Një shqiptare që jeton në Itali iu bashkua protestës në Tiranë, duke treguar se edhe në Itali diaspora proteston çdo javë për situatën në Shqipëri.
“Vij nga Italia. Protestojmë çdo javë në Itali. Duhet të mblidhemi për këtë vend të bukur. Vijmë duke qeshur, ikim duke qarë. Edhe pse jemi të mërguar, Shqipëria është zemra jonë”, u shpreh ajo, e emocionuar.
Ajo tregoi se kishte vendosur të dilte në protestë edhe përballë kundërshtimit të familjes.
“Më falni se jam e emocionuar. Kam dalë kundër familjes, do më shohin në TV dhe do më heqin. Por s’ka problem, do rrezikojmë. Do të marshojmë bashkë, deri në fund. Derisa Edi Rama të lërë vendin”, tha protestuesja.
Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo deklaroi: “Rama ishte në Dhërmi dhe ka hequr muzikën. Turp, Edi Rama! Berisha, turp!”
“Do të mblidhemi deri në fund, s’do ta lëmë. Kam lindur në vendin e Skënderbeut. Politikanët shqiptarë e prishën Shqipërinë. Edhe kur të vdes, këtu do të prehem. Diaspora është me ju!”, përfundoi ajo.




