Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet
Sociale

Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet

• 8 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mijëra automjete nga Kosova po i drejtohen Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Morinës për të kaluar një fundjavë kryesisht në qytetet bregdetare. Ky fluks i lartë, reflektohet pak më tutje nga kufiri, në rrugën e Kombit, ku nga Morina deri në pikën e pagesës së tarifës 5 euro, ngarkesa e automjeteve është e lartë.

Në pikën kufitare të Morinës po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit. Nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 08:00, në Shqipëri kanë hyrë gati 25 mijë qytetarë të Kosovës dhe mbi 6 mijë e 200 automjete.

Fluksi i lëvizjeve pritet të rritet edhe më tej gjatë orëve në vijim, përfshirë edhe ditën e diel. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë muajit korrik në pikën kufitare të Morinës, janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Read more:Sezoni veror, trafiku ‘paralizon’ daljen e Shkodrës! Policia plan për menaxhimin e fluksit të lartë të automjeteve

Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete. Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë. Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar. Në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht).

Në 7 muajt e parë të viti nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar gati 350 mijë pasagjerë. Nga ky total 189 mijë kanë mbërritur në Shqipëri. Për të përballuar fluksin e lartë, kompanitë e lundrimit po operojnë me dyfishim të lundrimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:19

Fluks në Portin e Vlorës, vijnë mijëra emigrantë e turistë! Trafik i rënduar në qytet (VIDEO)

Sezoni turistik ka kapur pikun ndaj mijëra emigrantë por dhe turistë po vijnë për pushime në vendin tonë. Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete.

Read more:Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë.

Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar.

Sakaq, dogana shqiptare bën të ditur se në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht).

Read more:VKM/ ‘Stop’ zhurmave e ndotjes! Pezullohen ndërtimet në zonat turistike gjatë sezonit, lejohen vetëm ndërhyrje të vogla gjatë orarit 08:00-17:00

Fluksi pritet të vijojë i lartë edhe në ditët në vazhdim.

Ora 07:40

Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm 3 orë (VIDEO)

Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës, në kulmin e sezonit turistik.

Read more:Revolta e 68/ “4 muaj pa ilaçe, pensioni nuk më del as për trajtimin”, denoncimi i fortë i qytetarit: Mungon medikamenti dhe çmimet në Shqipëri shumë të shtrenjta

Sipas të dhënave të Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, vetëm brenda tre orëve, nga ora 05:00 deri në 08:00 të 8 gushtit, në Shqipëri kanë hyrë 6 mijë e 847 mjete dhe 24 mijë e 764 shqiptarë të Kosovës.

Ngarkesa e mjeteve është e dukshme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit, nga Morina deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm.

Në pikën kufitare të Morinës po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim përballimin e fluksit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit, ku po punohet për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë.

Read more:Himara, një nga destinacionet e preferuara turistike në vend! Numër i lartë kërkesash për akomodim (VIDEO)

Fluksi pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, ndërsa numri i hyrjeve drejt Shqipërisë pritet të rritet më tej gjatë orëve në vijim dhe të dielën. Shumë qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Morina mbetet një nga pikat kryesore të kalimit për pushuesit nga Kosova dhe diaspora drejt destinacioneve turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë muajit korrik në këtë pikë kufitare janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Lexo edhe
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Tags: #Automjete #Diaspora #dogana #euro #fluks #Kosova #Kukes #morine #sezoni turistik #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 19 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by