Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Belinda Balluku mashtroi”/ Bardhi risjell premtimin e pambajtur të PS se Patosi dhe Divjaka nuk do të shkriheshin: Propozimi ynë i ruan të gjashta bashkitë. Deputetët e PS të mos votojnë
Politikë

“Belinda Balluku mashtroi”/ Bardhi risjell premtimin e pambajtur të PS se Patosi dhe Divjaka nuk do të shkriheshin: Propozimi ynë i ruan të gjashta bashkitë. Deputetët e PS të mos votojnë

• 1 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive.

Bardhi ka sjellë në vëmendje deklaratën e deputetes socialiste, Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike e kësaj force në Fier, ku vetëm pak muaj më parë deklaronte se nuk do të kishte shkrirje të bashkive në qarkun e Fierit pasi Divjaka dhe Patosi ishin bashki me një performancë të mirë.
“Unë si drejtuese politike e qarkut të Fierit duhet të them që për ne është e rëndësishme që të ruhen sepse dy bashkitë e vogla, në rastin e Patosit janë bashki me përformancë financiare të plotë dhe nuk kanë borxhe ndaj pushtetit vendor. Janë bashki me identitet të fortë dhe nuk mund të shkrihen në bashki të mëdha”, deklaroi Balluku në atë kohë.

Read more:“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

Bardhi deklaron se vetëm dy muaj më vonë GPS propozon zyrtarisht shkrirjen e dy prej këtyre gjashtë bashkive: Bashkisë Patos dhe Bashkisë Divjakë, kur shkrirja e Bashkisë Divjakë nuk përmbush as kriteret e përcaktuara nga vetë ekspertët e Partisë Socialiste.

Kreu i Grupit të PD akuzon mazhorancën dhe Ballukun se mashtruan dhe nuk mbajtën premtimin që iu dhanë qytetarëve.
Bardhi apelon deputetët socialistë të Fierit të mos votojnë propozimet e PS.

Read more:EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

“Vetëm dy muaj më parë, më 12 maj 2026, Belinda Balluku dhe deputetët e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit u premtuan qytetarëve se do të ruheshin të 6 bashkitë e qarkut, pasi ato kanë performancë të plotë financiare dhe një identitet të fortë institucional e historik, që nuk justifikon përthithjen apo shkrirjen e tyre në bashki më të mëdha.
Vetëm dy muaj më vonë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste propozon zyrtarisht shkrirjen e dy prej këtyre gjashtë bashkive: Bashkisë Patos dhe Bashkisë Divjakë. Madje, shkrirja e Bashkisë Divjakë nuk përmbush as kriteret e përcaktuara nga vetë ekspertët e Partisë Socialiste.

Read more:Tjetër zjarr në Mallakastër, flakët përhapen pranë qendrës së fshatit Drenovë, situata drejt normalizimit

Faktet flasin qartë: Belinda Balluku dhe deputetët e qarkut të Fierit mashtruan. Ata nuk e mbajtën premtimin që u dhanë qytetarëve. Sot ata heshtin, ndërsa qytetarët, pa dallime partiake, po flasin me zë të lartë dhe po protestojnë kundër këtij propozimi.

Mjafton vota kundër e vetëm dy deputetëve të qarkut të Fierit që reforma për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe Bashkisë Divjakë të mos miratohet. Përgjegjësia është e tyre dhe nuk mund t’i shmangen.
Ndryshe nga Partia Socialiste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u zotua jo vetëm për ruajtjen e të 6 bashkive ekzistuese, por edhe për të përcjellë zërin e qytetarëve duke propozuar krijimin e bashkive të reja: Ardenicë, Krutje, Dushk, Levan, Cakran dhe Fratar. Ne e mbajtëm fjalën.

Read more:Gati për shtatorin, Rama publikon pamjet nga shkolla e rikonstruktuar në Patos

Propozimi ynë mbron të gjashtë 6 ekzistuese dhe mbështet krijimin e bashkive të reja, sipas kërkesave të qytetarëve të qarkut të Fierit.
Tani është koha që deputetët e qarkut të Fierit të japin llogari dhe të mbajnë premtimin që u bënë qytetarëve. Është koha të votojnë kundër shkrirjes së bashkive të tyre dhe të zgjedhin të përfaqësojnë interesin e qytetarëve, jo urdhrat politikë”, shkruan Bardhi.

Lexo edhe
Politikë

“Po harrohet historia e një populli të masakruar”/ Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër

Politikë

Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO)

Tags: #belinda balluku #Divjakë #Fier #gazment bardhi #Maj 2026 #Patos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Po harrohet historia e një populli të masakruar”/ Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër
  • Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO)
  • “Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë për blerjen e avionëve zjarrfikës”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni. SPAK të hetojë
  • PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë çdo akt dhune dhe intimidimi
  • Bashkitë e vogla në protestë kundër shkrirjes, Tedi Blushi: Ndryshimi i hartës territoriale të vendoset me referendum, jo me votat e shumicës
Nga të njëjtat tag-e
  • Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO)
  • PS plan për “shkrirjen” e disa bashkive, Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
  • Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet
  • Protesta e të rinjve para SPAK/ Qytetari: U arrestova me urdhër të Belinda Ballukut
  • “Konsullata serbe në Shkodër është kurth”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj-Ferit Hoxhës: Mos i shërbe padronit tënd! Kërko llogari për 1600 shqiptarët e zhdukur nga Serbia
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 11 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 11 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Po harrohet historia e një populli të masakruar”/ Neomalsorja kritika Ramës: Ndërsa shteti shqiptar flet për konsullatë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive. Të dielën nisin protestat në Shkodër

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e njohur si Neomalsorja, ka reaguar kundër nismës për hapjen e një konsullate…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO)

Një video-promovuese e publikuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku prezantohej mjeti i parë ushtarak…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë për blerjen e avionëve zjarrfikës”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni. SPAK të hetojë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës për abuzim me fondet…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by