Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI
Politikë

“Kriza më e rëndë kombëtare për dekada”/ BIRN: Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për aferën e AKSHI

• 22 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.

Sipas një burimi në dijeni të çëshjes, masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO, merr pjesë edhe vetë në seancë! Nesër vendimi

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme miratoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “arrest në shtëpi” për Hysenin.

Shërbimi Informativ Shtetëror është institucioni qendror i inteligjencës në Shqipëri dhe ka për mision mbrojtjen e sigurisë kombëtare, duke identifikuar dhe analizuar kërcënime që mund të prekin interesat kombëtare.

Read more:Masa e sigurisë për kreun e SHISH Vlora Hyseni, rikthehen në vëmendje deklaratat e Balliut për aferën e AKSHI-t

Hyseni e drejton SHISH-in që prej prillit të vitit 2023, kur u emërua jo pa debate nga kryeministri Edi Rama për shkak të shtetësisë kosovare dhe një shkarkimi të paqartë si numri 2 i shërbimit të inteligjencës kosovare.

Për të njëjtën dosje u paraqit në SPAK mëngjesin e së martës edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nën hetim, mësohet se janë dhe disa punonjës policie dhe po punohet për ndalimin e tyre.

Proda u largua nga detyra në fillim të muajit mars, ndërsa drejtues të tjerë policie të emëruar prej tij u larguan nga funksionet e larta në korrik. Pak ditë pas këtyre lëvizjeve në organikën e drejtuesve të Policisë së Shtetit, filloi puna për ndalimin e Ergys Agasit, operacion që u finalizua më 26 gusht me arrestimin e tij.

Read more:Vila e sekuestruar e Ballukut dhe akuzat e Ahmetajt, deputetja Koçeku: Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e mbrojtja politike

Agasi u ndalua së bashku me Uljan Shpatarakun, një ish-drejtues i Policisë së Elbasanit.

Për më shumë se një dekadë, AKSHI menaxhoi një buxhet të stërmadh, ku vetëm në 19 procedura të hetuara nga SPAK u llogarit një fond limit prej 5.9 miliardë lekësh (rreth 59 milionë euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi i kishin lënë këto fonde në duart e një grupi të strukturuar kriminal, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjetëra milionë eurove drejt llogarive të biznesmenit të IT-së, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.

Read more:“Patronazhistët kërcënojnë me vendin e punës deri në kushëririn e 5-të”, shpërthen Egla Ceno: Rama të shporret se na lodhi shpirtin. Mesazhi për protestuesit

Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua në Francë më 24 korrik, ndërsa po fluturonte me një avion të lehtë në një hapësirë ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t dhe u shoqërua nga forcat ajrore derisa u ul në aerodromin e Albertit në rajonin e Somme-s në veri të Francës.

Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme të autoriteteve franceze identifikuan pasuritë e Beqirajt në Francë, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Francës një pjesë të fitimeve të paligjshme me të cilat bleu një kështjellë, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milionë euro i depozitoi në llogari bankare./BIRN

Lexo edhe
Politikë

Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës

Politikë

Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…

Tags: #AKSHI #apartamente #avion #debate #Edi Rama #ergys agasi #ermal beqiraj #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës
  • Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president… 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës

Protesta kombëtare e së shtunës, 7 nëntor, në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mes tyre është…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi dhe faktin që drejtësia në Serbi është…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin