Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

• 17 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku dyshohet se një rrjedhje benzine ka shkaktuar përfshirjen në flakë të motorit të një skafi. Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur personat po punonin për riparimin e motorit të skafit. Në rrethana ende të paqarta, motori është përfshirë nga flakët dhe më pas ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar dëmtime te katër personat që ndodheshin pranë mjetit.

Dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tyre, janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar.

Read more:Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e të dëmtuarve për në spital.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se benzina mund të ketë shkaktuar shpërthimin, por shkaqet e sakta dhe mënyra se si ka nisur zjarri pritet të përcaktohen në vijim, pas hetimeve dhe ekspertizës në vendngjarje.

Ngjarja ka shkaktuar alarm në zonën e Porto Palermos, ndërsa vijojnë të mblidhen të dhëna për të sqaruar dinamikën e plotë të incidentit dhe gjendjen shëndetësore të personave të dëmtuar.

Read more:150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Read more:Përrrenjas/ Tentoi ta digjte me benzinë gruan, arrestohet 69-vjeçari (EMRI)

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:42

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, njëri prej të plagosurve rrëfen për Report TV dinamikën e ngjarjes: Mori flakë benzina e derdhur në tokë! (VIDEO)

Një prej 4 të dëmtuarve nga shpërthimi në skafin në Porto Palermo të Vlorës, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj, ka treguar për Report Tv dinamikën e ngjarjes.

Islamaj tha se të katër të dëmtuarit po punonin për rregullimin e një defekti teknik të skafit dhe në një moment sipas tij, nga shkëndijat mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë.

Read more:VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë

“Jo nuk ishte cigarja. Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha një prej të dëmtuarve.

Xhemal Islamaj është një prej 2 të dëmtuarve më rëndë, me djegie të shumta në trup. Ata po nisen drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Tags: #Benzina #benzine #djegie #flakë #grupi hetimor #plagosje #porto palermo #shperthim #skaf #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë
  • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person
  • Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës
  • Dyshohet se kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)
  • Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre (VIDEO)
  • Ndezi disa vatra zjarri në Borsh, arresohet 52-vjeçari! Flakët rrezikuan një banesë dhe dogjën një sipërfaqe pyjore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit. Burime…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belind Balluku, kanë çuar sot në Prokurorinë e Posaçme, dy vëllezërit Olsi dhe Alban Eftimi,…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by