Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)
Kronikë

Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)

• 7 Shtator, 2026 • 12 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pamje dramatike vijnë nga fshati Rras i Lezhës, njësia administrative Ungrej, ku zjarret kanë djegur varrezat. Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur po rrezikojnë gjithashtu edhe një Kishë, si dhe zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren bashkë me banorët e zonës dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Po ashtu, pasuria më e madhe pyjore e Pukës, mali i Tërbunit po shkaterrohet. Flakët e riaktivizuara po bëjnë shkrumb e hi çka mbeti nga zjarret e fundgushtit.

Me një vijë zjarri që i kalon 10 kilometrat, flakët tashmë i janë afruar lagjes Pezhve, ku është djegur plotësisht një banesë. Ndërhyrja nga ajri në Tërbun ka qenë e pamundur, për shkak se 2 helikopterët ndodhen në operacion në Shkodër.

Sakaq, ushtarët dhe zjarfikeset kane krijuar perimetër sigurie, në fshatin Bardhaj të Shkodrës, i cili gjendet në flakë prej 3 ditësh. Banorët kërkojnë që të gjenden urgjentisht zjarrvënësit.

“Situata ka qenë dramatike, jemi rrezikuar i gjithë fshati. E dënojmë unë e gjithë fshati që është një masakër, është një dëm që i ka sjellë fshatit. Kërkojmë që shteti të vërë personat përgjegjës para ligjit”, shprehen banorët.

Në mbarë vendin numërohen 14 vatra aktive, përfshirë Malin e Dajtit, Vajkalin në Bulqizë e Kryeziun në Kavajë. Ndërkohë, policia ka treguar zero tolerancë ndaj piromanëve. Në Fier janë arrestuar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme: një 25-vjeçar në fshatin Hasturkas, i kapur me dron në zonë të mbrojtur dhe një 60-vjeçar në Eskaj që i vuri zjarrin tokës së marrë me qira. Dy të moshuar të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Lidhur me situatën, reagoi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili tha keto zjarre nuk janë pakujdesi, ndaj policia do të vijojë monitorimin e rreptë të territorit për të identifikuar dhe ndëshkuar çdo shkelës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:41

Flakët përfshinë varrezat, Pjerin Ndreu: Nuk ka vend për panik, zjarri në Rras të Lezhës u shua pa dëme serioze

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar për situatën e zjarreve në zonën e Ungrejt, duke deklaruar se nuk ka vend për panik, pasi flakët që prekën varrezat në fshatin Rras, sipas tij janë shuar pa shkaktuar dëme serioze.

Read more:Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit (VIDEO)

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndreu tha se zjarri është përballuar prej një jave në një terren tejet të vështirë, ndërsa theksoi se nuk ka pasur dëmtime serioze në banesa apo varreza.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e raportimit të situatës, duke akuzuar disa persona se po e përdorin situatën për t’u “ekzaltuar në rrjetet sociale”, ndërsa u bëri thirrje kritikëve që, përpara se të alarmojnë opinionin publik, të japin kontribut në përballimin e situatës.

“Para se të venë kujën, të japin kontribut”, shkruan Ndreu, duke shtuar se situata po menaxhohet nga strukturat në terren.

Ora 15:42

Zjarri në Rras të Lezhës djeg varrezat, në rrezik edhe Kisha e zonat e banuara! Flakët favorizohen edhe nga era e fortë

Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar ditën e sotme, pasi flakët janë favorizuar edhe nga bimësia e dendur dhe era e fortë.

Zjarri ka djegur varrezat në fshatin Rras, ndërkohë që po rrezikon edhe zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj, si dhe Kishën e rindërtuar pak javë më parë në Rras të Butë.

Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.

Ora 14:34

Pamjet me dron, Tërbuni nën ‘mëshirën’ e zjarrit, tymi i dendur mbulon pyllin me pisha! Vija e flakëve arrin në 10 km

Zjarret në masivin pyjor me pisha të Tërbunit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, ndërsa era përhap me shpejtësi flakët.

Read more:VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…

Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë si mbi pyllin e pishave ngrihet tym i dendur.

E konsideruar si pasuria më e madhe pyjore që kishte Puka, Tërbuni tashmë po kthehet në një siperfaqe pa gjelbërim. Zjarri po përpin atë çfarë mbeti nga zjarret e fund gushtit të këtij viti.

Ndërhyrje nga ajri nuk u realizua për shkak se në zona të tjera veç pyjeve po rrezikohen dhe banesa, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë në malin mbi qytetin e Pukës duket se nuk po arrijnë të vënë nën kontroll as këndin e zjarrit ku janë përqendruar. Terreni ka pamundësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa e gjithë përpjekja po bëhet me mjete rrethanore, çfarë ka sjellë dhe mungesën e rezultatit për shuarjen e flakëve.

Vija e zjarrit është përhapur në më shumë se 10 kilometër. Zjarri po i afrohet lagjes Pezhve në qytetin e Pukës, ku rrezikohen shtëpi të pabanuara.

Ora 14:26

Zjarri në Myselim-Bardhaj, banorët: Natë e vështirë, rrezikohej gjithë fshati! Shteti të vërë autorët para përgjegjësisë

Banorët e Myselimit dhe Bardhajve kanë shprehur vlerësimin për gatishmërinë dhe punën e strukturave të angazhuara në përballimin e zjarrit që përfshiu zonën dhe rrezikoi banesat.

Sipas tyre, ndërhyrja e koordinuar nga toka dhe ajri, si dhe puna e pandërprerë gjatë natës, kanë qenë vendimtare për izolimin e vatrave më të rrezikshme, mbrojtjen e banesave dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.

Ndërkohë, banorët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë deri në fund shkaqet e zjarrit dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.

“Mbrëmë ka qenë një natë e vështirë për tërë fshatin dhe zonën e Myselimit.”

Read more:Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

“Kam ardhur mbrëmë te familja dhe kur kam parë zjarrin këtu mbrapa bashkë me fëmijët… zjarrfikësja na ka ndenjur gati, shyqyr që nuk mori flakë tërë shtëpia.”

“Situata ka qenë dramatike, jemi rrezikuar i gjithë fshati. E dënojmë unë e gjithë fshati që është një masakër, është një dëm që i ka sjellë fshatit. Kërkojmë që shteti të vërë personat përgjegjës para ligjit”, shprehen disa prej banorëve.

Ora 13:56

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës (VIDEO)

Pas disa orëve betejë me flakët është vënë nën kontroll zjarri në Çërrilë të Mallakastrës. Zjarri i përmasave të mëdha nisi mesditën e djeshme në një sipërfaqe me pisha, ullishte e bimësi dhe u përhap me shpejtësi i favorizuar nga era.

Pavarësisht terrenit të thyer që ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll, por u riaktivizua gjatë natës. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës nisën punën për neutralizimin e flakëve të cilat tashmë janë shuar plotësisht.

Ora 11:49

Zjarri në Shkodër, prefektja Duda: Vatra ndodhet në terren malor, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Orët e vona të pasdites të së dielës ishin sfiduese për zjarrfikësit që po shuanin flakët në Bardhaj-Myselimaj të Shkodrës. Prefektja Holta Duda thotë se ndërhyrja vijon edhe sot, në një terren të vështirë, por situata është më e qetë dhe nuk ka rrezik për banesat.

“Është një terren shumë i vështirë për t’u aksesuar që vihet në mënyrë të koordinuar u pasi ulet intensiteti i vatrave me ndërhyrje nga ajri, ndërhyhet nga toka për të minimizuar dëmet dhe izoluar banesat. Në këtë moment situata paraqitet pak më e qetë. Vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terren malor. Për banesat është evituar rreziku dhe janë nën orientim të afërt të efektivëve zjarrfikës”, thotë Duda.

Edhe në Tërbun që disa javë më parë flakët dogjën masivë pyjorë, po vijon operacioni për izolimin e vatrës.

“Një situatë mjaft problematike paraqitet edhe njëherë në zonën e Tërbunit, një fshat më poshtë nga ku kishim situatën e disa javëve më parë. Gjithë forcat operacionale vendore janë angazhuar dhe po ndërhyjnë në një terren të vështirë”, shprehet Duda.

Read more:Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)

Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorë e vullnetarë që po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 10:11

Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas. Për zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman që përfshiu bimësi e pyje në zonë të mbrojtur, është arrestuar një 25-vjeçar. Një 60-vjeçar në Eskaj u vu në pranga pasi kishte ndezur zjarr qëllimisht në tokën që kishte marrë me qira.

Për dy të moshuar të moshave 71 dhe 77 vjeç, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për zjarret e ndezura në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës.

Për piromanët ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzon punën e autoriteteve dhe garanton se Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje.

“Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia. Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje. Kujdesi i secilit prej nesh është mbrojtje për të gjithë”, shkruan Lamallari.

Njoftimi i plotë:

Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë

Procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe Mallakastër

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.

Read more:PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:

-Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij;

-Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

P.J/R.Xh/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Lezhe
  • zjarret 2026
  • Tirane
  • Diber
  • Shkoder
  • zjarr
  • zjarrfikës
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


5.0 / 5 (2 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Banesa #Banorët #Besfort Lamallari #Bulqize #Diber #Lezhe #Shkoder #Tirane #zjarr #zjarret 2026 #zjarrfikës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat e Magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pakënaqësia është rritur”/ Këshilltari strategjik për protestat në Tiranë: Jam i impresionuar nga tubimet, njerëzit duan dinjitet
  • Zjarri ‘pushton’ varret në Ungrej të Lezhës/ Gjekmarkaj: Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive, kërkohet ndërhyrje urgjente
  • Zjarri në Himarë i qëllimshëm? Tavo: Nuk mund të shprehem pa hetim, skenaret për Paketën e Maleve janë përralla
  • Zjarret në Himarë/ Vangjel Tavo për Report TV: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, po evidentojmë dëmet, qytetarët do të kompensohen
  • Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 7 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës 4 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 99 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi! 4 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi 4 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Hysen Balla, 45 vjeç, drejtonte një automjet tip “Volksëagen Passat” kur rreth orës 05:20, në Maminas, përplasi nga…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 15 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Hysen Balla, 45 vjeç, drejtonte një automjet tip “Volksëagen Passat” kur rreth orës 05:20, në Maminas, përplasi nga…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)

2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes…

• 4 orë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by