Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘I gjithë sherri jashtë lokalit për 6 minuta’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar
Kronikë

‘I gjithë sherri jashtë lokalit për 6 minuta’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar

• 22 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm 6 minuta! Kaq ka zgjatur sherri i ndodhur 4 ditë më parë në Ksamil ku humbi jetënturisti portugez Luis Miguel Varela Mendes. Report Tv ka siguruar pjesën e dosjes hetimore ku zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë jashtë lokalit Principotes”, që ishin edhe momentet vendimtare të përplasjes fizike të 20-vjeçarit portugez.

Ishte ora 5 e 14 minuta e 24 sekonda të datës 18 gusht kur pas përplasjes që kishin pasur brenda në lokalin “Principotes” dalin 4 persona dhe qëndrojnë te rëra e ambienteve të jashtme të plazhit “Paradise”.

Personat ishin Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas, i cili vetëm pak minuta më pas do të humbte jetën.

Në dosjen hetimore të prokurorisë, të cilën Report Tv e disponon thuhet 58 sekonda më pas në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj afrohen David Gjana alias Heuertvent dhe Sokrat Vata, i veshur dhe ai me këmishë të bardhë.

Read more:Vrasja e portugezit në Ksamil, kërkime në Kukës, Tiranë e Vlorë për pronarin e ‘Principotes’ Bekim Bulica dhe punonjësin

Në orën 05 e 16 minuta e 39 sekonda Sokrat Lipan (Vata), shtyhet me një person më pas shkon drejt shezllonave. 8 sekonda më pas Vata ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha në drejtim të parkimit. 15 sekonda sekonda më pas i akuzuari për vrasje vjen me vrap në drejtim të një turisti tjetër të huaj, i identifikuar si Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë, oir Vata vijon ta godasë.

Në orën 05:17:14 afrohet portugezi 20-vjeçar Luis Mendes dhe shtyn me trup Sokrat Vatën, i cili bie në tokë. 29-vjeçari ngrihet nga toka dhe i afrohet portugezit dhe fillon ta godasë. Në ndihmë pak sekonda më pas i vjen shqiptaro-britaniku David Heuertventi, veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë. Të dy godasin të huajin 20-vjeçar, të cilin vjen ta ndihmojë Sudae Akhmat.

Paralelisht, nga ora 05:17:35 deri në 05:17:46, kamerat kapin Serxhi Selimin që godet me grushte francezin Ibrahim Lemoie, ndërsa gjatë kësaj kohe Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga dy dhunuesit e tij largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Read more:Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)

Vetëm pak sekonda më pas ai del nga deti dhe afrohet në vendin ku ndodhen kamarierët, të cilët e shtyjnë sërish në det dhe Serxhi Ademi e godet me grushte.

Në orën 05:18:04 portugezi 20-vjeçar del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ky vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 David Heuertvent largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”. Edhe ai ishte bërë me gjak në rroba dhe tenton t’i pastrojë. Fiks 6 minuta nga nisja e sherrit jashtë ambienteve të Principotes i akuzuari për vrasje, Sokrat Lipan alias Vata, shihet me bluzën e bardhë të gjakosur, dhe në orën 05 e 20 minuta e 28 sekonda largohet, i ndihmuar edhe nga kamerieri Igli Cekani.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Pjesë nga dosja e siguruar nga Report Tv

Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave rezultoi si vijon:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principotes” dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore të “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konretisht David Gjana alias Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngivrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezllonave.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë. Sokrati godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi David Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngivrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan. Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Read more:Ditë e nxehtë, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtyinë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ky vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri, Igli Cekani që e shoqëron nga mbas në drejtim të lokalit “Principotes”.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet me urgjencë te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Kronikë

Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Tags: #David Heurtevent #det #Deti #igli cekani #Ksamil #Luis Miguel Varela Mendes #Principotes Ksamil #Serxhi Selimi #Sokrat Vata #Vlore #vrasja e portugezit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet me urgjencë te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
  • Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Ndërhyrja e 2 helikopterëve sjell përmirësim të situatës në Gojan të Pukës! Vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Ndërhyrja e 2 helikopterëve sjell përmirësim të situatës në Gojan të Pukës! Vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)
  • Me pistoletë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Në Shëngjin jo vetëm det! Mbahet Panairi i Librit, Zogaj për sfidën e Inteligjencës Artificiale: Jemi të vetmit që mund ta ruajmë gjuhën
  • Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na shanë nga nëna, Vata ia nguli thikën në zemër! Plagosi edhe një tjetër
  • Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na ofenduan, Vata sulmoi me thikë! Plagosi edhe një shok tjetër
  • ‘I dashur e i respektuar’, e shkuara e portugezit që u vra në Ksamil: Njihej si ‘Milton’, ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
  • Dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil: Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna! Një tjetër erdhi me thikë në dorë dhe sulmoi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike, protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në revoltën e 83-të 8 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta po përcakton axhendën politike”, Baçi: Opozita dhe partitë e reja dështuan të kthehen në shpresë 7 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet me urgjencë te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 27 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Policia e Durrësit ka goditur trafikun e 80 kilogramëve kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Lënda narkotike është kapur…

• 57 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Ndërhyrja e 2 helikopterëve sjell përmirësim të situatës në Gojan të Pukës! Vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by