Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine
Politikë

“Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine

• 20 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar projektin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë e Korçës, duke e cilësuar atë si një nismë që synon shpopullimin e zonës. Në një deklaratë nga Maliqi, Blushi akuzoi qeverinë dhe përfaqësuesit socialistë për braktisjen e interesave të banorëve.

Blushi tha se bashkimi do të rëndojë veçanërisht banorët e zonave të largëta, duke sjellë vështirësi në marrjen e shërbimeve administrative. Ai solli si shembull banorët e Dusharit, të cilët, sipas tij, do të duhet të udhëtojnë rreth 75 kilometra për të marrë shërbime në Korçë.

Ai akuzoi ish-kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu, se po përdor fatin e bashkisë për interesa personale, duke pretenduar se ai synon një post drejtues në administratën e ardhshme të Bashkisë së Korçës.

“Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu, i cili, pasi mbaroi shtatë mandate si kryetar bashkie, tanimë po bën një pazar të fëlliqur në kurriz të këtyre banorëve për të përfituar një post drejtori në administratën e ardhshme të Bashkisë së Korçës”, deklaroi Blushi.

Read more:Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)

Ai kritikoi gjithashtu këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Maliqit, duke i akuzuar se nuk kanë mbrojtur interesat e banorëve.

Blushi e lidhi kundërshtimin e tij edhe me situatën e fermerëve të zonës, duke akuzuar qeverinë se ka lënë pa mbështetje bujqësinë dhe se ka penguar përfitimin nga fondet IPARD.

Në vijim, ai akuzoi deputetët socialistë Niko Peleshi, Ilir Pendavinji dhe Romina Kuko se nuk kanë informuar qytetarët gjatë fushatës elektorale për një projekt të tillë.

Read more:4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë, Bozdo: Rama donte të shuante “zjarrin” e protestës dhe të mbulonte rrënjët e krimit e korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së u bëri thirrje banorëve të Maliqit të kundërshtojnë bashkimin me Korçën, ndërsa paralajmëroi se ndryshimet territoriale dhe “paketa e maleve”, sipas tij, rrezikojnë pronat, pyjet dhe banesat e banorëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi deklaratë nga Maliqi:

“Së pari më lejoni të falënderoj këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Maliq për qëndrimin e tyre dinjitoz në mbrojtje të Maliqit, në mbrojtje të kësaj treve të jashtëzakonshme e cila jo më kot është cilësuar si hambar i Shqipërisë. Një trevë e cila fatkeqësisht, referuar gjithmonë projektit ogurzi, shpopullues dhe shkombëtarizues të Edi Ramës, është bërë pjesë e planit për shfarosjen dhe për shkrirjen me Bashkinë e Korçës, një term i cili, e theksoj, nuk ekziston as në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Nuk ka term ‘shkrirje’, ka vetëm term ‘bashkim’.

Megjithatë, është për të ardhur keq që fati i Maliqit, fati i mirë i banorëve duarartë dhe punëtorë të kësaj treve, është marrë peng sot nga Gëzim Topçiu, i cili, pasi mbaroi shtatë mandate si kryetar bashkie, tanimë po bën një pazar të fëlliqur në kurriz të këtyre banorëve për të përfituar një post drejtori në administratën e ardhshme të Bashkisë së Korçës, çka është totalisht e papranueshme.

Read more:Parlamenti voton vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen e huasë 302 mln dollarë me SHBA

Dua të shpreh keqardhjen e thellë për qëndrimin e këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste, të cilët nuk arritën dot të ngrihen mbi interesat politike dhe të jenë në një linjë me interesat e të gjithë banorëve të Maliqit, të cilët kundërshtojnë masivisht shkrirjen e tyre me Bashkinë e Korçës dhe mbi të gjitha shkrirjen dhe fshirjen nga harta e Shqipërisë të Bashkisë Maliq, një trevë e cila gjenden jo vetëm gjurmë të banimit shumë të hershëm, pra ka jo vetëm një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, por mbi të gjitha ka një pasuri të jashtëzakonshme njerëzore dhe mbi të gjitha njerëz duarartë, të cilët mjafton të vish apo kushdo që shkon në Korçë, për të parë dhe për t’u ndjerë krenarë me punën e këtyre njerëzve, të cilët sot e kanë shndërruar Maliqin në hambar të Shqipërisë.

Por sigurisht, kjo është pikërisht arsyeja pse Edi Rama e urren Maliqin, pse ai do ta shpopullojë Maliqin sepse këtu ka ende njerëz të cilët sakrifikojnë çdo ditë, nuk i kanë braktisur vatrat e tyre, por të cilët tani detyrohen të shkojnë në Korçë për të marrë një shërbim qoftë edhe më elementar, më bazik.

Më lejoni të marr një shembull. Një banori të Dusharit, në kufi me Skraparin, do t’i duhet të bëjë 75 kilometra rrugë për të shkuar në Bashkinë e Korçës për të marrë qoftë një leje apo një dokument të thjeshtë. Mendoni një qytetar, me ndihmë ekonomike në Dushar, 35 mijë lekë të vjetra, i duhet të shpenzojë rreth 40 mijë apo 50 mijë lekë të vjetra për të shkuar në Korçë dhe për t’u kthyer, thjesht e vetëm për të marrë një shërbim kur ai e ka aktualisht bashkinë, i ka shërbimet afër qytetarit.

Read more:“Sheshi nuk është psqyrë për Ramën , por që shoqëria të shohë se s’janë të gjithë kriminelë”/ Aktivistja: Nuk pranojmë modifikime në qeveri, duam dorëheqjen e të gjithëve

Dua të theksoj gjithashtu që kjo reformë çkombëtarizuese, thellësisht shpopulluese, nuk synon asgjë tjetër veçse boshaktisjen e Maliqit, shpopullimin dhe mbi të gjitha goditjen e fermerëve duarartë të kësaj zone, të cilët edhe pse janë të nënfinancuar, edhe pse qeveria prej tre vitesh u ka mohuar edhe fondet e IPARD-it që i vodhi, dhe e patë se si ai krimineli që vrau edhe policin, në arrati përfitonte fonde nga AZHBR-ja, kur ndërkohë prej vitesh ishte në kërkim nga policia dhe ndërkohë merrte fondet e bujqve dhe fermerëve duarartë të Maliqit, por kjo situatë tanimë nuk mund të tolerohet.

Dhe unë i bëj thirrje popullit patriot të Maliqit, i cili është tradhtuar, është prerë në besë nga Edi Rama, është prerë në besë nga Niko Peleshi, i cili me paturpësinë më të madhe, u informova që mbrëmë në darkë ka qenë në Maliq, ka urdhëruar, ka shantazhuar, ka blerë, ka korruptuar, duke filluar nga Gëzim Topçiu, nuk mund të jetë e ardhmja e Maliqit post-këmbimi për një drejtor për Gëzim Topçiun.

Është fyese, është kriminale dhe mbi të gjitha asnjë këshilltar bashkiak socialist nuk ka autoritetin që të verë interesin e vet personal mbi interesat e mbi 40 mijë banorëve të kësaj treve.

Read more:LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Është e pafalshme dhe tani është fjala e qytetarëve të Maliqit, të cilët i ftoj dhe i nxis të marrin në dorë fatet e tyre, të marrin në dorë fatet e familjeve të tyre, të marrin në dorë tokat e tyre, sepse paketa e maleve do të godasë edhe Maliqin. Do t’u marrin pronat, do t’u marrin pyjet, do t’u marrin shtëpitë, sepse ky në fakt është dhe projekti i Edi Ramës, shpopullimi, shpopullimi dhe vetëm shpopullimi i Maliqit.

Dhe për më tepër, është shumë e turpshme që sot në këtë mbledhje duhet të ishin deputetët, edhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët kur dolën në fushatë, a u premtuan banorëve, a u thanë banorëve të Maliqit se do u shkrijnë bashkinë? A ishte kjo arsyeja pse Maliqi e votoi Partinë Socialiste? Në rast se e ka votuar, po e zëmë se ato vota janë të ndershme në Maliq. A u premtoi Niko Peleshi në fushatë që do u shkrijë bashkinë? A u premtoi Ilir Pendavinji këtyre banorëve që do u shkrijë bashkinë? A u premtoi Romina Kuko këtyre banorëve që do u shkrijë bashkinë?

Është turp! Është turp, është një thikë pas shpine! Dhe në qoftë se i shihni deputetët e Partisë Socialiste, që edhe sot nuk patën guximin të vijnë këtu të mbronin interesat, zërin e qytetarëve të Maliqit, t’i dëboni nga Maliqi sepse ata nuk e meritojnë jo vetëm t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e Shqipërisë, por as edhe të shkelin më në këtë zonë, të cilën duan ta fshijnë me firmën, me votën e tyre nga harta e Shqipërisë”, tha Blushi.

Lexo edhe
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Tags: #E ardhmja #Edi Rama #Fonde #jetë #maliq #niko peleshi #paketa e maleve #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 7 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by