Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën që pas 4 vitesh e shiti mbi 5-fish më shumë, i nxori fitim 12.1 mln euro! Si ia ‘dyfishoi’ sipërfaqen vilës së ‘artë’
Kronikë

Agron Shehaj e bleu 2.9 milionë euro vilën që pas 4 vitesh e shiti mbi 5-fish më shumë, i nxori fitim 12.1 mln euro! Si ia ‘dyfishoi’ sipërfaqen vilës së ‘artë’

• 15 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agron Shehaj deklaron se i fitoi 12.1 milionë euro brenda vetëm 4 viteve një pasurie të paluajtshme vetëm 251 metra katrorë, në një lëvizje që duket e habitshme nga më gjenitë në biznes. Vilën plus truall që në deklaratën e ndryshimit të pasurisë për vitin 2025 thoshte se e ka shitur 15 milionë euro, kreu i Partisë Mundësia e kishte blerë 5 herë më pak vetëm 4 vite më herët. (KLIKO KËTU për deklarimin e plotë)


Deklarata e vitit 2025 (shitja e vilës 15 milionë euro)

Siç vërteton ky dokument i siguruar nga Report Tv, vetë Shehaj në deklaratën e pasurisë për vitin 2021 thoshte se pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë 251 m2 e kishte blerë 2.9 milionë euro. (KLIKO KËTU për deklarimin e plotë)

Read more:Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës


Deklarata e vitit 2021 (blerja e vilës 2.9 milionë euro)

Vetë ai nuk e ka dhënë një shpjegim, madje nuk e ka përmendur në reagimet e fundit asnjëherë kur dhe sa e kishte blerë ndërtesën, por në një tentativë për të krijuar konfuzion dyfishoi madje edhe sipërfaqen.

“Kam shitur një vilë prej 500 m 2 pothuajse në “Forte dei Marmi”, në zonat më të shtrenjta të Italisë”, deklaronte Shehaj

Read more:Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Në videon e dytë të publikuar në rrjetet sociale, Agron Shehaj, kryetari i partisë Mundësia përpiqet ta ulë vlerën për metra katrorë të vilës së ‘artë’, nga 60 mijë euro për metër katrorë, në 30 mijë, që edhe aq sipas tregut do ishte shifër shumë bujare. Në video ligjvënësi Shehaj nuk e thotë arsyen e këtij ndryshimi shumë të madh, nga letrat që i ka dorëzuar shtetit shqiptar, në dy deklarata të bëra zyrtarisht.

Megjithatë për herë të parë, Agron Shehaj jep një vendndodhje të vilës sipas tij, në Forte dei Marmi në Itali. Kjo zonë luksoze ishte një prej katër destinacioneve që Report Tv analizoi para kësaj deklarate të Shehajt. Nga komunikimi me agjenci imobiliare konkludohet se është e pamundur që një vilë 251 m2 të jetë shitur 15 milionë euro, vetëm nëse do të ishte e gjitha sipërfaqe ndërtimi dhe do të kishte rreth e rrotull një truall shumë të madh toke, një pozicion super favorizues etj. Forte dei Marmi është aktualisht vendpushimi italian me çmimin mesatar më të lartë të përgjithshëm për shtëpitë e pushimit, rreth 2.1 milionë euro. Një shifër e përafërt dhe me çmimin që Agron Shehaj e ka blerë 4 vitë më parë.

Read more:Policia nisi hetim për ‘review’-t/ Ekspertët për BIRN: Tentativë për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik

Pikërisht për këtë zonë njihet edhe një rast i bujshëm në Itali, i lidhur me një politikane. Daniela Santanchè, ministre e Turizmit në atë kohë, në vitin 2024 u vendos nën hetim për pastrim parash. Më 10 janar 2023 ajo kishte blerë një vilë 350 m2 në “Forte dei Marmi” nga Laura De Ciço, gruaja e Presidentit të Senatit Ignazio La Russa dhe Dimitri Kunz , koleg në Ministrinë e Turizmit, me vlerën 2.45 milionë euro dhe vetëm 58 minuta më vonë e kishte shitur për 3.45 mln euro, një fitim 1 milionë euro për një orë. Vila që tërhoqi vëmendjen e madhe të opinionit publik italian ishte pra 100 m2 më e madhe se ajo e deklaruar nga Shehaj dhe u shit 11.5 milionë euro më pak. Vlerat megjithatë edhe në rastin e ministres italiane ishte më pranë logjikës së tregut.

Read more:“Biri i Hamzat, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesit: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen

Nisur edhe nga rasti italian i Santache 15 milionë euro për një vilë prej vetëm 251 m² përfaqëson një çmim ekuivalent me rreth 60,000 euro/m², nëse ajo do të ishte e gjitha ndërtesë. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, shumë më e lartë se çmimet mesatare edhe të vendeve më të shtrenjta bregdetare italiane.

Read more:“Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet”, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Për të sqaruar një herë e mirë pozicionin e tij Agron Shehaj duhet të bëjë menjëherë publik disa të dhëna të domosdoshme për zbardhjen e së vërtetës. Ai duhet të sqarojë tani sipërfaqen e saktë të vilës, sa është sipërfaqe e ndërtuar dhe sa sipërfaqe toke rreth e rrotull, sa dhoma ka, a ka pishinë apo jo, çfarë pozicioni ka, nëse është në bregdet apo jo etj. Kur është ndërtuar vila dhe çfarë vlerë arkitektonike ka? Kjo transparencë, e detyrueshme për publikun shqiptar, mund të bëhet vetëm duke publikuar planimetrinë dhe kontratën e shitblerjes së vilës.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #agron shehaj #Biznes #Bregdet #euro #itali #jetë #ndërtimi #Partia Mundësia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin