Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike
Politikë

“Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike

• 9 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas disa ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara gjatë ditës së shtunë në vend, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar në garantimin e sigurisë publike.

Në një deklaratë, Balliu rendit vrasjen e një 20-vjeçarit në qytetin e Korçës, përleshjen me plagosje në burgun e Fierit dhe shpërthimin me eksploziv në Durrës, duke i cilësuar si tregues të një situate të rënduar të rendit publik.

Sipas tij, qytetarët nuk ndihen më të sigurt as në hapësirat publike dhe as brenda institucioneve të sigurisë, ndërsa shteti nuk po arrin të parandalojë dhe godasë krimin.

Balliu akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas 13 vitesh në pushtet, ka dështuar në atë që ai e cilëson si detyrën themelore të një qeverie: garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Ai rikthen në vëmendje edhe akuzat e vazhdueshme të Partisë Demokratike për lidhje mes krimit dhe pushtetit, duke argumentuar se ngjarjet e fundit janë pasojë e dobësimit të shtetit.

Read more:Hetimet e SPAK mbi pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, Balliu: Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë kryeministrin, asnjë kullë nuk bëhet pa firmën e tij

Në vijim, deputeti demokrat kritikon edhe narrativën e qeverisë për Shqipërinë turistike, duke thënë se përballë propagandës, qytetarët përballen çdo ditë me një realitet tjetër.

Balliu e lidh situatën e rendit publik edhe me protestat që vijojnë prej 70 ditësh, duke thënë se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë edhe për shkak të mungesës së sigurisë.

Sipas tij, thirrja “Rama, jep dorëheqjen!” merr një tjetër kuptim pas ngjarjeve të fundit kriminale.

“Thirrja e tyre kryesore, ‘Rama, jep dorëheqjen’, jehon me më shumë të vërtetë edhe pas kronikës së të shtunës të mbuluar me gjak”, përfundon Balliu.

Read more:Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim

Deklarata e plotë:

Dje Shqipëria u zgjua dhe fjeti përsëri me lajme seriale te krimit.

Vrasja e nje 20 vjecari në mes të qytetit të Korçës, përleshje me plagosje në burgun e Fierit dhe shpërthim me eksploziv në Durrës. Tri ngjarje të rënda, në të njëjtën ditë, që tregojnë një realitet të frikshëm: siguria publike në Shqipëri është dorëzuar dhe shnderruar ne pasiguri kronike!

Qytetarët nuk janë më të sigurt as në rrugë, as në qytet, as ne institucionet e sigurise se larte pas hekurave të burgut, ndërsa krimi vepron me një guxim që nuk do ta kishte nëse shteti do të ishte realisht në këmbë.

Kjo nuk është më çështje statistikash, por çështje e jetës së shqiptarëve.

Read more:Përleshje të dhunshme në Bolivi, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit të vendit

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama ka dështuar në detyrën themelore të një qeverie: garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht kapjen e shtetit nga krimi dhe lidhjet e rënda mes botës së krimit dhe pushtetit. Sot pasojat i shohim çdo ditë në rrugët e Shqipërisë.

Kur krimi vret në mes të qytetit, kur ka dhunë brenda burgjeve dhe kur eksplozivët shpërthejnë në qytetet tona, problemi nuk është vetëm krimineli. Problemi është një shtet që nuk e parandalon, nuk e godet dhe nuk e ndëshkon krimin.

Edi Rama mund të vazhdojë të flasë për Shqipërinë turistike, për propagandën dhe për sukseset imagjinare. Por shqiptarët e dinë realitetin: sot në Shqipëri nuk mungojnë kamerat dhe propaganda; mungon shteti.

Read more:Plagosje me sëpatë në Korçë, një person përfundon në spital (VIDEO)

Rendi publik nuk mund të jetë peng i interesave politike dhe i lidhjeve me krimin.

Shqipëria ka nevojë për një shtet që lufton krimin, jo për një pushtet që bashkëjeton me të.

Dhe për këtë përgjegjësia politike është e qartë: Edi Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar të garantojnë sigurinë e shqiptarëve.

Ata mijra qytetare qe protestojne, prej 70 ditesh, kane dale nder te tjera, edhe per rendin dhe sigurine e munguar. Thirrja e tyre kryesore, ‘Rama, jepe doreheqjen’ jehon me e vertete edhe pas kronikes se te shtunes te mbuluar me gjak!

Lexo edhe
Politikë

Zelensky deklaroi se nuk do të njohë Kosovën/ Tirana zyrtare: Prishtina nuk mund të barazohet me Ukrainën, pavarësia e saj nuk cenon të drejtën ndërkombëtare

Politikë

Saranda po qeveriset keq”/ Deputetja Zhupa: Turistët po japin alarmin për trafikun, ndotjen dhe urbanizimin

Tags: #Durres #Edi Rama #jetë #klevis balliu #Krimi #Kryesore #Partia Demokratike #Përleshje #plagosje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zelensky deklaroi se nuk do të njohë Kosovën/ Tirana zyrtare: Prishtina nuk mund të barazohet me Ukrainën, pavarësia e saj nuk cenon të drejtën ndërkombëtare
  • Saranda po qeveriset keq”/ Deputetja Zhupa: Turistët po japin alarmin për trafikun, ndotjen dhe urbanizimin
  • Fotogaleri/ Pankartat dhe mesazhet që dominuan ditën e 70-të të revoltës për dorëheqjen e Ramës
  • Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO)
  • Zjarret masive përfshinë Krujën duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha/ Rama: Shmangëm një bilanc tragjik, përfundoi vetëm me një magazinë të djegur
Nga të njëjtat tag-e
  • Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi
  • Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)
  • Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi
  • Porti i Vlorës në kulmin e sezonit, rreth 2700 pasagjerë mbërrijnë sot me tre tragete nga Brindisi
  • Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Shuhen të gjitha vatrat (PAMJE ME DRON)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 17 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 17 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë I apasionuar pas motorëve e sporteve, ky është 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mirditë! Prej 11 vitesh vuante humbjen e nënës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zelensky deklaroi se nuk do të njohë Kosovën/ Tirana zyrtare: Prishtina nuk mund të barazohet me Ukrainën, pavarësia e saj nuk cenon të drejtën ndërkombëtare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në…

• 55 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

Saranda po qeveriset keq”/ Deputetja Zhupa: Turistët po japin alarmin për trafikun, ndotjen dhe urbanizimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar problematikat me të cilat përballet Saranda gjatë sezonit turistik, duke…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Fotogaleri/ Pankartat dhe mesazhet që dominuan ditën e 70-të të revoltës për dorëheqjen e Ramës

Protesta mbushi sheshin para Kryeministrisë edhe në ditën e 70-të, mbrëmjen e së shtunës, me qytetarët që që…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by