Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër
Ekonomi

Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër

• 6 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rritjet udhëtojnë shpejt drejt pompave të karburantit, ndërsa uljet duket se mbeten rrugës.

Ky është zhvillimi më i fundit në tregun e naftës, ku pas një rënieje të fortë të çmimit në bursën e Mesdheut, drejtuesit e automjeteve në Shqipëri vazhdojnë të paguajnë të njëjtin çmim.

Në tregjet ndërkombëtare nafta Brent ka humbur terren gjatë ditëve të fundit ndërsa edhe çmimet e karburanteve të rafinuara në bursën e Mesdheut kanë shënuar rënie të ndjeshme. Tregjet reaguan pas pritshmërive për marrëveshje të reja tregtare dhe uljes së tensioneve ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, zhvillime që zakonisht ushtrojnë presion për uljen e çmimeve të naftës.

Read more:“Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve

Por në Shqipëri efekti nuk ndihet menjëherë. Ndërsa i referohemi bursës Platts në dogana vihet re se nafta është zhdoganuar me një çmim 10% më të ulët.

Nga 29 deri më 31 korrik, çmimi i naftës në bursën e Mesdheut u rrit nga 1,393 dollarë/ton në 1,406 dollarë/ton, ose 13 dollarë për ton. Kjo rritje u reflektua menjëherë edhe në tregun shqiptar, ku më 1 gusht çmimi i naftës në pikat e karburantit u rrit nga 206 lekë/litër në 214 lekë/litër, pra 8 lekë më shumë për litër.

Ndërkohë, të dhënat e Doganave tregojnë se më 31 korrik nafta u importua me një çmim prej 1,406 dollarë/ton, ndërsa në zhdoganimin e 3 gushtit çmimi kishte rënë në 1,270 dollarë/ton.

Read more:Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës

Kjo përfaqëson një ulje prej 136 dollarësh për ton, ose rreth 9.7%. Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje të ndjeshme të çmimit të importit, deri tani ulja nuk është reflektuar në pompat e karburanteve në Shqipëri, ku çmimi vijon të mbetet 214 lekë për litër.

Ekspertët e tregut theksojnë se lëvizjet në bursat ndërkombëtare nuk përkthehen gjithmonë me të njëjtën shpejtësi në çmimet për konsumatorët shqiptarë.

Read more:Doganierët grekë në grevë, pika kufitare Kakavijë të hënën e pakalueshme nga ora 07:00 deri në 11:00

Teksa 1 rritje prej 1% e çmimit të naftës ndikoi në vend me 8 lekë më shumë në çmimin final, një rënie me 10% mbetet për tu parë kur dhe sesa do të reflektohet.

Për momentin drejtuesit e automjeteve vijojnë të paguajnë 214 lekë për litër naftë ndërsa pritet nëse rënia e kostos së importit do të përkthehet në më pak para për xhepat e qytetarëve.

Lexo edhe
Ekonomi

Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit

Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

Tags: #çmimi i naftes #dogana #Nafta #Naftë #Para #shqiperi #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit
  • Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë
  • Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen
  • Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë
  • Norma e interesit nuk ndryshon, Sejko: Shtrenjtimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare është rrezik për inflacionin
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Revoltë, rezistencë, 69 ditë protestë/ Pas fjalimeve të Kryeministria protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • I riu nga protesta pyet Ramën: Çfarë i ke ofruar rinisë? Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve
  • Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh (VIDEO)
  • Protestuesja kujton eksodin e 7 gushtit me anijen Vlora: Nuk duam më të ikim, Shqipëria është e jona!
  • FOTOLAJM/ “Ikin viganët, vijnë mjeranët”, ironia therëse që vjen nga protesta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 20 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 12 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 9 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri! 9 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit

Këtë vit bletarët shqiptarë po marrin 50% më pak mjaltë se një vit më parë dhe kjo vjen…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht euro ka zbritur në nivelin më të…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Teksa vera sjell më shumë lëvizje në ekonomi dhe bizneset përgatiten për muajt më intensivë të vitit, bankat…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by