Sezoni turistik ka kapur pikun dhe fluksi i emigrantëve që kthehen për pushime, por dhe i turistëve të huaj, po ndihet në portet e Durrësit dhe Vlorës. Mbi 8 mijë e 500 udhëtarë pritet të hyjnë këtë të shtunë përmes dy porteve, ndërsa fluksi i lartë i pasagjerëve dhe automjeteve është shoqëruar me ngarkesë të trafikut në rrugë.
Paradite, në Portin e Durrësitkanë mbërritur 3 tragete, dy nga Bari dhe një nga Ankona. Prej tyre kanë zbritur 3,943 udhëtarë dhe 1,281 automjete. Fluksi pritet të shtohet gjatë orëve të mbrëmjes, kur në Durrës do të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera nga Bari, me rreth 2,700 udhëtarë dhe 900 automjete.
Përpunimi i pasagjerëve është kryer në 18 sportele, ndërsa kamionët janë trajtuar në terminalin përkatës dhe në sportele të veçanta.
Prej disa ditësh ka nisur edhe largimi i pushuesve. Numri i udhëtarëve që largohen drejt porteve italiane është pothuajse i njëjtë me atë të hyrjeve në Durrës. Tragetet do të vijojnë lëvizjet ne dopio corso deri në orët e vona të mbrëmjes.
Edhe Porti i Vlorës po përjeton fluks të lartë. Mëngjesin e kësaj të shtune, nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur 818 udhëtarë dhe mbi 200 automjete. Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të mbërrijnë në Vlorë dhe 1,100 udhëtarë të tjerë.
Fluksi ka shtuar dhe trafikun në dy qytetet turistike. Krahas kthimit të emigrantëve, fundjava shënon edhe kulmin e lëvizjeve drejt plazheve duke e kthyer Durresin e Vlorën në destinacionet kryesore në vend.
KUKËS
Fluks të lartë pati edhe në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Mijëra automjete nga Kosova iu drejtuan Shqipërisë, për të kaluar një fundjavë kryesisht në qytetet bregdetare. Ky fluks i lartë, reflektohet pak më tutje nga kufiri, në rrugën e Kombit, ku nga Morina deri në pikën e pagesës së tarifës 5 euro, ngarkesa e automjeteve është e lartë.
Në pikën kufitare të Morinës po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit. Nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 08:00, në Shqipëri kanë hyrë gati 25 mijë qytetarë të Kosovës dhe mbi 6 mijë e 200 automjete.
Fluksi i lëvizjeve pritet të rritet edhe më tej gjatë orëve në vijim, përfshirë edhe ditën e diel. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë muajit korrik në pikën kufitare të Morinës, janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.
Fluks në Portin e Durrësit! Mbi 6600 udhëtarë dhe 2100 mjete mbërrijnë sot nga Italia (VIDEO)
Mbi 6600 udhëtarë dhe 2100 automjete pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit, në kulmin e sezonit turistik.
Deri më tani kanë mbërritur tre tragete, dy nga Bari dhe një nga Ankona, me 3943 udhëtarë dhe 1281 automjete. Në mbrëmje priten edhe dy tragete të tjera nga Bari, me rreth 2700 udhëtarë dhe 900 automjete.
Për përballimin e fluksit po punohet me 18 sportele, ndërsa kamionët përpunohen në terminalin e dedikuar dhe në sportele të veçanta.
Në 7 muajt e parë të viti nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar gati 350 mijë pasagjerë. Nga ky total 189 mijë kanë mbërritur në Shqipëri.
Fluks në Portin e Vlorës, vijnë mijëra emigrantë e turistë! Trafik i rënduar në qytet (VIDEO)
Sezoni turistik ka kapur pikun ndaj mijëra emigrantë por dhe turistë po vijnë për pushime në vendin tonë. Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete.
Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë.
Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar.
Sakaq, dogana shqiptare bën të ditur se në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht).
Fluksi pritet të vijojë i lartë edhe në ditët në vazhdim.
Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm 3 orë (VIDEO)
Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës, në kulmin e sezonit turistik.
Sipas të dhënave të Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, vetëm brenda tre orëve, nga ora 05:00 deri në 08:00 të 8 gushtit, në Shqipëri kanë hyrë 6 mijë e 847 mjete dhe 24 mijë e 764 shqiptarë të Kosovës.
Ngarkesa e mjeteve është e dukshme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit, nga Morina deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm.
Në pikën kufitare të Morinës po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim përballimin e fluksit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit, ku po punohet për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë.
Fluksi pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, ndërsa numri i hyrjeve drejt Shqipërisë pritet të rritet më tej gjatë orëve në vijim dhe të dielën. Shumë qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Morina mbetet një nga pikat kryesore të kalimit për pushuesit nga Kosova dhe diaspora drejt destinacioneve turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë muajit korrik në këtë pikë kufitare janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.




