Nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit të organizuar janë akuzat të cilat SPAK ka ngritur nga Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH e cila e mbante detyrën prej 2023-shit.
Analisti Ilir Yzeri i ftuar sot në ‘Studio Live’ e cilësoi një gjë të rëndë që një drejtues i SHISH të jetë në hetim nga SPAK.
“Ne s’dimë asgjë tjetër përveçëse atë që ka ndodhur. Dhe ajo që dimë është se drejtuesja e një prej një institucioneve më solemne në Shqipëri që është SHISH merret e pandehur nga SPAK. Asaj i është vënë një akuzë dhe është pezulluar nga detyra. Ajo akuzohet se ka ndihmuar Agasin kur ishte në kërkim. Fakti që një drejtues u lartë i SHISH përfshuhet në hetimin e SPAK është një gjë shumë e rëndë”, tha Yzeiri.
E ndërsa vlerësoi punën e SPAK, Yzeri risolli në vëmendje rastin Veliaj duke u shprehur se kryetarin e bashkisë së Tiranës e mbajnë ende në burg për një letër anonime të ‘Nesti Agonit’.
“Po ti referiohemi atyre që SPAK ka hetuar deri tani unë jam skeptik, pasi Veliajn e mbajnë brenda me një letër anonime. U bë 10 vjet që bëjnë arrestime spektakolare por s’kemi parë të përfundojë”, tha ai duke sjellë si shembuj 21 Janarin dhe Gërdecin.
“Qytetarët duhet të jenë të qetë se SPAK po e bë punën e tij që mos të vidhet të mos ketë korrupsion”, shtoi ai.
Ndërkohë Fran Dashi avokat i ftuar gjithashtu në studio tha se lajmi i sotëm ishte një skandal për vendin tonë në këto 36 vite.
“Është një skandal në këto 36 vite për shtetin tonë, por falë SPAK Shqipëria po tenton ta marrë veten dalëngadalë. Sot ishte një lajm shumë i keq. I bëj thirrje presidentit të ngrihet të mbledhë këshillin e sigurisë kombëtare që të vendosë pikat mbi ‘i’ i gjithë zinxhiri i SHISH të hetohet. Këtu kanë dijeni edhe vartësit e saj”, tha ai.




