Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë, Bozdo: Rama donte të shuante “zjarrin” e protestës dhe të mbulonte rrënjët e krimit e korrupsionit
Politikë

4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë, Bozdo: Rama donte të shuante “zjarrin” e protestës dhe të mbulonte rrënjët e krimit e korrupsionit

• 16 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PD ka kërkuar nga KLSH auditimin e qeverisë në lidhje me 4.3 milionë euro të cilat u paguan për koncertin e Kanye ËEST.

“Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapsin. Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësive natyrore si psh përmbytjet e njëpasnjëshme të mijëra fermerëve në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar për shuarjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve”, u shpreh Bozdo.

Read more:Tensionet në aeroportin e Vlorës, Pacolli: Qeveria shqiptare të miratojë zhvillimin e një auditimi tekniko-financiar për projektin e VIA-s

Deklarata e plotë:

Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Punësimit dhe Financës, i jemi drejtuar sot Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë përkryerjen e një auditimi të plotë përputhshmërie mbi ligjshmërinë e miratimit dhe zbatimit të AktitNormativ të përdorimit të fondit rezerve të buxhetit të shtetit, për të financuar me para shtetërore, 4,3 milionë euro, një aktivitet privat.

Pra, siç edhe të gjithë janë tashmë në dijeni, Këshilli i Ministrave ka akorduar plot 4.3 milionë Euro nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit për të financuar një koncert privat të këngëtarit Kanye Ëest në Tiranë, qartazi duke shpërdoruar dhe tjetërsuar procedurën dhe ligjshmërinë e Aktit Normativ.
Edhe pse evenimenti ishte privat, edhe pse për muaj me radhë ishte dhënë siguri nga qeveria se asnjë financim nga buxheti i shteti nuk do të livrohej, përsëri 4,3 milionë euro u hoqën me shpejtësi rrufe nga fondet e buxhetit, fonde këto të destinuara kundër fatkeqësive natyrore, si psh zjarret apo përmbytjet, tërmeti apo ngjarje të tjera madhore të paparashikueshme dhe me ndikim të madh ekonomik dhe social.

Read more:Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Në të vërtetë, e vetmja gjë madhore që po ndodh në Shqipërinë në këtë periudhë është zgjimi i shoqërisë shqiptare dhe revolta masive e dhjetëra mijëra shqiptarëve, përfaqësues të të gjithë shtresave dhe votuesve politikë, shprehur me protesta të përditshme, prej thuajse 2 muajsh, kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht si një zjarrfikëse sociale, për të shuar frymën dhe shpirtin e protestës si dhe për të pikturuar ndërkombëtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektakli mundohet të mbulojnë rrënjët e thella të krimit dhe korrupsionit, vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhe zhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe shëndetësinë që kolapson.

Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësive natyrore si psh përmbytjet e njëpasnjëshme të mijëra fermerëve në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar për shuarjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve.

Read more:“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë plotësimin e kërkesave

Nga ana tjetër, Akti Normativ përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj disiplinës fiskale dhe parimeve të qeverisjes së mirë. Përdorimi i këtij instrumentin nga fondi rezervë në këtë rast bie ndesh me:
* Nenin 101 të Kushtetutës: Aktet normative rezervohen ekskluzivisht për marrjen e masave të përkohshme në raste “nevoje dhe urgjence”. Një koncert muzikor argëtues, i cili kërkon muaj të tërë planifikimi e negociatash, nuk përbën në asnjë rrethanë as nevojë shtetërore dhe as urgjencë kombëtare.
* Ligjin e Menaxhimit të Sistemit Buxhetor (Nr. 9936): Neni 5 sanksionon qartë se Fondi Rezervë ekziston vetëm për të mbuluar shpenzime të cilat nuk njihen dhe janë objektivisht të pamundura të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit.
Ky veprim devijon thellësisht nga praktikat më të mira evropiane dhe udhëzimet ndërkombëtare për menaxhimin e financave publike, të cilat diktojnë transparencë absolute dhe kufizime strikte në përdorimin e fondeve të emergjencës.
Pra këtu kemi të bëjmë me mos përmbushjen e kritereve thelbësore të ligjshmërisë: pa parashikueshmërisë, pamundësisë së planifikimit dhe respektimit të procedurave buxhetore.

Read more:“Miliona për propagandën, borxhe për infrastrukturën”/ Tabaku: 4.3 mln euro për koncertin, vetëm 1% për hekurudhën!

Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar KLSH-së që të zbardhë urgjentisht:
* Kur filluan saktësisht negociatat për këtë koncert dhe a ishte kjo përpara miratimit të buxhetit vjetor2026?
* A ekziston një preventiv i detajuar për këtë vlerë prej 4.3 milionë Eurosh, siç kërkohet nga Udhëzimi nr. 9 i buxhetit?
* Si mundet qeveria të provojë “pamundësinë e planifikimit” për një ngjarje që kërkon një marrëveshje kontraktuale dhe logjistike të mirëfilltë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve në fakt i di mirë çdo shqiptar, por ne si opozitë kemi detyrimin të sanksionojmë një standard evropian duke i thënë stop një herë e mirë këtij abuzimi kaq flagrant me paratë e buxhetit, që financojnë kozmetikën e qeverisjes së Edi Ramës.

Read more:Shit-blerje votash në parlamentaret 2021, GJKKO dënon 8 vite burg në total 4 të pandehurit, u konvertohet në shërbim prove dhe punë për interes publik

Sepse, përdorimi i buxhetit të shtetit si xhep personal, pa pyetur për ligj dhe procedurë, është një akt që nuk e has sot as edhe në ato që konsiderohen shtete të falimentuara. Jo më pastaj për vende që synojnë të bëhen pjesë e BE-së, brenda vetëm pak viteve.
Shpresojmë që KLSH të ngrihet në lartësinë e detyrës që ligji i përcakton, duke i vajtur deri në fund kësaj procedure që do te turpëronte çdokënd, veç Ramën dhe qeverinë e tij jo !
Ju faleminderit.

Lexo edhe
Politikë

“Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen!

Politikë

Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë

Tags: #akti normativ #Aktivitet #auditimi #Buxheti #Edi Rama #euro #Financim #Fonde

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen!
  • Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • Nesër seanca për Veliajn/ Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
  • VIDEO/ Divjaka nuk ndalet, banorët 46 ditë protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen
Nga të njëjtat tag-e
  • “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen!
  • ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO)
  • Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • Nesër seanca për Veliajn/ Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 15 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 9 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen!

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës rikthehet sot në Tiranë, me qytetarët që do të mblidhen për të…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi

Me thirrjet “Nesër më shumë”, u mbyll protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndërsa një grup protestuesish…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by