Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mallakastër, zjarri rrezikon banesat në Riban! Evakuohen 15 familje, ndërhyhet me helikopter e avion! Policia: Hetime për zjarrvënie të qëllimshme, disa të shoqëruar (VIDEO)
Kronikë

Mallakastër, zjarri rrezikon banesat në Riban! Evakuohen 15 familje, ndërhyhet me helikopter e avion! Policia: Hetime për zjarrvënie të qëllimshme, disa të shoqëruar (VIDEO)

• 4 Gusht, 2026 • 11 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Riban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar banesat. 15 familje janë evakuuar, bashkë me bagëtitë dhe kafshët shtëpiake, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi ne kurorat e pishave, duke rrezikuar përhapjen drejt Patosit e Roskovecit.

Në operacionin janë angazhuar automjete zjarrfikëse jo vetëm nga Mallakastra, por edhe nga Patosi dhe Fieri të cilat po punojnë në kushte të vështira për izolimin e vatrave. Ndërhyrje po bëhet edhe nga ajri përmes helikopterit dhe një avioni Canadair. Zjarri po djeg një sipërfaqe me pyje të vjetra me pisha dhe bimësi të dendur.

Deri tani nuk raportohen banesa të dëmtuara, ndërsa policia po heton edhe dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

“Kemi shoqëruar disa persona në komisariat me të cilët po kryhen veprimet hetimore për të grumbulluar të dhënat me interes për hetimin dhe sqaruar statusin e tyre lidhur me dyshimet e arsyeshme që mund të ketë për një zjarrvënie të qëllimshme” tha pwr mediat Zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Taulant Gjoka.

Në Mallakastë ndërkaq sot u arrestua 54-vjeçari Ardian Xhafo, i dyshuar për zjarrin në zonën “Qafa e Vidhit”. Ai u kap pranë vatrës së zjarrit dhe u vu në pranga pasi dogji 400 rrënjë ullinj.

Situata mbetet problematike edhe në qarkun e Elbasanit, ku dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive. Njëra ndodhet në fshatin Shqiponjë, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas, ndërsa tjetra në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd. Forcat e angazhuara në terren po vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve.

Një tjetër vatër e madhe zjarri është regjistruar edhe në zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë. Flakët janë favorizuar nga era, ndërsa terreni i vështirë po e bën më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e zjarrit.

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 vatra zjarri. Për menaxhimin e tyre janë angazhuar 727 forca operacionale, 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:09

Zjarri në Mallakastër, reagon Policia e Fierit: Po hetohet edhe pista e zjarrvënies se qëllimshme, disa të shoqëruar në Komisariat (VIDEO)

Policia e Fierit po heton dyshimet se zjarri në Mallakastër mund të jetë shkaktuar qëllimisht dhe për këtë arsye disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Taulant Gjoka, tha për mediat se në operacionin për shuarjen e flakëve në Mallakastër ka një angazhim të fortë institucional për të ndihmuar banorët e rrezikuar dhe neutralizuar flakët.

“Ky është një operacion kompleks. Jemi të angazhuar të gjithë për të siguruar një perimetër sigurie dhe ndihmuar banorët e rrezikuar. Kemi shoqëruar disa persona në komisariat me të cilët po kryhen veprimet hetimore për të grumbulluar të dhënat me interes për hetimin dhe sqaruar statusin e tyre lidhur me dyshimet e arsyeshme që mund të ketë për një zjarrvënie të qëllimshme. U bëj apel qytetarëve të Fierit të tregojnë kujdes me mjedisin, zjarret dhe bashkëpunimin me forcat e Policisë” tha Gjoka

Ora 19:00

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë pyll, drejtori i MZSH: Situatë dramatike por asnjë banesë nuk është prekur! Do punojmë edhe gjatë natës nëse duhet! (VIDEO)

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha mendohet se janë djegur nga zjarri në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa flakët vijojnë të mbahen nën kontroll pas një ndërhyrjeje që ka zgjatur gjatë gjithë ditës dhe që detyroi autoritetet atje të evakuojnë 15 familje bashkë me bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

Në një intervistë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Arben Cara, përshkruan një situatë shumë të vështirë nga flakët masive, erës së fortë dhe temperaturave të larta dhe zotohet se beteja deri në neutralizimin e plotë të vatrës do të vijojë nëse duhet edhe gjatë natës.

Read more:Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO)

“Prej orëve të para të mëngjesit, bashkë me kryetarin e Bashkisë, nëndrejtorin e Policisë së Fierit dhe shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Patos, Fier, Berat, forcat e emergjencave civile dhe forcat vullnetare jemi duke luftuar me flakët në fshatin Rabin. Ka qenë një situatë shumë dramatike dhe e vështirë por ajo që kemi bërë është që kemi siguruar njerëzit dhe gjënë e gjallë dhe i kemi evakuuar. Asnjë nga banesat deri në këto momente nuk është prekur nga zjarri. Ka qenë një zjarr masiv i përmasave të mëdha, temperatura të larta me flakë që kanë përpirë hektarë me pisha. Me ndihmën e dy helikopterëve që kanë punuar për gjatë ditës, vatrën e zjarrit e kemi mbajtur të menaxhueshme brenda perimetrit. Do punojmë gjatë gjithë natës nëse është e nevojshme për eliminimin e plotë të saj. Deri tani sipërfaqja e djegur mendoj që është diku tek 15 hektarë në mos më shumë., Kemi më shumë djegie sipërfaqësore se djegie të thellë. Ka agravuar si pasojë e erës. Me familjet do të merret bashkia për të bërë akomodimin e tyre. Banesat e tyre janë të paprekura” tha Cara

Ora 17:21

Zjarrfikësit në terren, dy vatra zjarri mbeten aktive në qarkun e Elbasanit

Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa shërbimet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Njëra vatër ndodhet në fshatin Shqiponjë, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas, ndërsa tjetra në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd.

Forcat e angazhuara në terren po vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarreve.

Ora 17:06

Zjarr i madh në Nivicë të Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë. Flakët janë favorizuar nga era, duke bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Terreni dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen e shërbimeve.

Lajmi në përditësim

Ora 16:07

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera (VIDEO)

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke u afruar banesave të fshatit.

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit edhe në Patos e Roskovec.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Gjithashtu po punohet edhe nga ajri me helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.

Ora 11:08

20 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 727 forca operacionale u angazhuan për shuarjen e flakëve, 128 efektivë të FA

1785834699_zjarret2026.jpeg

727 forca operacionale u angazhuan gjatë 24 orëve të fundit për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në vend. Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi në operacione morën pjesë 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

“727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit në menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit. Në mbështetje të strukturave vendore, u angazhuan posaçërisht 128 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë mjekësore dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Si Ministër i Mbrojtjes, e kam të pamundur të mos përcjell respektin e pakufijshëm për secilin prej tyre, si dhe ndaj të gjithë efektivëve të angazhuar që në fillim të verës në menaxhimin e zjarreve. Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë, dhe jo t’i qëndrojnë larg tij. Mirënjohje të thellë për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e pashoq, që po tregoni duke mbrojtur jetën, komunitetet dhe pasurinë tonë natyrore. Shqipëria krenohet me ju! Sakrifica, vendosmëria dhe shërbimi juaj janë shembulli më i mirë i detyrës ndaj Republikës”, shkruan Ermal Nufi.

Ora 09:46

Ndezi zjarrin që dogji 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO+EMRI)

Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar për zjarrin në Qafën e Vidhit në Mallakastër ku u dogjën rreth 400 pemë ulliri.

Ardian Xhafo akuzohet për “shkatërrim të pronës me dashje.”

Read more:“Janë një seri vendimesh qeveritare, mos harroni dhuratën…”/ Berisha: Ermal Beqiri u mbrojt sepse është prestanome i Armand Frangut, baxhanakut të Ramës!

Njoftimi i policisë

Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 54-vjeçari. Nga zjarri u dogjën rreth 400 pemë ulliri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Read more:Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet pylli në Riban! Pranga zjarrvënësit në ‘Qafën e Vidhit’

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Ora 08:33

Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet zona pyjore në Rriban (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën pyjore të Rribanit, në bashkinë Mallakastër.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon

Një ditë më parë, në Mallakastër ra zjarr pranë fshatit Hekal, në afërsi të “Qafës së Vidhit” ku u dogjën rreth 10 hektarë me ullishte e shkurre. Gjithashtu flakët iu afruan puseve të naftës dhe banesave, por u neutralizuan në kohë.

Lexo edhe
Kronikë

DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

Kronikë

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ KLP konfirmon emrat e pesë kandidatëve zyrtarë, mes tyre edhe prokurori i SPAK e Arta Marku

Tags: #arben cara #Ardian Xhafo #Automjete #avion #ballsh #Banesa #Fier #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona
  • Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ KLP konfirmon emrat e pesë kandidatëve zyrtarë, mes tyre edhe prokurori i SPAK e Arta Marku
  • ‘Veprimtari armiqësore ndaj Shqipërisë’, Ministria e Brendshme shpall non grata 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
  • Vonesat në përfundimin e aeroportit të Vlorës për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanive të Pacollit dhe Ademit, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare
  • Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Evakuohet një familje, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Evakuohet një familje, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Evakuohet një familje, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Mallakastër, flakët rrezikojnë banesat në Riban! Ndërhyhet me helikopter për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Shkrumbohet nga flakët banesa dykatëshe në Lushnjë, çifti i të moshuarve shpëtohet me ndihmën e fqinjëve (VIDEO)
  • Fier/ Thahet lumi Gjanica, dalin në pah mbeturinat! Nis puna për pastrimin e shtratit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 25 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 22 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 22 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 12 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 10 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar i ka mbyllur përfundimisht dyert për mediat, duke shënuar…

• 31 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ KLP konfirmon emrat e pesë kandidatëve zyrtarë, mes tyre edhe prokurori i SPAK e Arta Marku

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka konfirmuar emrat e 5 kandidatëve zyrtarë që do të jenë në garë…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Veprimtari armiqësore ndaj Shqipërisë’, Ministria e Brendshme shpall non grata 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

TIRANË- Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se veprojnë kundër interesave të shtetit shqiptarë, janë…

• 1 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by