Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Denoncimet “bombë” të Ahmetajt, Lubonja: Zullum i madh! I kanë dalë zorrët këtij sistemi. Ramës i ka rënë kredibiliteti edhe te ndërkombëtarët
Politikë

Denoncimet “bombë” të Ahmetajt, Lubonja: Zullum i madh! I kanë dalë zorrët këtij sistemi. Ramës i ka rënë kredibiliteti edhe te ndërkombëtarët

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e forta dhe denoncimet e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati dhe sot dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko.

Në një bisedë me gazetaren Bruko, Lubonja i cilësoi zhvillimet e fundit si një “luftë pushtetesh”, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi arrestimin e Agasit dhe mungesën, sipas tij, të një qëndrimi publik nga SHISH.

Read more:“Rama dhe Ahmetaj kanë qenë të afërt”/ A duhet të hetohet KAYO? Braçe: Nëse ka fakte të bëhet kallëzim! Procesi pas ligjit duhet të verifikohet nga institucionet

“Mendoj se tani është luftë pushtetesh. Agasi u arrestua. Nuk e di nëse e arrestoi ai apo jo. Ka dalë ndonjë përgjigje nga SHISH? Asgjë! Ka dalë nga të huajt”, u shpreh Lubonja.

Analisti komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për krimin dhe pastrimin e parave, duke theksuar se, sipas tij, problem nuk është vetëm ekzistenca e këtyre fenomeneve, por mënyra se si ato zhvillohen në Shqipëri.

Read more:“Abuzim shumë i madh” – Braçe pranon skandalin e ‘Bankers’: 20 vjet pa paguar asnjë qindarkë tatim-fitim

Lubonja tha se presioni politik dhe shoqëror është rritur, ndërsa iu referua edhe protestave dhe fakteve të bëra publike nga Ahmetaj. “Mendoj se gjithsesi një presion i madh ka dhënë dhe protesta. Dhe këto fakte që tha Ahmetaj. Nga i erdhën këto fakte atij? Se unë mendoj se ato janë të vërteta. Ne i dimë këto, këto janë provat. Ne e dimë se ai bën pazare”, tha analisti.

Në vijim, Lubonja përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se zhvillimet e fundit kanë dëmtuar edhe imazhin e tij jashtë vendit. Në përfundim, analisti vlerësoi si pozitive faktin që këto çështje po bëhen publike, duke thënë: “Mendimi im është që duhet shumë mirë që dalin këto gjëra.”.

Read more:Inceneratori i Tiranës/ Rrethohet vila në Palasë, arrestohet Renardo Nallbani! Në kërkim prej dy vitesh

“Mendoj se tani është luftë pushtetesh. Agasi u arrestua. Nuk e di nëse e arrestoi ai apo jo. Ka dalë ndonjë përgjim nga SHISH? Asgjë! Ka dalë nga të huajt. Ai thotë që; do hymë në BE. Ai thotë; të sakrifikojmë ndonjë, se na doli boja. Krim ka gjithandej, pastrim parash ka gjithandej. Po pastrim parash ka gjithandej, por jo me lejen e kryeministrit. Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Mendoj se gjithsesi një presion i madh ka dhënë dhe protesta. Dhe këto fakte që tha Ahmetaj. Nga i erdhën këto fakte atij? Se unë mendoj se ato janë të vërteta. Ne i dimë këto, këto janë provat. Ne e dimë se ai bën pazare. Ky zullum i madh, se i kanë dalë zorrët këtij sistemi, vë në vështirësi dhe ata që janë më të paturpshmit, siç është ky. (Rama). Se ai nuk ka turp fare. I ka rënë kredibiliteti dhe te ndërkombëtarët. Mendimi im është që duhet shumë mirë që dalin këto gjëra.”, tha Lubonja.

Lexo edhe
Politikë

Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!

Politikë

Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!

Tags: #arben ahmetaj #Edi Rama #Ola Bruko #Pastrim #Pastrim parash #Protesta #rama #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!
  • Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!
  • “Të çohet në këmbë Shqipëria”/ Aktivistja Jaupaj: Vendi në mjerim. Në shesh deri në largimin përfundimtar të Ramës
  • Aktivisiti nga diaspora: Protesta duhet të përshkallëzohet! Jemi gati të qëndrojmë disa ditë para institucioneve!
  • “Protestuesit dje u arrestuan në trotuare, pa bërë shfaqje dhune!”/ Ironizon mjeku Ermal Pashaj: S’më vjen çudi që të dalë një VKM ku veza të quhet si “armë e ftohtë”!
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!
  • “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët!
  • Bardhi akuza të forta ndaj Ramës për audiopërgjimin: Pse hesht për planin e mikut të tij për trafikun e armëve?
  • Nga shanset për krijimi e një partie të re nga protesta te një aleancë me opozitën, Arlind Qori i prerë: S’duam ujdi pazaresh mes kryetarëve të partive! Neveri! Shqiptarët duan; ‘Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • Protesta mbi 100 ditë dhe krizat e pushtetit / Qori: Parlamenti të shpërbëhet dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme! Mazhoranca nuk ka legjitimitet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 10 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 8 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!

Aktivisti Erlind Xhindi ka komentuar protestat dhe diskutimet për krijimin e një force të re politike nga lëvizja…

• 5 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!

Aktivisti Erlind Xhindi ka folur në News24 për protestën e zhvilluar një ditë më parë, përplasjet me policinë…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Të çohet në këmbë Shqipëria”/ Aktivistja Jaupaj: Vendi në mjerim. Në shesh deri në largimin përfundimtar të Ramës

Aktivistja Nevila Jaupaj, emigrante në Kanada, në një lidhje me News24 tha se protesta nuk duhet të jetë…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by