Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
Kronikë

Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!

• 22 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua mbi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të nxjerrë nga SPAK për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Gjatë fjalës së tij, ish-prokurori Ervin Karanxha, duke iu referuar 2 akuzave të ngritura nga SPAK për Hysenin, “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”, tha se dënimi për veprën e parë është deri në 5 vite, ndërsa për të dytën 2-7 vite.

Më tej Karanxha tha se SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut dhe sipas tij, me shkresa të zyrtarëve të këtij institucioni janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë.

“Kjo është çështje me fraksion. Çështja kryesore është ajo e AKSHI-t, që ka shumë persona nën hetim, por një nga fraksionet është edhe ky. Duke nisur nga akuzat, ligji thotë në mënyrë të qartë ‘zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave’. Pra Vlora Hyseni ka zbuluar akte sekrete, që për shkak të detyrës së saj nuk duhet t’i nxirrte. Për mua pavarësisht se kjo akuzë është më e lehtë se ajo e ‘përkrahjes së autorit të krimit’, për mua kjo është më e rënda, për shkak të pozitës që Hyseni mban. ‘Përkrahja e autorit të krimit’ përmban dënim nga 2-7 vite burg. Zbulimi i akteve sekrete e ka dënimin deri në 5 vite burg. Mos të harrojmë që SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut dhe me shkresa të këtyre zyrtarëve, që i tregojnë dokumentat grupeve kriminale, janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë. Nga ana tjetër grupet kriminale janë certifikuar si të ligjshëm nga ana e këtyre organeve shtetërore”, tha mes të tjerash Karanxha.

Read more:Salianji në ‘Repolitix’: Nesër depozitoj në PD kërkesën për informacion se si u përjashtova! Berishën nuk e do 80% e partisë

Ndërkohë avokati Rezart Kthupi tha se pezullimi i një funksionari publik (siç veproi SPAK me Vlora Hysenin), duhet të vijë automatikisht për sa kohë që funksionari publik dyshohet për një vepër penale të kryer në ushtrim të funksionit.

Kthupi shtoi gjithashtu se pezullimin nga detyra të një funksionari publik e kërkojnë edhe Prokuroritë e rretheve dhe sipas tij, nuk është SPAK që po e bën për herë të parë.

Më tej Kthupi tha se kryeministri Edi Rama përdor një standard të dyfishtë kur thotë se ‘vlerësojmë punën e Vlora Hysenit, por drejtësia duhet të bëjë punën e vet’. Ai shtoi se Rama duhet të ‘ndajë shapin nga sheqeri’.

Read more:Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)

“Çështja e pezullimit të një funksionari publik duhet të vijë automatikisht për sa kohë funksionari publik dyshohet për një vepër penale të kryer në ushtrim të funksionit. Një nga kushtet kryesore që kërkojnë masat e sigurimit, është mos kryerja e të njëjtës vepër penale. Pra nëse ti ke bërë një vepër penale duke ushtruar funksionin publik, a ekziston rreziku që ti të kryesh një tjetër vepër penale në ushtrim të këtij funksioni. E kërkojnë edhe Prokuroritë e rretheve pezullimin, jo vetëm SPAK. Rama ka gjetur një standard prej kohësh që bën këtë dyzimin në koncepte. Duhet ndarë shapi nga sheqeri. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe ajo që i kërkohet kryeministrit është të mbajë përgjegjësi politike. Hyseni ka nisur punë si këshilltare personale e kryeministrit. Funksioni kryesor që ka SHISH është që të informojë kryeministrin dhe Presidentin në përditshmëri për gjendjen e sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar. Personi që duhet të informonte kryeministrin për të gjitha çështjet që ndodhin në Shqipëri, nuk e ka bërë këtë”, tha Kthupi.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, e cilësoi këtë rast si një ngjarje me peshë shumë të madhe negative. Ndërsa analisti Edvin Kulluri tha se me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Vlora Hysenit, është shembur gjithë arkitektura e sigurisë Kombëtare. Ai shtoi se Presidenti Bajram Begaj ka përgjegjësinë kryesore politike, pasi nuk ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare prej kohësh.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:29

Arresti për Vlora Hysenin/ Petro Koçi: Ngjarje me peshë shumë të madhe negative! Kulluri: Është shembur arkitektura e sigurisë Kombëtare, Begaj ka përgjegjësinë më të rëndë politike

1790106303_repolitix.jpg

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua mbi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të nxjerrë nga SPAK për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Read more:Arresti ndaj drejtoreshës së SHISH, Çipa kërkon transparencë: Zbardhja e së vërtetës është detyrim, depërtimi i krimit në strukturën e shtetit është alarmant!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, e cilësoi rastin si një ngjarje me peshë shumë të madhe negative, pasi sipas tij, vë në pikëpyetje integritetin e një prej titullarëve të institucioneve të rëndësishme, si është SHISH.

Koçi tha gjithashtu se reagimi i kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin nga detyra të Vlora Hysenit, është një standard automatik që sipas tij duhet të ndodhë në çdo rast.

Petro Koçi shtoi se ky standard, nuk ka ndodhur në rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ku mazhoranca me forcën e kartonave në Parlament bllokoi heqjen e imunitetit të saj, që di i hapte rrugë SPAK për ta arrestuar.

Read more:Protestat e PD me molotovë, Softa: Skenar i njëjtë, nuk sjellin njerëz! Karanxha: Me dhunë s’vihet në pushtet! Strategjia e Hitës, eksperti: Menaxhim i avancuar

“Është një ngjarje me një peshë shumë të madhe negative. Vë në pikëpyetje integritetin e një prej titullarëve të institucioneve të rëndësishme të shtetit, siç është SHISH, i cili për aspekte të sigurisë kombëtare ka peshë shumë më të madhe sesa institucionet e tjera që janë kushtetuese, por që nuk kanë mision specifik në sigurinë kombëtare. Reagimi i Ramës dhe i Presidentit të Republikës është një standard automatik. Në çdo rast kështu duhet të ndodhë. Kështu duhet të ndodhte edhe në rastin Balluku, por nuk ndodhi. Ky rast vë në pikëpyetje edhe mënyrën sesi përzgjidhen këta drejtues”, tha Koçi.

Nga ana tjetër, analisti Edvin Kulluri tha se me vendosjen nga SPAK të masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, pas akuzave “nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”, është shembur e gjithë arkitektura e sigurisë Kombëtare.

“Nëse do të ishte një rast i izoluar, mund ta quanim një aksident. Por kur kujtojmë dosjen e AKSHI-t, drejtuesen e AKSHI-t, e lidhur fortë me sigurinë kombëtare, çështjen e TIMS-it, që janë cënuar të dhënat e hyrje-daljeve në territorin e Republikës së Shqipërisë të qytetarëve, kemi përgjimin e Ben Ahmetajt që tani është hapur një kapitull tjetër në Ministri të Mbrojtjes për KAYO-n, drejtori i përgjithshëm i Policisë. Çfarë ka mbetur më këtu që të cënohet siguria kombëtare? S’ka mbetur më gjë. Këtu është shembur gjithë arkitektura e sigurisë kombëtare, për shkak të drejtimit të institucioneve”, tha mes të tjerash Kulluri.

Read more:“Skandalet s’kanë të sosur”/ Protestuesi: Sot ra shteti. Çfarë duhet të ndodhë tjetër? Rama të shporret

Më tej Kulluri shtoi se njeriu i parë që ka përgjegjësi të rëndë politike për këtë rast është Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili sipas tij nuk e ka mbledhur prej kohësh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Më tej, me ironi Kulluri tha se NATO do të ketë më shumë siguri nëse Samitin që pritet të zhvillohet në Shqipëri, do ta zhvillonte në Teheran apo Phenian.

“Njeriu i parë që ka përgjegjësi të rëndë politike është Presidenti i Republikës, i cili më shumë se një herë ka pasur mundësinë të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por nuk e vë ujin në zjarr. Sigurinë kibernetike e kemi gërmadhë, sigurinë e informacionit të klasifikuar, gërmadhë. Në Ministrinë e Mbrojtjes kemi probleme shumë të mëdha. Edhe presim të zhvillohet këtu Samiti i NATO-s. Unë po të isha sekretar i NATO-s, do e zhvillojë më mirë Samitin në Teheran, Pekin dhe Phenian. Pse është arrestuar kryekamarieri te vilat qeveritare? Flitet që ka fshirë kamerat. Pra na bika që personat, grupe kriminale kanë ngrënë te tavolina ngjitur me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit”, shtoi Kulluri.

Lexo edhe
Kronikë

Elbasan/ 8 fshatra pa energji elektrike, shkak rrëzimi i një shtylle elektrike (VIDEO)

Kronikë

Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli, evakuohen pushuesit! Neutralizohet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

Tags: #AKSHI #Aksident #Arkitektura #Bajram begaj #Ervin Karanxha #hetimet per grupin e agasit #repolitix #rezart kthupi #SHISH #spak #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Elbasan/ 8 fshatra pa energji elektrike, shkak rrëzimi i një shtylle elektrike (VIDEO)
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli, evakuohen pushuesit! Neutralizohet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët pranë banesave dhe hoteleve! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet tubimi i 115-të, protestuesit: Nesër më shumë
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
  • Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën
  • Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Elbasan/ 8 fshatra pa energji elektrike, shkak rrëzimi i një shtylle elektrike (VIDEO)

Rreth 8 fshatra, ku janë edhe 30 biznese kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme në njësinë…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli, evakuohen pushuesit! Neutralizohet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

Edhe pas uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut në disa zona, duket se vendi ynë nuk po…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

Edhe pas uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut në disa zona, duket se vendi ynë nuk po…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by