Në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4” të vëllezërve Eftimi.
Burimet konfirmojnë për gazetaren Klodiana Lala se është sekuestruar projekti i arredimit që lidhet me një vilë luksoze në zonën më ekskluzive në jug të vendit, që është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Prokurorët e posaçëm janë duke analizuar të dhënat e siguruara nga kontrollet në harmoni me provat e tjera, të siguruara gjatë hetimit.
Ish-numri dy i qeverisë, është e pandehur për tenderin për ndertimin e tuenlit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së jashtme të Tiranës. Ndërsa nën hetim për korripsion e pastrim parash, ku i është sekuestruar një vilë në Dhërmi që dyshohet se është pasuri e fshehur e saj.
10 ditë më parë, Balluku u paraqit në SPAK ku iu komunikuan akuzat e reja, si dhe zgjatja e afatit të hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë.




