Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Truprojat e ‘Orange’ dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, caktohet masë detyrim paraqitjeje për pronarin dhe menaxherin e clubit! Prokuroria kërkoi arrest në burg
Kronikë

Truprojat e ‘Orange’ dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, caktohet masë detyrim paraqitjeje për pronarin dhe menaxherin e clubit! Prokuroria kërkoi arrest në burg

• 24 Gusht, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Masë sigurie është caktuar edhe për pronarin e “Orange Club”, Spiro Iljadhi, si edhe për menaxherin Ermal Vata, lidhur me episodin e dhunës ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, mëngjesin e 16 gushtit. Prokuroria kishte kërkuar masën arrest në burg, por Gjykata ka caktuar masë më të lehtë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes. Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas avokatit Arben Llangozi, masa është caktuar në dhomë këshillimi dhe lidhet me pamjet e kamerave të sigurisë. Ai pretendon se subjekti i ruan pamjet përmes sistemit NVR (Network Video Recorder), një regjistrues që merr dhe ruan pamjet e kamerave përmes rrjetit, dhe jo përmes DVR (Digital Video Recorder), sistem që regjistron dhe ruan pamjet e kamerave zakonisht në një hard disk.

Shefi i Krimeve u dhunua nga truprojat e “Orange”, një prej klubeve më të famshme të natës në qytetin bregdetar të Sarandës. Sherri nisi fillimisht mes rojeve të sigurisë dhe disa klientëve në ambientet e jashtme të lokalit, ndërsa shefi i krimeve, Mateo Bakalli kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Read more:Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)

Bakalli po kalonte me makinë dhe e pikasi rastësisht konfliktin. Por edhe pse është prezantuar se çfarë detyre mban, rojet e sigurisë së lokalit kanë goditur edhe në drejtim të tij.

Për ngjarjen është caktuar masa arrest në burg për një muaj e gjysmë administratorin e Lokalit Mario Katiraj, Eglent Ndoj, Ardit Kasemi, Faik Hoxha, Besnik Sulollari (taksist) dhe Indrit Çullhaj. Në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi, i cili punonte si roje sigurie në “Orange Club”.

Read more:“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 84 në Tiranë, protestuesit thirrje për pjesëmarrje masive në ditët në vijim

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #Ardit Kasemi #Burg #Detyrim #Ermal Vata #Faik Hoxha #mateo bakalli #orange club sarande #sarande #Spiro Iljadhi #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 6 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin