Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Alarmi për kompaninë “One” – Pas rënies së Orbanit në Hungari, oligarku Gellert Jaszai i turret Shqipërisë! Takimet private me Edi Ramën për kontratat e mbrojtjes
Politikë

Alarmi për kompaninë “One” – Pas rënies së Orbanit në Hungari, oligarku Gellert Jaszai i turret Shqipërisë! Takimet private me Edi Ramën për kontratat e mbrojtjes

• 4 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Agjencia e lajmeve Reuters e përfshin grupin 4iG, e cila është kompania mëmë e ONE Albania, në listën e 4 kompanive që rrezikojnë të dalin nga tregu pas rotacionit në Hungari.

“Kompanitë e ekspozuara politikisht, si konglomerati i ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Appeninn dhe firma e telekomunikacionit 4iG, kanë përjetuar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, teksa investitorët faktorizuan primet e humbura të kontrollit politik,” shkruan Reuters.

Duke cituar burime nga qeveria, ish-zyrtarë dhe analistë, agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan se disa nga këto kompani do të zhduken.

Rënia e Viktor Orban nga pushteti dhe sulmi që kryeministri i ri hungarez Peter Magyar ka nisur ndaj grupit 4iG, si simbol i korrupsionit të qeverisë së shkuar, duket se e ka detyruar oligarkun hungarez Gellert Jaszai të kërkojë kontrata dhe fonde publike në Shqipëri.

Mediat hungareze shkruajnë se pronari i grupit 4iG dhe kompanisë celulare One Telecommunications u takua për të dytën herë brenda pak muajsh privatisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në përpjekje për të mbyllur marrëveshje dhe kontrata në Shqipëri. Këtë herë, fokusi i takimeve me sa duket ka qenë kontratat në industrinë e mbrojtjes.

Media Privatbanker shkruan se oligarku Gellert Jaszai ka shprehur në Shqipëri gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes së vendit dhe në forcimin e mundësive të eksportit në rajon. Për këtë qëllim, Jaszai është takuar edhe me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi, ku, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat hungareze, ka negociata të avancuara.

Aksionet e 4iG kanë humbur 60 për qind të vlerës së tyre që nga fillimi i vitit. Kompania mëmë e ONE Albania konsiderohet si kompania më e ekspozuar politikisht në Hungari, e cila u fry përmes kontratave të drejtpërdrejta nga qeveria, përfshirë një kontratë sekrete 3.5 miliardë euro pak javë para zgjedhjeve, të cilën Magyar është zotuar se do ta rishikojë.

Pas kërcënimeve në Hungari, me sa duket oligarku Gellert Jaszai ka hedhur sytë nga Shqipëria për të shpëtuar kompaninë e tij përmes kontratave dhe favoreve qeveritare.

Lexo edhe
Politikë

Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO)

Politikë

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO)
  • Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • 66 ditë revoltë kundër Ramës/ Dua Lipa dhe Lea Ypi tjetër mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni! Protestat gjenerojnë ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO)
  • “Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju” / Kryebashkiaku socialist i Divjakës rebelohet kundër qeverisë, del në protestë kundër shkrirjes së bashkisë! Qytetarët: Ta bëjmë si Poliçani
  • “Kufiri” i Shqipërisë së re/ Ditmir Bushati kritik ndaj reformës territoriale: Asnjë kërkesë nga BE për numrin e bashkive! Sfidë, kalimi i pushtetit nga kryeministri te të zgjedhurit vendorë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 23 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 21 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme, për pushime në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare thonë…

• 41 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

66 ditë revoltë kundër Ramës/ Dua Lipa dhe Lea Ypi tjetër mesazh shqiptarëve: Mos u dorëzoni! Protestat gjenerojnë ndryshim dhe mbrojnë demokracinë (VIDEO)

Biseda e veçantë mes yllit të muzikës pop, Dua Lipa dhe autores së njohur, Lea Ypi ka sjellë…

• 41 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by