Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive
Aktualitet

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, duke theksuar se mbi një mijë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Në Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, Kurti ka bërë homazhe së bashku me familjarë të të pagjeturve, duke përfshirë edhe nënën Ferdonije, ndërsa ka theksuar se aktualisht 1565 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

“Sot në ditën e të zhdukurve me dhunë, bashkë me nënën Ferdonije dhe familjarë të të pagjeturve bëmë nderime për të gjithë të zhdukurit, me ç’rast edhe 1565 i kemi ende të pagjetur”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë, janë duke bërë përpjekje maksimale për të zbardhur fatin e tyre.

Kryeministri rikujtoi edhe rastin e 9-vjeçarit Sinan Dauti nga Prekazi, i cili ishte zhdukur gjatë luftës dhe eshtrat e tij janë gjetur së fundmi.

“Duhet të kujtojmë se i fundit që u varros ishte djali i vogël 9-vjeçar Sinan Dauti nga Prekazi… tash së fundmi u gjetën eshtrat e tij dhe ai pushon i qetë në vendlindjen e tij”, u shpreh Kurti.

Ai bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar që të zbardhë të vërtetën për të zhdukurit tanë, sepse ata e dinë të vërtetën”, tha Kurti.

Sipas tij, ende ekzistojnë disa varreza masive në Serbi për të cilat nuk ka informacione, ndërsa vetëm në Batajnicë janë gjetur qindra trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

“Vetëm në Batajnicë i kemi 744 të pagjetur të zhvarrosur, ndërkaq gjithsejtë deri më tani janë 1 mijë shqiptar që janë zbuluar në varrezat masive në Serbi”, tha Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Dita e të zhdukurve me dhunë #Homazhe #serbi #Serbia #Të pagjeturit #Të zhdukurit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet”, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
  • Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog
  • Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun
  • Kikia: Në komisariat s’kishte roje, përpjekje për të tërhequr protestuesit drejt dhunës
  • Prizreni hap dyert për epokën e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë sekretet e makinave më të vjetra në rajon
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 66 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 11 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by