Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave
Kronikë

Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave

• 1 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pronari i televizionit kabllor “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur edhe si ‘Visi i Pojës’, është arrestuar në Dubai.

Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme në prill të këtij viti kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg‘ për veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’.

Danaj dyshohet se si pjesë e grupit kriminal të ‘Visit të Pojës’, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Read more:Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

Ai dyshohet se ka pasur një rol kyç në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se rridhnin nga trafiku i kokainës. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, paratë dyshohet se janë lëvizur edhe drejt Dubait përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në maj të vitit të kaluar, SPAK vendosi nën sekuestro televizionin ‘Vlora Cable’, që është në emër të Nexhmedin Danajt, si dhe një tjetër biznes në fushën e hoteleri-turizmit, lokalin ‘Dubai Inn’ në Durrës, i cili rezulton në emër të gruas së tij, Algerta Fejzullau.

SPAK njoftoi se hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020–2025, dokumentuan 40 episode të trafikut të narkotikëve, përfshirë raste të trafikimit të kokainës dhe heroinës.

Read more:DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponjat’

Në total, operacioni ‘Ura’ çoi në 51 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa u sekuestruan pasuri, kompani, automjete dhe shuma parash që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetin kriminal. Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit Nexhmedin Danaj nga Dubai drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.

Read more:PD kërkon anulimin e koncesionit Milot-Balldren, Këlliçi: Në konsorcium kompani e hetuar nga SPAK për pastrim parash në Aruba

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi N. D., 57 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Read more:Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht

Gjithashtu, shtetasi N. D. akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme, në disa shtete, për blerjen e lëndëve narkotike.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori

Kronikë

Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve

Tags: #Amerika #Amerika latine #arrest me burg #Automjete #Biznes #dubai #Dubai Inn #elvis doci #Nexhmedin Danaj #visi i pojes #Vlora cable

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori
  • Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve
  • Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut
  • Lezhë/ Policia Rrugore prezanton bilancin e muajit gusht: Mbi 5 mijë masa, 2806 drejtues të ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë
  • Meta kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias dhe për vetë pavarësinë e gjyqësorit! Krijim i kushteve për një ‘privatizim’ faktik të sallës së gjyqit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë
  • Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve
  • “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
  • Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat
  • Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 17 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në…

• 41 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive dhe 4…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut

49-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të Kavajës është djali i…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by