Një pensionist, pjesëmarrës në protestën e 47-të para Kryeministrisë, ka kritikuar qeverinë dhe politikën aktuale, duke kërkuar ndryshim të klasës politike në vend.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, ka dëmtuar pensionistët përmes reformave të ndërmarra që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013.
Pensionisti deklaroi se pensionet e punës nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë dhe kërkoi një ndryshim politik.
“Jam një pensionist. Ky është parlament i krimit. Që kur ka ardhur në vitin 2013, Rama ka bërë reformën e vjedhjes së pensioneve. Ligji paguhet me dy standarde.
Pensionet e punës janë të vjedhura nga ky shtet. Demokraci e re, kundër politikës së vjetër. Këta janë kriminelë. Ne jemi për një klasë të re politike.”, pohoi ai.




