Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më tej nëpër akset dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.
Turma e qytetarëve po përshkon rrugët kryesore të Tiranës mes parullave dhe thirrjeve të fuqishme drejtuar pushtetit.
Read more:Keni një shtëpi të ndërtuar para vitit ’91? Ja si ta regjistroni në e-Albania, hap pas hapi!
Mes koreve të ndryshme, mbizotërojnë thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, me protestuesit që konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të çuar përpara kërkesat e lëvizjes popullore.




