Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. “Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë
Ekonomi

“Lumë” kredish për biznes dhe shtëpi, stoku i huave të dhëna nga banka kalon një trilion lekë

• 1 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreditimi po merr një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë shqiptare teksa bizneset kërkojnë financim për investime dhe zgjerim ndërsa familjet po shtojnë huamarrjen, veçanërisht për blerjen e një banese.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se viti 2026 po shoqërohet me një rritje të vrullshme të kredisë së dhënë nga bankat. Për herë të parë stoku total i kredisë për ekonominë në korrik arriti në 1 trilion e 710 mln lekë ose rreth 10.8 miliardë euro.Totali i financimit të dhënë nga bankat për bizneset, korporatat publike dhe individët.

Ndërkohë vlera e kredisë së re të dhënë gjatë 7 muajve të parë të vitit arriti në 261.1 miliardë lekë nga 231.8 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar një rritje prej 12.6%.

Read more:Vrasja e turistit te hotel “Principotes”/ BIRN: Si depërtoi kapitali kriminal në turizëm dhe dobësia e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë

Bizneset vijojnë të marrin pjesën më të madhe të financimit bankar. Vetëm gjatë korrikut, kreditë e reja për korporatat private arritën në 24.2 miliardë lekë nga 19.1 miliardë lekë një vit më parë duke shënuar një rritje prej rreth 26.8%.

Edhe më e fortë rezulton rritja e huamarrjes nga individët. Kreditë e reja për individët arritën në 13.9 miliardë lekë gjatë korrikut ose rreth 42% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky është gjithashtu niveli më i lartë i regjistruar për një muaj korrik gjatë periudhës së të dhënave të publikuara.

Read more:“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe

Një nga shtysat kryesore të kësaj rritjeje mbeten kreditë për blerjen e banesave. Gjatë 7 muajve të parë të vitit, qytetarët kanë marrë 41.9 miliardë lekë kredi për blerjen e shtëpive nga 40.8 miliardë lekë që kishin marrë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Me rritjen më të fortë gjatë muajit korrik. Kërkesa për financim për banesa vijon kështu të mbetet në nivele të larta duke konfirmuar interesin e familjeve për tregun e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë këtij viti kreditimi është zgjeruar në të gjithë sektorët e ekonomisë kryesisht në monedhën vendase.

Read more:4 mln euro për koncertin e Kanye West/ Media italiane: Qeveria shqiptare akuzohet për financim me fondet e emergjencave

Rritja e kredisë për bizneset dhe familjet sinjalizon një kërkesë më të lartë për financim ndërsa dinamika e kredive për banesa tregon se tregu i pronave vijon të mbetet një nga drejtimet kryesore ku po kanalizohet huamarrja e qytetarëve.

Lexo edhe
Ekonomi

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit

Ekonomi

Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro

Tags: #Banesa #banese #Banka #bankat #Biznes #Bizneset #euro #Financim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit
  • Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro
  • Startup Albania shpall 163 fituesit, akordohet fond mbështetës prej 600 milionë lekësh për sipërmarrjet në sektorë strategjikë
  • Më shumë leje, më pak vlerë, lejet rriten 28% në gjashtëmujor, por vlera e projekteve bie 13.2% në tremujor
  • Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive, por e vonuar
Nga të njëjtat tag-e
  • Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)
  • Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave
  • “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
  • Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit
  • “Kryeministra që kthehen në sipërmarrës, bëjnë miliona dhe blejnë vota”/ Rama dje dhe sot, akuzat ndaj Berishës kur ishte në opozitë, metamorfoza që pësoi në pushtet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 60 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 17 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri mbetet në rritje, por me ritme më të ngadalta se më…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nga eksportues në importues/ Prodhimi u rrit me 34.4%, por thatësira solli blerje energjie për 16.2 milionë euro

Shqipëria e mbylli tremujorin e dytë të vitit 2026 me një bilanc pozitiv në energji. Prodhimi vendas u…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Startup Albania shpall 163 fituesit, akordohet fond mbështetës prej 600 milionë lekësh për sipërmarrjet në sektorë strategjikë

Startup Albania ka bërë publike rezultatet e Programit të Financimit Grant 2026, me një rritje të ndjeshme të…

• 4 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by