Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mbi 700 mijë € u vodhën në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha Mataj! Prokurori: Dyshohet se luante bixhoz! Paratë futeshin më thasë në zyrën e saj
Kronikë

Mbi 700 mijë € u vodhën në Postën e Durrësit, në burg ish-drejtoresha Mataj! Prokurori: Dyshohet se luante bixhoz! Paratë futeshin më thasë në zyrën e saj

• 18 Korrik, 2026 • 11 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “arrest në burg” ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë në “arrest shtëpie”. Ato akuzohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë ose mbi 700 mijë euro, të destinuara për pensionet në degët e Postës në Krujë dhe Shijak.

Prokurori Gazmend Frëngu deklaroi në seancë se Postës i mungojnë 69 milionë lekë, ose mbi 700 mijë euro, të cilat kanë dalë nga thesari por nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion. Të treja punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore. Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj. Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve.

Prokurori bëri me dije se hetimet janë shtrirë edhe në aktivitetin e Elizabeta Matajt, jashtë orarit të punës. Ajo rezulton se ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, duke ngritur dyshime se paratë e vjedhura i ka lënë në bixhoz. Ndërsa avokati i kundërshtoi provat dhe masën e sigurisë.

Kamerat e sigurisë së postës janë administruar në dosje, ku dokumentet vjedhja e paratë. Janë gjithsesj 11 episode ku paratë mbërrijnë nga banka në postë. Më tej arkëtarja përgatit mandatpagesat me destinacion degët e Shijakut dhe Krujës, por shefja e Financës merr thasët me para dhe i çon në zyrën e ish-drejtoreshës. Pra, paratë hynin në zyrën e saj, ndërsa në sistem rezultonin si fonde të dërguara drejt degëve të Shijakut dhe Krujës.

Në një nga episodet e dokumentuara nga kamerat e sigurisë, më 2 prill 2026, pasi në zyrën e saj u fut një thes me vlera monetare, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj shihet duke dalë pak minuta më vonë me një qese të bardhë transparente.

Skema e vjedhjes u zbulua gjatë një kontrolli të Postes Qendrore e cila bëri dhe kallëzimin në prokurori.

Read more:Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e ‘viktimës’! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur (EMRI)

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:45

Skandali në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares Dana: Transporti i parave bëhej pa shoqërim nga kompania e sigurisë! Debati i madh që dëgjova mes Matajt e Dunit

1784386097_rtsyioo.JPG

Arkëtarja Paola Dana ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se gjatë periudhës prill–qershor 2026, me urdhër të drejtoreshës Elisabeta Mataj, transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës është kryer në disa raste pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë, në kundërshtim me procedurat e zakonshme.

“Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike”, ka deklaruar Dana.

Ajo shpjegon se paratë tërhiqeshin nga banka, arkëtoheshin dhe më pas merreshin nga shefja e financës, Valbona Duni, e cila i dërgonte në zyrën e saj. Dëshmitarja nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto vlera, por pohon se mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës dhe ajo i bashkëngjiste në dokumentacionin ditor të arkës.

Sipas saj, më 9 korrik 2026 u krye një kontroll nga Posta Qendrore e Tiranës, ku inventari i arkës rezultoi në rregull, me përjashtim të një diferencë prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë. Gjatë kontrollit mori dijeni se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare që, sipas dokumentacionit, ishin nxjerrë nga arka. Ajo deklaron se dëgjoi për një debat mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së financës Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit i tha se vlerat monetare i kishte marrë drejtoresha dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo.

Read more:Akuzohen se vodhën 690 mln lekë në Postën e Durrësit, dalin para gjykatës për masat e sigurisë ish-drejtoresha dhe 2 vartësit

“Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.

Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, theksoi Dana.

Më tej, dëshmitarja deklaron se është thirrur në zyrën e drejtoreshës, ku ishte i pranishëm edhe shefi i sigurisë Minur Kodra. Sipas saj, drejtoresha i kërkoi të shkruante një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare. Më pas, i është paraqitur edhe një deklaratë e daktilografuar, të cilën ajo e ka lexuar dhe firmosur. Dëshmitarja shton se edhe Minur Kodra ka hartuar një deklaratë me shkrim dore, por nuk ka dijeni për përmbajtjen e saj.

“Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t’i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.

Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.

Read more:Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale e Krujës dhe Shijakut, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare (EMRAT)

Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, ka vijuar Dana në dëshminë e saj.

——————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ora 16:13

Vjedhja e mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia shefes së Financës: Drejtoresha Mataj fuste paratë në çantën personale dhe largohej

1784384073_postashqiptare.jpg

Report Tv ka zbardhur dëshmitë e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës dhe caktoi masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë euro.

Në dëshminë e saj, shefja e Financës, Valbona Duni, shpjegon se transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë praktikë e zakonshme prej vitesh.

Duni thotë se “në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi.

Read more:“Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1-vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën

Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj”.

Sipas saj, drejtoresha Elisabeta Mataj i ka thënë se sporteli ‘Nazeri’ kishte tejkaluar limitin e rrugëve të parashikuara. Për këtë arsye sipas saj transporti i parave është bërë nga vetë ajo, me urdhër verbal të drejtoreshës Elizabeta Mataj.

Më tej ajo deklaron se ‘Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve.’

Sipas shefes së Financës, në disa raste Mataj i ka futur paratë në çantën personale dhe është larguar menjëherë nga institucioni.

Në fillim të qershorit 2026, pas problemeve me likuidimin në ASHK, Duni thekson se konstatoi në sistem se ‘disa mandate ishin prerë pa dijeninë e saj dhe njoftoi drejtoreshën.’

Read more:Në pranga pas tensioneve në protestën e së enjtes, nis lirimi i protestuesve të arrestuar. Priten me përqafime e duartrokitje nga familjarë dhe qytetarë

Më tej Valbona Duni pretendon se për disa mandate pagesash nënshkrimet e saj dhe të arkëtareve të tjera nuk ishin autentike, duke përmendur konkretisht ‘mandatet e datave 7.5.2026, 12.5.2026 dhe 21.5.2026, të cilat sipas saj kishin mbetur pa firmën e drejtoreshës.’

——————–

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ora 15:07

Gjykata la në burg ish-drejtoreshën e filialit të Postës së Durrësit, avokati: Vendim absurd, nuk ka prova që i ka marrë ajo lekët

Pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg”, ka reaguar avokati mbrojtës Ilia Ilia, që mbron ish-drejtoreshën e Postës Elizabeta Mataj. Në një prononcim për mediat, Ilia e cilësoi absurd vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, pasi sipas tij, ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm.

“Vendimi ishte absurd për ish-drejtuesen. Absurd, sepse ndalimi është bërë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor (2025) dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë dhe mbi bazën e tyre ka ardhur auditimi që ka zgjatur një muaj. Është konstuar shkelje nga dy subjekte të tjera, shefja e financës dhe arkëtares. Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza thotë se ka tre sekuenca filmike që shefja e financës i ka dërguar paratë te zyra Mataj”, tha ai.

Lexo edhe
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Tags: #arrest me burg #auditimi #Banka #Burg #Durres #Elisabeta Mataj #gazmend frengu #gjykata e durresit #Paola Dana #posta shqiptare #Valbona Doni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 20 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ardit…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin