Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, përurohet në Shkodër ekspozita ‘Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi’! Sula: Regjimet kërkojnë bindje absolute!
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, përurohet në Shkodër ekspozita ‘Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi’! Sula: Regjimet kërkojnë bindje absolute!

• 28 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përuroi pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër, ekspozitën e Përhershme Informuese “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi”.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Arqipeshkvinë Metropolitane Shkodër–Pult, Shoqatën e Ish-të Përndjekurve Politikë, Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Kryetarja e Autoritetit bëri të ditur se, vetëm në qarkun e Shkodrës, nga dokumentet dhe të dhënat e administruara janë evidentuar 372 persona të vrarë ose të zhdukur gjatë regjimit komunist. Për 13 prej tyre, të dhënat e mbledhura e lidhin vendvarrimin e mundshëm me territorin pranë Varrezave të Rrmajit.

Read more:Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec/ MEPJ: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është çështje politike

“Ky qytet ka prodhuar ide, personalitete, institucione, modele që shkojnë përtej vetvetes. Kanë inspirim për të gjithë shqiptarinë. Prandaj edhe goditja këtu ishte kaq e egër. Sepse regjimet kërkojnë bindje absolute. Kanë frikë nga vendet që kanë kujtesë, identitet dhe mendim të pavarur”, tha mes të tjerash Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH-së.

“Rrmaji nuk është vetëm një varrezë, ku prehen të dashurit tonë të ndjerë. Në të vërtetë është një vend dëshmie, dhimbje dhe kujtese. Në këtë vend kujtojmë shumë burra e gra që kanë vuajtur për shkak të bindjeve, për shkak të fesë, për shkak të fjalës së lirë, sepse u konsideruan të papërshtatshëm për sistemin e kohës”, tha Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër–Pult.

Read more:Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat

Autoriteti disponon gjithashtu rreth 30 dëshmi të regjistruara me figurë dhe zë, të dhëna nga familjarë dhe dëshmitarë që kërkojnë qartësimin e fatit të të afërmve. Këto dëshmi përmbajnë emra, vende, rrethana dhe të dhëna që orientohen drejt kërkimit arkivor dhe verifikimeve në terren.

Dokumentet arkivore dhe dëshmitë e lidhin territorin pranë murit të Varrezave të Rrmajit dhe Zallin e Kirit me ekzekutime politike dhe varrime të fshehta, veçanërisht gjatë viteve të para të regjimit komunist. Ekspozita përbëhet nga tri struktura informuese, të cilat paraqesin Rrmajin si vend kujtese dhe kërkimi, të drejtën e familjeve për të ditur dhe historinë e represionit komunist në Shkodër.

Read more:Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Edhe kjo është nga unë’, te Galeria ‘Zeta’! Koncerti Monografik ‘Ballkanika’ në Universitetin e Arteve

“Një thirrje që të kërkoni ndonjë donator, ndonjë media, që të ekspozohen mediatikisht veprat, akuzat, dënimet. Sepse brezat që vijnë, nga ajo që nuk po i shkruan dikush, të paktën të mbesin si gojëdhëna përmes mediave”, tha Ndoc Ashta- familjar i të pushkatuarve nga regjimi.

“Prek Cali u pushkatua prapë, u pushkatua për së dyti. I dhanë dekorata, i dhanë shumë tituj, por nuk ia ruajtën kullën. Kulla është simbol i qëndresës”, tha Gjergj Neli – pasardhës i familjes së Prek Calit.

Read more:“Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!

“Një shoqëri demokratike e ndërton kujtesën duke mos ushqyer urrejtje. Sepse nëse ne do të vijojmë të jemi sërish kundërshtar me njëri-tjetrin, kjo do të thotë se s’kemi rregulluar asgjë mes nesh”, tha Gjergj Marku nga Autoriteti i Dosjeve.

Më 9 maj 2026, autoriteti u përcolli Prokurorisë së Përgjithshme, prokurorive përkatëse, Policisë së Shtetit, bashkive dhe institucioneve të tjera përgjegjëse dokumentacionin për pesë vendvarrime të dyshuara në vend. Autoriteti kërkoi shqyrtimin juridik të rasteve, autorizimin e gërmimeve dhe zhvarrimeve të kontrolluara, si dhe koordinimin ndërinstitucional për kërkimin, rikuperimin dhe identifikimin e mbetjeve mortore.

Lexo edhe
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Sociale

‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’

Tags: #Aktiviteti #Diktaturë #dita nderkombetare e personave te zhdukur #Ekspozita #ekspozite #ish te perndjekurit #Maj 2026 #media #Para #Rrmaji #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në platformën ‘MICHELIN Guide’ gjenden 20 sipërmarrje shqiptare, të përzgjedhura nga i…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by