Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mungesa e garës në selinë blu, Rexhaj për Report TV: PD-së i ka ngelur ora në vitet 90′, duhet një katarsis! Maliqi: Nuk vazhdojmë dot me të njëjtat figura
Aktualitet

Mungesa e garës në selinë blu, Rexhaj për Report TV: PD-së i ka ngelur ora në vitet 90′, duhet një katarsis! Maliqi: Nuk vazhdojmë dot me të njëjtat figura

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Debatet për mungesën e garës në PD të enjten u zhvendosën edhe në studion e emisionit Sot Live në Shqipëri në Report TV, ku diskutimi mes Lefter Maliqit dhe Albatros Rexhajt degjeneroi në sulme personale nga ana e Maliqit deri në largimin e Rexhajt nga emisioni.

Shkak u bë diskutimi për procesin e kandidimeve në Partië Demokratike e Shqipërisë, ku afati për dorëzimin e kandidaturave ka përfunduar në mesditë. Emra si Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu, nuk arritën të regjistrohen në garë, ndërsa kandidatura e vetme e zyrtarizuar dhe aspak surprizë mbeti ajo e Sali Berishës. Rexhaj e cilësoi bllokimin e garës si një sinjal negativ , duke shpjeguar se kjo situatë dekurajon votuesit që nuk ndihen të përfaqësuar.

“Të pamundësosh garën është një sinjal i keq. Partia nuk është pronë apo kompani private. Partia funksionon në disa parime të ngjizura në të drejtën publike. Askush nuk mund tia pamundësojë të drejtën për të kandiduar, vetëm nëse kemi shkelje të rënda. Nëse je anëtar, parimet e te drejtës publike ta garantojnë të drejtën që të synosh e të garosh. Ky mesazh që po jep Berisha është mesazh i keq. Aty mund të garojë kush të dojë por prapë do të fitojë Berisha. Sa të jetë gjallë Berisha, ajo është parti e tij. Mesazhi që po jep është i keq dhe dekurajon forcat që nuk ndihen komod as me Ramën e as të frymëzuar e të përfaqësuar nga opozita. Mospjesëmarrja në process është votë për shumicën” tha Rexhaj.

Read more (PD):Eduard Zaloshnja: Sa votues të këtushëm të 11 majit do të votonin sot?

Ndryshe e sheh situatën Lefter Maliqi i cili mendon se partia duhet të hapet, por pas zgjedhjes së Berishës kryetar.

“Pas datës 23, duhet bërë hapja e partisë. PD është lokomotivë. Duhet një riorganizim që nga kryesia, nënkryetarët, sekretariati. Duhet një frymë e re, një riorganizim i ri, sepse nëse do të vazhdojmë me të njëjtat figura, do jetë e vështirë në zgjedhjet lokale” tha Lefter Maliqi.

Read more (Live):Zgjedhjet në PD/ Ish-deputeti Spaho për Report Tv: Po nuk u servilose, të tregohet dera! Mund të dalë ndonjë ‘Basha nr. 2’

Por për Rexhajn, situata aktuale e PD-së tregon se opozitës i ka mbetur ora në vitet 90’ dhe ajo që i duhet është një katarsis.

“Kohë pas kohe është mirë që të bëhet një katarsis, një, pastrim një fillim nga e para, dhe opozita nuk po e bën. Kam përshtypjen që atyre u ka ngelur ora në vitet 90” tha Rexhaj.

Diskutimi nisi të nxehej kur Rexhaj deklaroi se protestat e opozitës nuk kanë sukses, duke shtuar se “njerëzit ndërrojnë kanalin kur dalin këta të PD-së në TV”.

Read more (ervin salianji):Udhëzimi i PD/ Çipa: Akti i fundit i Berishës për hipotekimin e partisë! Karaj: Saliu e cilësonte Salianjin të dënuar politik, sot po e përjashton nga gara për kryetar

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Maliqit, i cili tha se “PD është në mision dhe Berisha do ikë si fitimtar” dhe më pas sulmoi Rexhajn personalisht dhe e akuzoi për lidhje me mazhorancën

“Kur dëgjojnë dhëndrrin e Rilindjes vënë duart në kokë. Ky ka interesa personale me PS. Nipi i vjehrrit është bërë drejtor OST nga Belinda. Nënkryetari I bashkisë në Gramsh është vjehrri I këtij dhe nën hetim nga SPAK. Ky I shërben Rilindjes” tha Maliqi, ndërsa Rexhaj refuzoi tu përgjigjej këtyre sulmeve, dhe pavarësisht insistimit të moderatorit, u çua dhe u largua nga studio

Read more (evi kokalari):Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke

Me dakordësinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, Maliqi ka shpallur kandidaturën zyrtare për të garuar në zgjedhjet vendore në Kuçovë.

Ai e ka cilësuar vitin 2027 si një vit vendimtar për opozitën e bashkuar

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albatros Rexhaj #Alesia Balliu #ervin salianji #evi kokalari #lefter maliqi #Live #opozita #PD #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog
  • ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO)
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
  • ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 50 minuta më parë
  6. 06
    Botë Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by