Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Policia forcon kontrollet me teknologjinë, Lamallari: Smart City do të rrisë sigurinë rrugore dhe publike (VIDEO)
Kronikë

Policia forcon kontrollet me teknologjinë, Lamallari: Smart City do të rrisë sigurinë rrugore dhe publike (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Smart City” po shtrihet gradualisht në terren, ndërsa Policia e Shtetit po përdor gjithnjë e më shumë teknologjinë për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga kontrollet, ku shihen në veprim radarët, dronët dhe makinat inteligjente që po përdoren për garantimin e sigurisë rrugore.

Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se, me rritjen e numrit të turistëve dhe të qarkullimit të mjeteve, rritet edhe përgjegjësia për garantimin e sigurisë në rrugë.

“Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia. Radarët, dronët dhe makinat inteligjente janë një sy i pagabueshëm dhe i përhershëm mbi trafikun, duke identifikuar shpejtësinë, shkeljet dhe sjelljet që vënë në rrezik qytetarët”, shkruan ministri.

Read more:‘Smart City’ detekton të shtëna, thika e sjellje të dhunshme! Lamallari për Report Tv: Kamera inteligjente në 873 lokacione, përfshirë shkollat! Pamjet ruhen 30 ditë

Ai shton se zbatimi i projektit “Smart City” do të sjellë një tjetër nivel të sigurisë rrugore dhe publike në vend.

“Me zbatimin e projektit ‘Smart City’ do të bëjmë një kapërcim epokal për sigurinë rrugore dhe atë publike në tërësi në Shqipëri”, shprehet Lamallari.

Read more:Policia Kufitare shpëton dy persona nga mbytja në Velipojë

Projekti “Smart City” u prezantua në detaje nga ministri në një intervistë për Report Tv më 22 korrik. Ai bëri të ditur se sistemi do të përfshijë më shumë se 5 mijë kamera inteligjente, të vendosura në 873 lokacione operative, në 24 qytete dhe 28 pika të kalimit kufitar.

Sipas Lamallarit, teknologjia nuk do të përdoret vetëm për monitorimin e trafikut. Sistemi do të jetë në gjendje të evidentojë në kohë reale edhe të shtëna me armë, nxjerrjen e armëve të zjarrit apo thikave në ambiente publike, si edhe sjellje të dhunshme, duke ndihmuar ndërhyrjen më të shpejtë të policisë.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Ministri sqaroi gjithashtu se kamerat do të vendosen edhe në 20 shkolla të Tiranës, ku monitorimi do të kryhet në oborre, korridore dhe ambientet e përbashkëta, por jo në klasa. Ai theksoi se pamjet ruhen për 30 ditë dhe administrohen vetëm brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa pas këtij afati fshihen sipas parashikimeve ligjore.

Investimi për projektin është financuar përmes një kontrate huaje me Emiratet e Bashkuara Arabe, me vlerë 118.5 milionë dollarë, ndërsa shtrirja e sistemit në të gjithë vendin pritet të vijojë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #Armë #Besfort Lamallari #Dronët #Emiratet e Bashkuara Arabe #jetë #Kamera #Makinat #policia e shtetit #Smart City

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by