Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqiptarët vijojnë të mbajnë paratë në portofol/ 5.4 mld euro “cash”, paraja e xhepit sfidon bankat pavarësisht kufizimeve të vendosura
Ekonomi

Shqiptarët vijojnë të mbajnë paratë në portofol/ 5.4 mld euro “cash”, paraja e xhepit sfidon bankat pavarësisht kufizimeve të vendosura

• 8 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Jo gjithçka që qarkullon në ekonomi kalon nga bankat. Shqiptarët vijojnë të mbajnë një pjesë të madhe të parave në portofol, në shtëpi apo në arkë, duke e bërë paranë cash ende kryesoren e pagesave.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të qershorit 2026, paraja jashtë bankave arriti në 505.7 miliardë lekë, ose rreth 5.4 miliardë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 441.9 miliardë lekë, vlera është rritur me 14.4%, ose me afro 683 milionë euro.

Rritja nuk është vetëm vjetore. Brenda këtij viti, stoku i parasë cash është shtuar muaj pas muaji. Nga 481.2 miliardë lekë në janar, ai u rrit lehtë në shkurt dhe mars, për të marrë ritëm më të shpejtë në prill e maj.

Read more:Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet

Vetëm gjatë muajit qershor u shtuan rreth 11.8 miliardë lekë, krahasuar me majin, duke e çuar totalin mbi 505 miliardë lekë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar deri tani.

Në një këndvështrim më afatgjatë, ritmi mbetet edhe më domethënës. Krahasuar me dy vite më parë, paraja jashtë bankave është rritur me 27.9%, ndërsa, në raport me qershorin e vitit 2023, rritja arrin në rreth 30%.

Kjo tregon se, pavarësisht zhvillimit të pagesave elektronike dhe përdorimit në rritje të kartave bankare, preferenca për të kryer pagesa me para në dorë mbetet ende shumë e fortë.

Read more:Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Ekspertët vlerësojnë se përdorimi i lartë i cash-it krijon më shumë hapësira për ekonominë informale, e bën më të vështirë gjurmimin e transaksioneve dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Për të frenuar këtë fenomen, gjatë këtij viti kanë hyrë në fuqi kufizime të reja për pagesat cash. Qytetarët nuk mund të kryejnë blerje mbi 5 mijë euro me para në dorë, ndërsa për bizneset kufiri është ulur në 1 mijë euro. Gjithashtu, strukturat akomoduese, institucionet publike dhe sektori i transportit janë të detyruara të ofrojnë edhe pagesat me kartë. Megjithatë, shifrat tregojnë se ndryshimi i zakoneve të konsumatorëve mbetet ende një proces i ngadaltë.

Lexo edhe
Ekonomi

Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit

Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

Tags: #bankat #Bizneset #Blerje #Ekonomi #euro #Hapesira #Kufiri #Pagesa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit
  • Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë
  • Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen
  • Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër
  • Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve
  • Denoncimi/ “Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro
  • “Kostoja për Smart City u rrit nga 60 në 118.5 mln euro”/ Denoncimi i Klevis Balliut: SHBA ka ngritur alarmin për kompaninë kontraktuese Presight AI, dyshime për lidhje me Kinën
  • Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës
  • Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 14 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Kronikë I apasionuar pas motorëve e sporteve, ky është 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mirditë! Prej 11 vitesh vuante humbjen e nënës 9 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit

Këtë vit bletarët shqiptarë po marrin 50% më pak mjaltë se një vit më parë dhe kjo vjen…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht euro ka zbritur në nivelin më të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Teksa vera sjell më shumë lëvizje në ekonomi dhe bizneset përgatiten për muajt më intensivë të vitit, bankat…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by