Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
Kronikë

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

• 9 Gusht, 2026 • 17 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditësh betejë me flakët, Kruja u përball me një situatë të vështirë nga zjarret. Një vatër e shkaktuar nga dora e njeriut mori përmasa të mëdha, duke iu afruar zonave të banuara dhe duke rrezikuar shtëpi e biznese.

Qindra banorë janë detyruar të lënë shtëpitë në zonat e Barabit dhe Llubanit ku situata ishte edhe më problematike. Flakët kërcënuan edhe Spitalin e Krujës, pasi një nga vatrat u afrua vetëm rreth 50 metra nga qendra spitalore. Për shkak të rrezikut, pacientët u evakuuan menjëherë dhe u dërguan drejt Tiranës.

Në 5 lagje u ndërprere edhe energjia elektrike. Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, ka siguruar strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar. Flakët u arritën të vihen nën kontroll vetëm pas disa orësh, me dy vatra që raportohet të jenë ende aktive në Barabit dhe Abazë.

Ndërkohë, në pranga është vënë autori i dyshuar i zjarrvënies, Qemal Berhami. Ai kishte ndezur barishtet pranë shtëpisë së tij, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe u përhap, duke rrezikuar banorët e Krujës. Terreni i thepisur vështirësoi punën e zjarrfikësve, ndërsa gjatë ditës për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe 3 helikopterë. Në mbrëmje, ndërhyrja nga ajri u ndërpre.

Zjarret u rikthyen pasdite edhe në Mallakastër, ku për disa ditë flakët dogjën sipërfaqe të tëra me pyje. Flakët u riaktivizuan në Panahor, kurse në fshatin Koilaç u shfaqur një vatër e re. Të ndihmuara nga era, flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të tëra me bimësi dhe po u afroheshin banesave. Policia ndërhyri menjëherë për evakuimin e disa familjeve. Shërbimet zjarrfikëse nga toka dhe ndërhyrja nga ajri e një avioni zjarrfikës izoluan flakët duke shmangën rrezikun për zonat e banuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 01:13

Pas disa orësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Krujë! S’ka më rrezik për banesat

Flakët në Krujë janë vënën nën kontroll pas disa orës. Aktualisht nuk raportohet më rrezik për banesat, ndërsa janë vetëm 2 vatra aktive në Barabit dhe Abazë.

Ora 00:58

Zjarri në Krujë, flakët i afrohen një pike shpërndarje gazi

1786230057_zjarrinekruje.png

Në Krujë, raportohet se flakët i janë afruar një pike shpërndarje gazi. Deri më tani situata nuk paraqet rrezik, pasi disa zjarrfikëse ndodhen në terren dhe kanë nën kontroll situatën.

Ora 00:26

Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë. Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri.

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH Gjirokastër ndodhet në vendngjarje duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi. Për përballimin e situatës dhe forcimin e operacionit, priten forca shtesë zjarrfikëse, vullnetarë dhe ushtare, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit. Situata vijon të jetë e vështirë dhe dinamike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur fshatrat e rrezikuara.

Ora 00:09

Zjarri në Krujë, evakuohen pacientët e spitalit! Drejtori: Jemi në gatishmëri për çdo situatë

Drejtori i spitalit Krujë bën me dije se të gjithë pacientët janë evakuuar pas urdhrit të Policisë së Shtetit dhe janë dërguar në Tiranë. Ndërkohë në strukturën spitalore janë marrë masat e nevojshme për të përballuar çfarëdo situatë të mundshme. Vatra e zjarrit raportohet vetëm 50 metra larg qendrës spitalore.

“Ne si spital kemi marrë masa që të gjithë pacientët të evakuohen sipas urdhrit të Policisë së Shtetit. Gjithashtu stafi mjekësor është në gatishmëri për çdo situatë të papritur. Edhe sistemi zjarrfikës i spitalit është i testuar dhe gati për çdo lloj situate. Shpresojmë të mos ketë dëme në njerëz, por jemi në gatishmëri për çdo lloj situate”, përfundoi drejtori.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Ora 23:58

Vatra e zjarrit vetëm 50 metra larg, spitali i Krujës në gatishmëri

Situatë e vështirë me zjarret në Krujë. Flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara dhe kërcënojnë edhe spitalin. Në spital janë marrë masa paraprake, ndërsa është vënë në gatishmëri sistemi kundër zjarrit dhe hidrantet, pasi vatra ndodhet vetëm rreth 50 metra larg godinës.

Ora 23:41

Banorët largohen nga Kruja, ndërpritet energjia elektrike! Dy banesa të djegur, disa qytetarë refuzojnë evakuimin

Me mijëra banorë po evakuohen dhe largohen nga lagjet e Krujës për shkak të zjarrit masiv. Ka shkëputje të energjisë në gjithë qytetin.

“Situata është shumë e keqe. Shteti s’ka marrë asnjë lloj mase. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi, pa shkuar te pallatet. Dy banesa janë djegur”, tha një banor i lagjes Barabit.

Barabiti raportohet të jetë ndër më të rrezikuarat. Ndërkohë disa banorë kundërshtojnë të largohen nga banesat dhe po nxirren me forcë.

Ora 23:41

Zjarret/ Evakuohen banorët në Krujë, ministrat Nufi dhe Lamallari ndjekin nga afër operacionet në terren: Bashkëpunoni me ne, s’ka gjë më të shenjtë se jeta

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari në terren në Krujë, ku po ndiqet nga afër situata e krijuar nga zjarri dhe po koordinohen operacionet e emergjencës.

Ndërkohë autoritetet bëjnë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e evakuimit, duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre.

“Ju lutem, kemi bërë thirrje vazhdimisht për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit për t’u evakuuar. E kuptojmë që pasuria, prona e bërë me shumë mund e kursime gjatë jetës suaj janë të shtrenjta, por nuk ka gjë më të shenjtë sesa vetë jeta. Bashkëpunoni me forcat e policisë, për jetën tuaj, familjarët tuaj dhe forcat e policisë!”, tha Lamallari.

“Ne jemi këtu, kemi marrë çdo masë, por jeta juaj është prioritet! Dëgjoni thirrjen e Forcave të Armatosura për t’u evakuuar”, theksoi Nufi.

Ora 22:58

Mallakastër/ Mes flakëve e panikut, zjarrfikësi qetëson fëmijën e frikësuar (VIDEO)

Ndërsa dy vatra zjarri ende digjen në Mallakastër, një zjarrfikës ka gjetur edhe momentin për të lënë paksa mënjanë punën e tij me flakët.

Gjatë evakuimit të banorëve në Koilaç, një vend ku ka vatër zjarri, Ardit Sulaj, i cili ishte angazhuar me një familje, është përpjekur të qetësojë një fëmijë të frikësuar. Ai e mban në krahë, i jep ujë fëmijës që qan dhe luan me të, në përpjekje për t’i larguar frikën nga situata.

Ora 22:36

Arrestimi i autorit të zjarrit në Krujë, 73-vjeçari e ndezi për të djegur bar (EMRI)

Qemal Berhami është i arrestuari për zjarrin që ende po digjet në Krujë. 73-vjeçari është banor i lagjes ‘Abaze’, e cila është mjaft e rrezikuar nga flakët. Ai e ka ndezur zjarrin për të djegur bar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe era i ka përhapur drejt zonave të banuara.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Arrestohet autori i zjarrit, lëshohet urdhër evakuimi! 2 vatra aktive në Mallakastër (VIDEO)

Njoftimi i policisë

Ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në drejtim të malit të Krujës, reagimi në kohë i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit të rënë në lagjen “Abaze”, Krujë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Q. B., 73 vjeç, banues në lagjen “Abaze”, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

Falë angazhimit të forcave në terren, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyhet me forca tokësore dhe me mbështetje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të mos ndërmarrin veprime që mund të shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Ora 22:17

Intensifikohet zjarri në Krujë, urdhër evakuimi për banorët e Llubanit e Barabit (VIDEO)

Zjarri në Krujë ka marrë hov të ri. Vatra e zjarrit, e favorizuar nga era është shpërndarë dhe kërcënon një numër të konsiderueshëm banesash në disa lagje si Lluban e Barabit.

Në këto zona është lëshuar urdhër evakuimi duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.

Urdhri i evakuimit

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Nis evakuimi i banorëve, zjarri 50 metra larg spitalit! Arrestohet autori i zjarrëvënies (EMRI + VIDEO)

Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave.

Ora 21:31

Zjarri në Krujë, arrestohet autori! Lamallari: Do të përballet me pasojat ligjore! Janë evakuuar banorët në afërsi të vatrës

1786215049_helikopter.jpg

Autori i zjarrit që rrezikon banesat në Krujë, është vënë në pranga, njofton ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Ai thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale. Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.

Sipas ministrit, pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaron ministri i Brendshëm.

Ora 20:56

Mallakastër/ Panahori nuk gjen qetësi, riaktivizohet vatra e zjarrit (VIDEO)

Zjarri në Panahor është riaktivizuar këtë mbrëmje. Vetëm disa orë më parë, u ndez një vatër e re në Koilaç të Mallakastrës dhe flakët po përhapeshin edhe drejt Panahorit.

Ora 20:48

Zjarri në Krujë, Nufi: I shkaktuar nga njeriu, 3 helikopterë po punojnë për shuarjen

1786214674_helikopterzjarrfikes.jpg

Zjarri në fshatin Abaze në Krujë që kërcënon banesat është i shkaktuar nga dora e njeriut, bën me dije ministri Ermal Nufi. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse nga toka dhe 3 helikopterë.

“Në zonën e Abazës në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut. Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.

Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit”, shkruan Nufi.

Read more:Vritet me kallashnikov 20-vjeçari në Korçë, ish-efektiv i Forcave të Armatosura! Autori kapet pranë banesës, gjendet arma! Ishte shok fëmijërie me viktimën (EMRAT + FOTO)

Ora 19:43

Zjarri në Koilaç të Mallakastrës, nis ndërhyrja me avion! S’ka më rrezik për banesat (VIDEO)

Në Koilaç të Mallakastrës ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve pasi është angazhuar një avion zjarrfikës.

Fatmirësisht, rreziku që paraqitej më parë për banesat është larguar. Si masë mbrojtëse, policia i evakuoi menjëherë banorët.

Ndërkohë, pamjet me dron tregojnë shkallën e sipërfaqes së djegur.

Ora 18:59

Zjarri në Krujë, Nufi e Lamallari ndjekin nga afër situatën (VIDEO)

Ministrat Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari kanë qenë në Krujë për të ndjekur nga afër situatën e zjarrit që nisi rreth pasdites.

Ndërhyrja për shuarjen e flakëve vijon ende, teksa në ndihmë janë edhe dy helikopterë.

Ora 18:02

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dajt, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Zjarri në rrëzë të Dajtit, është riaktivizuar pasditen e sotme. Vatra ndodhet midis Dajtit dhe Priskës. Ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Mbrëmjen e së premtes, u raportua se kjo vatër ishte shuar.

Ora 17:49

Vatër e re zjarri në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac! Digjen sipërfaqe të mëdha toke, evakuohen disa familje (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është rishfaqur në Mallakastër, këtë herë në Koilac. Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikojnë banesat e banorët.

Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.

Të gjitha strukturat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Ora 16:20

Zjarr në kufirin mes dy fshatrave në Gjirokastër, izolohet vatra! Digjen 3 hektarë sipërfaqe me bimësi (VIDEO)

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër. Vatra, tashmë e izoluar dhe drejt shuarjes, ndodhet në majë të malit, në një terren tejet të vështirë.

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi shkurre e barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vendngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Ora 16:16

Zjarri në Krujë, banorët përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore: Rrezikohen 35 shtëpi, jemi mbi 500 vetë (VIDEO)

Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.

Ora 15:19

Situatë kritike në Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze.

Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Lexo edhe
Kronikë

Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Kronikë

Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

Tags: #avion #Banesa #Bari #Besfort Lamallari #Biznese #Fier #Gjirokaster #krujë #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
  • Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
  • AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë
  • Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)
  • Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)
  • Flakët në Krujë, zjarrfikësi për Report Tv: U reagua në kohë, punuam 24 orë pa pushim! Ndërgjegjësimi minimizon dëmet
  • Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, rrezikohen banesat! Dy vatra në Krastë të Krujës, ndërhyn helikopteri (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 30 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 14 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 8 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Në Shqipëri janë aktualisht aktive 5 vatra zjarri. Situata më problematike paraqitet në Krastë të Krujës, ku në…

• 16 minuta më parë • 11 min lexim
Kronikë

Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

Një objekt me 5 kate në proces ndërtimi, i gjithi pa leje, u zbulua nga shërbimet e komisariatit…

• 43 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura (VIDEO)

Në Shqipëri janë aktualisht aktive 5 vatra zjarri. Situata më problematike paraqitet në Krastë të Krujës, ku në…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by