Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro
Ekonomi

Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro

• 30 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria e mbylli tremujorin e dytë të vitit 2026 me një bilanc pozitiv në energji.

Prodhimi vendas u rrit ndjeshëm, importet ranë dhe eksportet u shtuan. Por shifrat e prill-qershorit tregojnë vetëm një pjesë të ecurisë së prodhimit. Vetëm pak javë pas përfundimit të këtij tremujori të favorshëm, thatësira dhe temperaturat e larta kanë rikthyer nevojën për blerje energjie nga jashtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës prill-qershor prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti në 2 mijë e 361 GWh, me një rritje prej 34.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa konsumi arriti në 1 mijë e 619 GWh, ose 6.2% më shumë se një vit më parë

Read more:Gara globale për robotët/ SHBA, Kina dhe Europa përballen për dominimin e robotëve humanoidë

Rritja erdhi kryesisht nga hidrocentralet. Prodhimi i HEC-eve publike u rrit me 43.6%, ndërsa ai i hidrocentraleve private dhe koncesionare me 18%.

Në të njëjtën kohë një rol gjithnjë e më të madh po merr energjia nga burimet e tjera të rinovueshme, ku përfshihet kryesisht prodhimi fotovoltaik. Këto burime prodhuan 448 GËh energji në vetëm tre muaj ose 55.6% më shumë se një vit më parë. Në total ato përbënë 19% të prodhimit vendas të energjisë elektrike gjatë tremujorit të dytë.

Megjithatë hidroenergjia vijon të dominojë. Duke bërë që vendi ynë të varet nga sezonaliteti. Në periudhën prill-qershor, prodhimi i lartë vendas uli nevojën për blerje energjie nga jashtë.

Read more:Shqiptarët vijojnë të mbajnë paratë në portofol/ 5.4 mld euro “cash”, paraja e xhepit sfidon bankat pavarësisht kufizimeve të vendosura

Importet bruto ranë me 21.5%, në 569 GWh ndërsa eksportet u rritën me 55.4% duke arritur në 991 GWh. Bilanci i shkëmbimeve me jashtë rezultoi pozitiv me rreth 422 GWh.

Por nga një tremujor kur eksportet ishin dukshëm më të larta se importet, thatësira dhe konsumi i lartë i verës kanë rikthyer nevojën për furnizim nga tregjet e huaja.

Në fund të muajit gusht KESH zhvilloi dy ankande për blerje energjie duke siguruar rreth 110 mijë MËh deri më 30 shtator, me një kosto prej 16.2 milionë eurosh.

Read more:Më shumë vdekje se lindje! Në 6 muaj të 2026-s erdhën në jetë 10,229 bebe, 108 më pak se vjet! Ndërruan jetë 10,379 vetë

Si pasojë e thatësirës edhe niveli në liqenin e Fierzës ka rënë ndjeshëm nën nivelin e 275 metrave. Duke bërë që sasia e ujit që po mbërrin në liqen të jetë ndjeshëm më e ulët se kapaciteti i shkarkimit të hidrocentralit. Një bilanc që tregon presionin mbi rezervën hidrike të Fierzës.

Në këtë situatë një pyetje e rëndësishme mbetet roli i dy TEC-eve lundruese në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Në një vend ku thatësira mund të rikthejë brenda pak javësh nevojën për importe milionëshe, dy impiante të krijuara pikërisht për të prodhuar energji në periudhat e mungesës kanë pasur deri tani një kontribut shumë të kufizuar në prodhimin total afro 1% në 2025, 77 mijë MWh. Ndërsa sipas KESH nga shtator 2024 kur këto impiante u vendosën në funksione deri në 12 gusht 2026 prodhimi kumulativ arriti në 109 mijë MËh.

Lexo edhe
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Tags: #Blerje #euro #Hidrocentralet #importet #Instat #jetë #kesh #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 14 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime

Pronarët e automjeteve që kanë dalë jashtë përdorimit mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim,…

• 12 orë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin