Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Largohet Gonzato! Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon letrat kredenciale te presidenti Begaj
Politikë

Largohet Gonzato! Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon letrat kredenciale te presidenti Begaj

• 2 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Sofia Moreira de Sousa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Presidenti Begaj i uroi Ambasadores suksese në detyrën e saj në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke vlerësuar rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Brukselit dhe në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë do të vijojë të thellohet, me synim arritjen e objektivit strategjik të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në vitin 2030.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen politike, financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian për reformat transformuese në Shqipëri, duke theksuar se Delegacioni i BE-së në Tiranë është një partner i besuar dhe një bashkëpunëtor i rëndësishëm në këtë proces.

Read more:Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton

Gjatë takimit u diskutua ecuria e negociatave të anëtarësimit dhe angazhimi i Shqipërisë për përmbushjen e reformave dhe standardeve evropiane. Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të avancuar dhe dinamike të procesit të integrimit, duke dëshmuar vullnet të palëkundur politik dhe mbarëshoqëror, si dhe gatishmëri institucionale për të vijuar me përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit vlerësoi reformën në drejtësi si një nga dëshmitë më të rëndësishme të vendosmërisë së Shqipërisë për të përmbushur standardet evropiane, pavarësisht sfidave të procesit. Ai rikonfirmoi angazhimin për forcimin e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë, si dhe për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit përmes funksionimit të pavarur dhe të pandikuar politikisht të strukturave të tjera të drejtësisë.

Read more:‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës, digjen disa shtëpi të pabanuara! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit

Presidenti i Republikës rikonfirmoi, gjithashtu, se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar, i mbështetur gjerësisht nga shoqëria shqiptare, duke nënvizuar se përfshirja e të gjithë shoqërisë në këtë proces është një nga faktorët që e shtyn Shqipërinë të ecë më shpejt drejt finalizimit të procesit të anëtarësimit.

“Shqipëria është e angazhuar për përmbushjen e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Përfshirja e të gjithë shoqërisë shqiptare në realizimin e kësaj ambicieje dhe entuziazmi i saj për këtë proces janë një tipar që na diferencon dhe na nxit të punojmë edhe më fort për ta arritur këtë objektiv”, u shpreh Presidenti Begaj.

Read more:Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Gjatë takimit u evidentua, gjithashtu, harmonizimi i plotë i Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si një dëshmi e qartë e orientimit strategjik të vendit dhe e përkushtimit të tij ndaj vlerave dhe politikave të përbashkëta evropiane.

Në përfundim, Presidenti Begaj shprehu besimin se Ambasadorja Sofia Moreira de Sousa do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve Shqipëri–BE dhe në rrugëtimin evropian të vendit.

Read more:‘Benzi’ përplaset me Land Rover’ në Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë (VIDEO)

Duke iu referuar Ambasadores, Presidenti u shpreh se beson se, deri në përfundim të mandatit të saj, Shqipëria do të jetë anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe
Politikë

Veliaj me “dorë të hekurt” nga qelia! Pas Ristanit, shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Politikë

Jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Tags: #Bajram begaj #Bashkimin evropian #jetë #Presidenti #shqiperi #Shqiperia #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Veliaj me “dorë të hekurt” nga qelia! Pas Ristanit, shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj
  • Jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
  • “Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara
  • “Do të shohë tendera tmerrësisht të shtrenjtë, premtime bosh”/ Auron Tare ironizon “Pasqyrën” e Ramës me rrëfenjën e Nastradinit: Kujdes, se mos na tregon realitetin!
  • Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara
  • Po sikur Lali të dalë nga burgu? – Ide
  • Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit
  • Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton
  • Ditë e kthjellët dhe me temperatura të nxehta…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi 5 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Veliaj me “dorë të hekurt” nga qelia! Pas Ristanit, shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj. Lajmi është…

• 38 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen nga detyra, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. Lajmi konfirmohet nga burime për News24 dhe BalkanWeb. Mësohet…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Gjoba arma e fundit, jo e para!”, Rama “shuplakë” inspektorëve: Jo “shpatë” shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Denonconi inspektimet e panjoftuara

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një paralajmërim të fortë për inspektorët, që të ushtrojnë detyrën dhe jo…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by