Vijon marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë nisur nga sheshi para Kryeministrisë dhe po vijojnë marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa gjatë lëvizjes dëgjohen thirrje kundër qeverisë.
“Rama, jep dorëheqjen!”, është një prej thirrjeve të përsëritura nga protestuesit, të cilët kanë rikthyer edhe sloganet e përdorura gjatë 71 ditëve të protestës.
Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar protestën, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes së vendit.



