Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Politikë

“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

• 2 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës, duke akuzuar Bashkinë Sarandë dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë për keqmenaxhim të fondeve publike. Sipas Zhupës, për projektin janë shpenzuar rreth 400 mijë euro me TVSH, ndërsa punimet vazhdojnë ende jashtë afatit kontraktor dhe me cilësi të papranueshme.

Ajo thekson se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh, në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar situatën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse. Zhupa kërkon transparencë për përdorimin e fondeve, përgjegjësi për vonesat dhe llogaridhënie për kushtet në të cilat janë lënë banorët.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

400 mijë euro nga taksat e qytetarëve për rrjetin e ujësjellësit në Gjashtë, Sarandë dhe banorët nuk kanë uje ndërsa punimet vazhdojnë jashtë afateve me cilësi si në mesjetë!

Read more:Ina Zhupa nxjerr videon: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik dhe ndotje çdo ditë

Për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë, përmes Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë SH.A. është dhënë për 33.333.330 lekë pa TVSH (rreth 330 mijë euro, ose afërsisht 400 mijë euro me TVSH) kompanisë COGREN shpk.

Punimet vazhdojnë ende, megjithëse afati i kontratës ishte vetëm 8 muaj. Duhet ishte mbyllur në dhjetor 2025. Në terren gjithçka duket si një kantier i braktisurr: rrugë të hapura, baltë dhe punime primitive, sikur të ishim kthyer dekada pas në mesjetë.

Read more:Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën

Më e rënda është se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh. Në kulmin e sezonit turistik, familjet detyrohen të përballojnë një situatë të papranueshme, ndërsa protestat e tyre vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër. Ky është një dëm i madh për jetesën e tyre por edhe për turizmin!

Ku kanë shkuar këto qindra mijëra euro? Kush mban përgjegjësi për zvarritjen e punimeve, për mungesën e mbikëqyrjes dhe për vuajtjet që u janë shkaktuar banorëve?

Read more:“Piktori gjatosh me atlete të bardha përçmon popullin e tij”, qytetarja: Protesta çoi Shqipërinë në tryezat europiane. Pa ndryshimin e ligjit 21/2024 dera e BE është e mbyllur

Bashkia Sarandë nuk mund të fshihet pas justifikimeve. Ka detyrimin të japë llogari për vonesat, për cilësinë e punimeve dhe për faktin që qytetarët janë lënë pa një shërbim jetik për muaj të tërë, ndërkohë që paratë publike janë shpenzuar. Premtimet e fushatës kanë ngel vetëm propaganda e zakonshme pa rezultat konkret për banorët e Sarandës.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Tags: #euro #Ina zhupa #sarande #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “55 mld dollarë i ka kaluar shoqatës së Soros”/ Qytetari i revoltuar: Rama i zhytur në vjedhje e krim. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë, mbi 50 kallëzime e afera
  • Lejoi ndërtimin pa leje të ‘Copacabana’ nën dyshimet për ryshfet, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 55 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Shqiptarët protestojnë prej 79 ditësh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të Kryeministria…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të shprehur revoltën e tyre kundër klasës së vjetër politike. Në…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by