Pas 5 ditësh luftë më flakët, situata në Mallakastër është përmirësuar. Aktualisht, vatra në fshatin Panahor paraqitet e qetë, ndërsa për shuarjen totale të vatrës janë angazhuar 10 zjarrfikës, 30 forca bashkiake, 8 efektivë të Policisë Bashkiake, 3 punonjës të Emergjencave Civile dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë, vatra vijon të jetë aktive nën kurorën e pyllit në krahun verior, në zonën Ndrenie-Lofkënd-Vlosht. Në këtë pjesë po vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse të Patosit dhe Roskovecit.
Read more:Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë, zjarrfikësit në terren për izolimin e vatrës
Si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë zonën prej pesë ditësh, deri më tani janë djegur rreth 180 hektarë pyje.




