Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)
Kronikë

Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, Kruja gjen qetësi, shuhen flakët! Vijon vatra në Priskë, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

• 11 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ku sërish është terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve ai që vështirëson operacionin ku janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. 2 avionë zjarrfikës do të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Zjarri në Zidoll të Krujës që rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të ‘Albanopolis-it, është shuar pas ndërhyrjes me dy helikopterë dhe forcave zjarrfikëse nga toka. Nuk ka më vatra as në Abaze, vendin nga ku nisën flakët.

Vijon zjarri në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat. E njëjta situatë përsëritet në malin e Nemërçkës në Përmet ku zjarri ka rënë në një zonë të lartë pranë kufirit me Greqinë.

Nën monitorim mbetet zona e Dajtit.

Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës u rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për të cilën ndërhynë banorët dhe zjarrfikësit, mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Read more:Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë, zjarrfikësit në terren për izolimin e vatrës

Ndërkohë janë shuar vatrat në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë. Për operacionet në këto 24 orë janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, 158 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:30

Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri

1786372947_zjarrri2.jpg

Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.

Read more:Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)

Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro.

Ora 10:15

Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO)

Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm.

Read more:Flakët drejt izolimit në Krastë, helikopteri aktivizohet për shuarjen e vatrave të vogla! Vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Ora 09:29

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO)

Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës.

Ora 08:28

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.

Read more:BIRN: Qeveria po bëhet gati që të rikthejë bastet sportive online. Kritika për mungesë transparence

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.

Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme.

Lexo edhe
Kronikë

U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)

Kronikë

Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin

Tags: #Automjete #Durres #euro #jetë #krujë #Policia #shqiperi #Vatra #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
  • Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
  • Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin
  • Skandalet e qeverisë dhe kërkesa për dorëheqje/ Mustafa Nano: Pse Rama zgjedh në postet më të larta njerëzit më të ligë dhe të pavlerë
  • Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 16 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar në Tropojë e Kukës për kultivim kanabisi, armëmbajtje dhe vjedhje. Një 38-vjeçar i cili…

• 34 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Pagat e magjistratëve/ Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës: Çështjen e kemi çuar në Kushtetuese, presim vendimin

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për një tryezë konsultimi mbi pagat e magjistratëve është refuzuar nga Gjykata e…

• 34 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Makina përfshihet nga flakët në Gjirokastër, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në lagjen “Dunavat” në Gjirokastër. Shkaqet e zjarrit…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by