Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Me KAYO-n, Rama gjeti alibinë për të goditur News24”/ Analiza e Genc Burimit: Evis Sala po aq përgjegjëse sa Rama nëse nuk kallëzon çfarë po luhet me biznesin e barnave
Politikë

“Me KAYO-n, Rama gjeti alibinë për të goditur News24”/ Analiza e Genc Burimit: Evis Sala po aq përgjegjëse sa Rama nëse nuk kallëzon çfarë po luhet me biznesin e barnave

• 2 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Genc Burimi

Motivimi që i bëri dorëheqjes së saj ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, përbën një skandal publik. Në rastin më të mirë, largimi për t’u marrë me kërkime akademike është një fyerje për popullin shqiptar. Qeveria e një shteti nuk është vend pushimesh ku shkon për ta provuar një vit dhe, po s’të pëlqeu, thua po iki të bëj diçka tjetër në jetë. Me kë tallet kjo zonjë e nderuar?
Po në rastin më të keq, largimi i saj me një motivacion të rremë mund të përbëjë një ditë vepër penale të moskallëzimit në drejtësinë e vendit që e pagoi për një vit, lidhur me planet ogurza në dëm të fondeve publike, për të cilat ajo mund të ketë dijeni. Të mos i pranosh këto plane është në nderin e saj. Por të mos i denoncosh ato, nëse ekzistojnë dhe ajo ka dijeni, përbën vepër penale të moskallëzimit.

Ka javë që portalet shkruanin për ultimatumin që Rama i kishte vënë ministres deri në shtator për të firmosur projektin e një kompanie shtetërore të blerjes së barnave jashtë shtetit. Deri këtu, në pamje të parë, nuk ka asgjë të keqe. Por pjesa tjetër e projektit është më preokupuese, për më tepër që Rama e ka praktikuar tashmë këtë skemë në fushën e blerjeve për mbrojtjen. Kemi të bëjmë me të njëjtin model, i cili nga pikëpamja e shtetit ligjor ka premisa të qarta korrupsioni.

Read more:Nga skandali Bankers te anijet e Bangladeshit dhe akuzat ndaj Frida Krifcës, Myslim Murrizi: Pyetjet që deputetët nuk ia bënë kreut të SPAK, Klodian Braho

Ashtu siç u krijua shoqëria shtetërore KAYO sh.a. në vitin 2024 për të menaxhuar industrinë ushtarake (ish-uzinat e Poliçanit, Gramshit), qeveria – nëse Evis Sala rrëfehet – kërkon të bëjë të njëjtën gjë në shëndetësi duke centralizuar blerjen e ilaçeve në një “superkompani” të vetme publike. Edhe këtu, në pamje të parë, nuk ka asgjë të keqe. Por, fill pas krijimit të kompanisë shtetërore, krijohet një kompani tjetër, kësaj herë private, ku kompania shtetërore e taksapaguesve shqiptarë mbetet minoritare në aksione. Dhe është pikërisht kjo kompani e dytë, e vënë në duart e privatit, që blen materiale jashtë vendit pa asnjë tender dhe pa asnjë llogaridhënie – siç po ndodh sot me mbrojtjen, ashtu siç rrezikon të ndodhë nesër me barnat.
Konkretisht, në sektorin e mbrojtjes, Kayo, pra kompania shtetërore, krijoi menjëherë pas saj një kompani tjetër me biznesmenin Ron Yeffet: TIMAK Defence ose M.K.D. Veçse në këtë kompani të re, populli shqiptar i përfaqësuar nga kompania e tij shtetërore KAYO nuk ka veçse… 20% të aksioneve! Ndërsa kompania e Ron Yeffet ka 80% ! Meqenëse në një kompani vendos ortaku mazhoritar, për blerjet që kryhen jashtë shtetit për popullin shqiptar, apo edhe për prodhimin në vend, nuk vendos më “populli” përmes KAYO-s së Ramës, por TIMAK-u ku vendos privati! Dhe ky i fundit vendosi pa asnjë tender që blerjet t’i bëjë te gjiganti izraelit i mbrojtjes, kompania shumë e respektuar Elbit Systems Ltd por që vë çmimin që do kjo dhe jo atë që rezulton nga gara e ndershme.

Read more:‘Benzi’ përplaset me Land Rover’ në Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë (VIDEO)

Populli shqiptar u detyrua ta pranojë këtë kompani dhe çmimet e saj, pa asnjë konkurrencë tjetër të huaj nga ndonjë vend tjetër i Europës apo i botës. Elbit Systems Ltd ka monopolin për rihapjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë dhe për prodhimin e dronëve e sistemeve të artilerisë.

Read more:“Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun

E njëjta skemë ekzaktësisht përflitet edhe në shëndetësi. Kompania kombëtare e barnave që do të krijohet, sipas shumë portaleve, do të themelojë një kompani private në ortakëri me konsullin e nderit të Shqipërisë në Izrael, biznesmenin Sani Sanilevich. Nëse i njëjti model biznesi gjoja shtetëror – por që në fakt nuk është i tillë – realizohet edhe te barnat, kjo do të thotë se kompania e ardhshme e përbashkët Shqipëri–Sanilevich, në pronësi mazhoritare të këtij të fundit, do t’i blejë barnat ku të dojë dhe me çmimin që të dojë, pa i dhënë llogari askujt. Ky do të jetë një monopol në emër të shqiptarëve, por çmimin, ashtu si tek rasti i mbrojtjes, do ta paguajnë shqiptarët pa asnjë konkurrencë të mundshme.

Read more:Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut

Me KAYO-n, Rama gjeti edhe alibinë për të goditur televizionin News24 dhe mediat BalkanWeb e Panorama, duke i dëbuar nga zyrat për t’ia dhënë ato kompanisë në pronësi mazhoritare të biznesmenit Ron Yeffet. A di gjë Evis Sala nëse kompania e ardhshme e blerjes së barnave do të zhvendosë ndonjë media tjetër?

Read more:‘Ushtarët izraelitë dogjën pallatin’/ Si u përdor zjarri në Vlorë për propagandë anti-izraelite, historia nisi nga një profil satirik

Lexo edhe
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Tags: #Analiza #Biznesi #Blerjet #Evis Sala #Gara #Izrael #jetë #kayo

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin