Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

• 6 Shtator, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24 orëve të fundit.

Fieri vijon të jetë vatër problematike ku veç angazhimit të 13 automjete zjarrfikëse e 4 autoboteve, po ndërhyhet me një helikopter dhe një avion ‘Air Tractor.’ Në Çërrilë të Mallakastrës një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët.

Në Bardhaj dhe Myselim të Shkodrës, pas një riaktivizimi të zjarrit gjatë mesditës, të favorizuar nga era, situata është drejt normalizimit. Sipas kryebashkiakut Benet Beci, banesat janë jashtë rrezikut dhe vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan 6 automjete zjarrfikëse, forca të shumta në terren dhe 2 helikopterë, ndërsa zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm.

Në Tërbun ka një vatër të re zjarri, pas flakëve që përfshinë një sipërfaqe prej 3 mijë hektarësh disa ditë më parë.

Në malin e Dajtit janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter.

Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:11

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Çërrilë të Mallakastrës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditen e sotme në zonën malore të Mallakastrës, në fshatin Çërrilë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Read more:Bletarët e Mallakastrës përballë sfidave të klimës: Thatësira pengon zhvillimin e bletës dhe prodhimin e mjaltit

Terreni i thyer e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, por falë angazhimit së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht po mbahet në monitorim, por era rrezikon riaktivizimin e flakëve.

Ora 18:16

Vlorë/ Zjarr në Kropisht, flakët përhapen me shpejtësi në një gjatësi prej 1.5 km! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i konsiderueshëm ka rënë në fshatin e Kropishtit, në territorin e bashkisë Selenicë, qarku Vlorë.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të përmasave të flakëve është kërkuar ndërhyrja edhe e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.

Zjarri është përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.

Për shkak të situatës dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ora 16:22

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era, shërbimet zjarrfikëse në terren (VIDEO)

Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Flakët po përhapen me shpejtësi në pyllin e Ndërnenasit, të favorizuara nga era e fortë.

Shërbimet zjarrfikëse të Fierit ndodhen në terren dhe po vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të frenuar përhapjen e flakëve.

Read more:Policia kontrolle ndaj makinave luksoze në Tiranë, verifikohet origjina e mjeteve dhe burimi i pasurisë (VIDEO)

Ora 16:15

Shkodër/ Vihet nën kontroll zjarri në Bardhaj dhe Myselim, Benet Beci: Banesat janë jashtë rrezikut (VIDEO)

Pas një riaktivizimi të zjarrit gjatë mesditës, të favorizuar nga era, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit, ndërsa banesat janë jashtë rrezikut. Kështu bën të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Sipas Becit, vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.

Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave.

“Pas një riaktivizimi të zjarrit, të favorizuar nga era gjatë mesditës, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt normalizimit dhe banesat janë jashtë rrezikut. Vatrat janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Në operacion u angazhuan zjarrfikësit, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, punonjësit e njësive administrative, vullnetarët dhe banorët e zonës.Operacioni u mbështet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët ndërhynë mbi vatrat më problematike, duke ndihmuar në izolimin e flakëve, frenimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e banesave. Zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm” shkroi Beci.

Ora 14:29

Zjarr në Borje të Kukësit, era favorizon flakët

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një sipërfaqe të mbuluar me dëllinja në fshatin Borje, në Shishtavec të Kukësit.

Për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit janë angazhuar banorë të zonës, ndërsa zjarrfikësja e Kukësit është nisur menjëherë.

Read more:Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Në Fier po punojnë 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës dhe malin e Dajtit

Sipas banorëve, situata po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe rrit rrezikun që zjarri të afrohet drejt banesave.

Ora 14:08

Iu afrua banesave, shuhet zjarri në Krastë të Elbasanit

Një zjarr ka përfshirë kodrën e Krastës në Elbasan duke iu afruar banesave. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë duke arritur ta vendosnin në kontroll e më pas e kanë fikur.

Ora 13:36

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.

Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë bashkuar në operacionin për neutralizimin e zjarrit. Ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa vatra ndodhet larg zonës së banuar.

Ora 13:32

Zjarri në Myselim dhe kodrat e Bardhajt në Shkodër, flakët u afrohen banesave! Ndërhyn edhe helikopteri, banorët: Dëm kolosal

Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit dhe në kodrat e Bardhajve, në Shkodër. Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.

Në Bardhaj, ku një vatër e zbritur nga kodra është afruar pranë zonës së banuar. Zef Dushi, banor i zonës, tregon se pranë banesës së tij janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore, ndërsa apelon për ndihmë nga institucionet.

“Unë kam shkuar të marr gruan rreth orës 11. Kur vijmë, shohim zjarrfikësen. Kur erdhëm te ura, pamë tymin. Tha gruaja ‘te shtëpia jonë more!’ përhapet me sekonda, ka bërë dëm kolosal, më ka djegur ullinjtë, veglat”, thotë ai.

Read more:Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

Një tjetër banor kërkon vijimin e ndërhyrjes nga ajri, duke paralajmëruar se, pa mbështetjen e helikopterit, situata mund të përkeqësohet.

“Është gjithë ky vend, duhet ndërhyrje. Njerëzit s’kanë ç’bëjnë. Erdhi helikopteri e fiku, por ka vazhduar tërë natën. E rrezikshme se i djeg tërë malet, bardhanjorët ndodhen mbrapa malit, kanë shtëpitë”, shprehet banori.

Në terren janë angazhuar forca të shumta tokësore ndërsa vijon edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Forcat operacionale janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Ora 13:12

Rindizet zjarri në masivin pyjor të Tërbunit, dyshohet i qëllimshëm! Flakët favorizohen nga era e fortë, rrezikojnë kurorën e qytetit (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në masivin pyjor të Terbunit, vetëm pak ditë pasi flakët përfshinë zonën duke djegur rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, ndërkohë që me intensitetin aktual zjarri rrezikon edhe kurorën e qytetit.

Read more:PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Sipas informacionit paraprak, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Ngjarja ndodh në një kohë kur Bashkia ka hapur konsultimet për instalimin e parkut eolik në këtë zonë.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve.

Ora 12:30

Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb

Kodrat e gjelbëruara të Levanit që mund të shiheshin vetëm pak ditë më parë, pas zjarrit janë veçse sipërfaqe të hirta.

Në videon krahasuese, shihet sesi tokat e mbjella me pemë frutore e ullinj janë shkretuar, ndërsa shtëpitë, për të cilat shumë banorë u përpoqën t’i shpëtonin nga flakët, zbardhin mes panoramës së zymtë.

Në Levan, u dogj një banesë dhe një stallë, por bagëtitë shpëtuan. Megjithatë, ka dëm të konsiderueshëm edhe për blegtorinë.

Sot vatra është ende aktive dhe nuk përjashtohet rreziku i aktivizimit. Në terren ndodhen forca të shumta, si dhe një avion ‘Air Tractor’ e një helikopter.

Lexo edhe
Kronikë

‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë! Bedinaj thirri njerëz të armatosur, na sulmuan me plumba kur po largoheshim

Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

Tags: #Automjete #avion #Banorët #Benet Beci #Dushi #Elbasan #Fier #frakull #Shkoder #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë! Bedinaj thirri njerëz të armatosur, na sulmuan me plumba kur po largoheshim
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Aksioni për makinat e braktisura në Tiranë, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Largojini nga rrugët, mos i lini në hapësirat publike
  • Zjarret/ Në Fier angazhohen 1 avion dhe 1 helikopter! Ndërhyrje nga ajri për vatrat në Bardhaj të Shkodrës, flakët pranë banesave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 17 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 6 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë! Bedinaj thirri njerëz të armatosur, na sulmuan me plumba kur po largoheshim

Biznesmeni Luan Muça ka reaguar publikisht për ngjarjen ku u përfshi në një konflikt të armatosur me biznesmenin…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24…

• 4 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

11 vatra vijojnë ende të jenë aktive dhe 5 të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas bilancit të 24…

• 4 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by