore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 67 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 11 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!

Këngëtari dhe artisti Robert Aliaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste dhe mënyrës…

• 11 minuta më parë • 10 min lexim
Politikë

Demokratët Evropianë: Dua Lipa i dha botës zërin e “Flamingo Revolution”, Rama nuk mund të injorojë më shqiptarët

Grupi politik European Democrats ka reaguar pas deklaratës së artistes me famë botërore Dua Lipa lidhur me atë…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Berisha t’i nxjerrë emrat e kandidatëve, s’ka pse mbahet partia top sekret”, Murrizi kritik: Nuk e do PD-në fituese nëse urren njerëzit që kanë vota

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në “News24”, ka lëshuar kritika të tjera…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by