Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve
Politikë

“KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve

• 8 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me nismën për centralizimin, sipas tij, të sistemit të barnave dhe shërbimeve shëndetësore.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha deklaroi se pas krijimit të një ndërmarrjeje shtetërore për tregtinë e ilaçeve, ajo sipas tij do t’i kalojë një biznesmeni të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Një Yfet tjetër është bërë gati. Është bërë gati që pasi të krijohet ndërmarrja shtetërore, të privatizohet dhe t’i kalojë një Yfeti tjetër”, u shpreh Berisha.

Read more:“Intelektualët t’i bashkohen sheshit, rinisë”/ Qytetari: Protesta ka kapur mat Ramën dhe Berishën, janë të inkriminuar! Parlamenti ka marrë fund, vetëm korrupsion

Ai pretendoi se synimi përfundimtar është që Rama dhe biznesmeni, të cilin e cilësoi si “Yfeti tjetër”, të ndajnë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve.

Berisha e krahasoi gjithashtu nismën me rastin e kompanisë KAYO dhe akuzoi qeverinë për përpjekje për monopolizimin e tregut të barnave.

“Sipërmarrja e KAYO-s është një sipërmarrje jashtëzakonisht problematike, e trafiqeve ndërkombëtare të armëve, e punëve, por cilat Partia Demokratike do bëjë gjithçka në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, për hir të sigurisë së këtij vendi, po dhe të partnerëve tanë, ta zbërthejë ashtu siç është, ta paraqesë të vërtetën e saj ashtu siç është”, tha ai.

Read more:Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq! Njëri theu arrestin shtëpiak

Pjesë nga bashkëbisedimi

Bulent Tupi: Doktor, çfarë mendimi keni për nismën e re të Ministrisë së Shëndetësisë për centralizimin e sistemit shëndetësor dhe monopolizimin e çdo shërbimi dhe barne në treg? Ky rast duket identik si rasti me shoqërinë KAYO, aty ku Edi Rama ia kaloi shumicën e kuotave një miku të tij izraelit, Roni Yefet, person që aktualisht është në gjykatë për mashtrim në Florida. Ministrja Sala nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje dhe mendoj se PD-ja duhet të kërkojë tërheqjen e menjëhershme të saj.

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Është absolutisht vendimi i Edi Ramës që të përfitojë familjarisht qindra e qindra milionë euro nga tregtia me ilaçet.

Hapi i parë, po marrim vetë aktin e shtetëzimit të tregtisë së ilaçeve. Rikthimit të saj në kushtet e diktaturës hoxhiste, sistem të tillë sot s’ka as Bjellorusia, e ka vetëm Koreja e Veriut.

Read more:Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë

Por, dhe me kaq, Edi Rama ka me borxh që në çdo tender, në çdo veprim 20-25% t’i kalojnë atij. Po jo, nuk është kështu, është pak më tutje. Është ajo që thoni ju.

Një Yfet tjetër është bërë gati, u them unë, do e shifni dhe ne po e ndjekim. Është bërë gati që pasi të krijohet ndërmarrja shtetërore, të primavizohet dhe ti kalojë një Yfeti tjetër.

Një trafikant ndërkombëtar, mashtron shqiptarët dhe botën se Shqipëria, prodhoka automjete të blinduara të cilësisë së lartë, në një kohë kur ndërmarrja e tij ka 11 punëtorë.

Read more:U lirua nga qelia, Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit

I them këtij zotërie se punët e pista që të ka ngarkuar qeveria, janë akte të shëmtuara kriminale. Dhe tani është gjetur dhe Yfeti tjetër dhe të garantoj që fill pas saj do dalë dhe ai, po me lidhje me Edi Ramën, në mënyrë që pastaj të fshihen të gjitha magazinat e Afrikës, Azisë e të tjerë e të tjerë dhe shqiptarëve t’u jepen ilaçe jashtë çdo lloj standardi, Edi Rama bashkë me atë Yfetin tjetër të ndajnë qindra milionë euro.

Kjo është e tëra. Asnjë arsye tjetër nuk ka, dhe ju e keni kap bukur, sipërmarrja e KAYO-s është një sipërmarrje jashtëzakonisht problematike, e trafiqeve ndërkombëtare të armëve, e punëve, por cilat Partia Demokratike do bëjë gjithçka në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, për hir të sigurisë së këtij vendi, po dhe të partnerëve tanë, ta zbërthejë ashtu siç është, ta paraqesë të vërtetën e saj ashtu siç është.

Lexo edhe
Politikë

Protesta masive kundër Ramës, gazetarja belge Amèle Debey: Shqiptarët kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet!

Politikë

“Ka ardhur koha që Rama të largohet!” – Protesta në ditën e 70-të, profesori i njohur amerikan Steve Hanke: Shqiptarët vijojnë revoltën kundër korrupsionit

Tags: #Armë #Automjete #Bjellorusia #Doktor #Edi Rama #euro #Florida #Ilaçet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta masive kundër Ramës, gazetarja belge Amèle Debey: Shqiptarët kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet!
  • “Ka ardhur koha që Rama të largohet!” – Protesta në ditën e 70-të, profesori i njohur amerikan Steve Hanke: Shqiptarët vijojnë revoltën kundër korrupsionit
  • Denoncimi/ “Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro
  • “Kostoja për Smart City u rrit nga 60 në 118.5 mln euro”/ Denoncimi i Klevis Balliut: SHBA ka ngritur alarmin për kompaninë kontraktuese Presight AI, dyshime për lidhje me Kinën
  • “Përdorin 83 mandatet për të mbrojtur krimin” – Berisha akuza të forta: Rama dhe Balluku janë hajdutët më të mëdhenj, qeveria ka humbur legjitimitetin!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ka ardhur koha që Rama të largohet!” – Protesta në ditën e 70-të, profesori i njohur amerikan Steve Hanke: Shqiptarët vijojnë revoltën kundër korrupsionit
  • Denoncimi/ “Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro
  • “Kostoja për Smart City u rrit nga 60 në 118.5 mln euro”/ Denoncimi i Klevis Balliut: SHBA ka ngritur alarmin për kompaninë kontraktuese Presight AI, dyshime për lidhje me Kinën
  • Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës
  • Shqiptarët vijojnë të mbajnë paratë në portofol/ 5.4 mld euro “cash”, paraja e xhepit sfidon bankat pavarësisht kufizimeve të vendosura
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 15 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 14 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 11 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri! 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta masive kundër Ramës, gazetarja belge Amèle Debey: Shqiptarët kërkojnë fundin e 35 viteve pushtet!

Gazetarja belge Amèle Debey, themeluese dhe kryeredaktore e medias së pavarur ‘L’Impertinent’, ka bërë një pasqyrim të valës…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ka ardhur koha që Rama të largohet!” – Protesta në ditën e 70-të, profesori i njohur amerikan Steve Hanke: Shqiptarët vijojnë revoltën kundër korrupsionit

Profesori i njohur amerikan, Steve Hanke, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat masive…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Denoncimi/ “Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga Porti i Durrësit, para një muaji janë shkarkuar…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by