Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Mokra n’festë’ bashkon banorët e zonës për të shtatin edicion, promovon krahinën, ushqimet dhe traditat e saj!
Sociale

‘Mokra n’festë’ bashkon banorët e zonës për të shtatin edicion, promovon krahinën, ushqimet dhe traditat e saj!

• 9 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banorët e Mokrës me qëllim kthimin e vëmendjes nga vendlindja prej vitesh organizojnë “Mokra n’festë”. Aktiviteti synon bashkimin e të larguarve nga zona, promovimin e krahinës dhe traditave të saj.

Tradita, historia dhe shijet unike të gatimeve tradicionale të zonës së Mokrës erdhën sëbashku në edicionin e shtatë të “Mokra n’Fest”.

Festa mblodhi banorë të zonës, vizitorë dhe emigrantë të kthyer enkas në vendlindje.

Panairi i produkteve artizanale, gatimet tradicionale dhe këndi i dollisë ishin si pjesë e identitetit të krahinës.

Read more:‘Mokra n’Fest’, Rama: Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat

Kulaçi në saç, lakrori, djathi, gjalpi e produkte të tjera vendase vazhdojnë të përgatiten sipas traditës së trashëguar ndër breza.

“Edhe kulaçi bëhet me djath, me kos, edhe e zëmë brumin e pjekim në moment. Edhe në saç, por edhe me sobë korenti. Por me saç është më tradicionalja nga ana jonë”, tha amvisa Dhurata Shuli.

“Paçë, djath, domate, byrek lakror me lakra. Sekreti është që kulaçi bëhet në teri”, tha një tjetër amvisë.

Në festë u ekspozuan edhe mjete të vjetra të përdorura dikur nga familjet mokrare. Mes tyre, mulliri prej guri për bluarjen e grurit, i cili vihej në punë vetëm me forcën e krahut.

Read more:“Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: A u investuan paratë publike në Francë, Belgjikë e Qipro? Të hetohen pasuritë jashtë vendit!

Shefqet Lushka tregon se mjete të tilla janë ruajtur brez pas brezi dhe disa prej tyre datojnë, sipas tij, prej 300 deri në 400 vitesh.

“Ai që e ka prodhuar këtë ka qenë nga kjo zonë dhe e ka quajtur Mokër dhe fshati ka marrë emrin e saj”, tha banori Shefqet Lushka.

Festa e cila po kthehet si pjesë e traditës shërben dhe si një pikëtakimi për mokrarët e shpërndarë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Read more:Goditja e Call Centerit mashtrues në Selitë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim menaxherin dhe 2 punonjësit (EMRAT)

Organizime të tilla duket se po shtyn dhe pushtetin vendore drejt investimeve të reja në infrastrukturen e zonës.

“Edhe për Mokrën e sipërme, pavarësisht se kemi mbaruar atë me rrugë të bardha, ne do të bëjmë përpjekje për t’o hedhur një shtresë me asfalt”, tha mes të tjerash Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec.

Mokra n’festë organizohet për të shtatin vit si një aktivitet që synon bashkimin promovimin dhe rikthimin e vemendjes drejt vendlindjes.

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Guri #Ilir Xhakolli #Korce #mokra #mokra n'fest #pogradec #tradite

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin