Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Elbasan/ Protesta në Letan kundër gurores, qytetarët ngrenë zërin: Na mbyti me pluhur, nuk hapim dot dritaret!
Sociale

Elbasan/ Protesta në Letan kundër gurores, qytetarët ngrenë zërin: Na mbyti me pluhur, nuk hapim dot dritaret!

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banorët e fshatit Letan në Elbasan, kanë ngritur zërin kundër aktivitetit të një guroreje pranë banesave të tyre. Ata ankohen për ndotje te ajrit nga pluhuri i përpunimit te inerteve. Kompania tha se disponon leje mjedisi.

Në një ditë të zakonshme, puna në guroren që ndodhet në Elbasan nis rreth orës 08:00, por këtë të mërkurë, mjetet e punës u fikën ndërsa zhvillohej protesta e banorëve të fshatit Letan, në Njësinë Vendore Bradashesh të Elbasanit.

Banorët ankohen se nuk hapin dot dritaret për shkak të tymit dhe pluhurit që vjen prej gurores, e cila ndodhet afro 200 metra pranë banesave të tyre.

Read more:Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë: Nuk duhet të prekemi, Dimali duhet të jetë bashki

“Nuk është as 200 metra vijë ajrore. Komplet në kundërshtim me gjithë kriteret. Pa 400 metra nuk duhet të jetojë asnjë. Këto po na marrin jetën ditën që është ditë. Nuk po hapim dot një dritare”, tha një prej protestuesve.

Të paktën 50 familje pretendojnë se janë të prekura nga ky aktivitet. I janë drejtuar me shkresa institucioneve lokale dhe qendrore, por nuk kane gjetur zgjidhje.

“I kemi kërkuar Bashkisë Elbasan. Na ka kthyer përgjigje se do merren masa. Po kalon një vit dhe nuk është bërë asgjë. Kjo gurore këtu duhet të bllokohet, sepse ndryshe nuk jetohet”, tha një tjetër banor i zonës.

Read more:Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, kërkon fokus te siguria në shkolla dhe lufta kundër krimit

Ata kërkojnë mbylljen e aktivitetit të gurores, pasi ndër të tjera ka dëmtuar dhe produktet bujqësore.

“Kërkojmë nga kryeministri të ndërhyjë vetë. Kemi bërë kërkesa të ndryshme të gjitha institucioneve vendore”, tha një tjetër protestues.

“Katastrofë e madhe mjedisore. Me këtë vapë sot, mbyllemi brenda në shtëpi. Mbyllim dyer e dritare”, tha një tjetër qytetar i pranishëm në protestë.

Read more:“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari

Kompania “IBN – I” me administrator Ervin Hasaj, e cila shfrytëzon guroren për të nxjerrë inerte, thotë disponon dokumentacion të rregullt, përfshire lejen mjedisore.

Po kështu, kjo kompani thotë se ka marrë përsipër asfaltimin e rrugës që është dëmtuar nga mjetet e tonazhit të rëndë. Banoret nuk janë dakord, dhe këmbëngulin në mbylljen urgjente të gurores.

Lexo edhe
Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Sociale

Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit

Tags: #Aktivitet #Banorët #bradashesh #Elbasan #Familje #gurore #inerte #Letan #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor
  • Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit
  • Farmacistë të huaj në kërkim të punës në Shqipëri, Urdhri: Leja e qëndrimit nuk mjafton, duhet licencë dhe njohuri e gjuhës shqipe
  • Rriten regjistrimet në Universitetin e Gjirokastrës, 300 studentë në fazën e parë, interesi i lartë për infermierinë dhe ekonomikun
  • Azilet kërkojnë staf jashtë vendit, filipinasit dhe tunizianët pritet të kujdesen për të moshuarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet tubimi i 103/ Protestuesit thirrje në kor: Nesër më shumë
  • Përgjysmoi qiranë e tokave, banorët në protestë kundër ‘Bankers Petroleum’! Mësyjnë puset e naftës
  • Vijon marshimi në bulevard, oshëtijnë thirrjet: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën
  • Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
  • “Kujtoni fëmijët tuaj kur i përcollët për jashtë shtetit”, protestuesja: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë. Këtu do vendosim ne
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 10 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 6 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për institucionet arsimore! Në fokus garantimi i procesit të rregullt mësimor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t’i rikthehet zhvillimit

Ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një investim i kërkuar…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Farmacistë të huaj në kërkim të punës në Shqipëri, Urdhri: Leja e qëndrimit nuk mjafton, duhet licencë dhe njohuri e gjuhës shqipe

Një njoftim për punësimin e farmacistëve nga Etiopia ka vënë në lëvizje Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë. Në…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by