Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Analiza e CNN/ Aspekti më i çuditshëm i Luftës në Iran që po habit ekspertët, pse kjo krizë nuk i ka rritur aq shumë çmimet sa zakonisht?
Botë

Analiza e CNN/ Aspekti më i çuditshëm i Luftës në Iran që po habit ekspertët, pse kjo krizë nuk i ka rritur aq shumë çmimet sa zakonisht?

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për dy muaj, narrativa ekonomike që rrethon luftën e Iranit është përmbledhur në një përfundim themelor: çmimet e naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm, duke përkeqësuar krizën dhe duke rritur rrezikun e rënies së ekonomisë amerikane në recesion.

Pa dyshim, çmimet mbeten të larta, duke nxitur frikën e një ngadalësimi ekonomik. Megjithatë, siç zbulojnë analistët e CNN, ekziston një problem themelor me këtë narrativë: çmimet nuk janë aq të larta sa duhet të jenë, duke pasur parasysh shkatërrimin historik të furnizimit global me naftë.

Në vitin 2022, kur Rusia pushtoi Ukrainën, kishte frikë se rreth 3 milionë fuçi në ditë do të humbisnin nga tregu, diçka që në fund të fundit nuk ndodhi kurrë. Megjithatë, nafta kaloi 120 dollarë për fuçi dhe benzina në SHBA arriti 5 dollarë për galon.

Sot, pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, rreth 14 milionë fuçi në ditë u hoqën menjëherë nga tregu, ndërprerja më e madhe e furnizimit në histori. E megjithatë, nafta luhatet rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa benzina kushton 4.39 dollarë për galon në SHBA.

Read more (iran):Lufta/ Teherani paraqet një propozim të ri, Trump: Nuk jam i kënaqur! Mesazh edhe Kongresit: Armiqësitë kanë mbaruar

Në fillim të luftës, analistët parashikuan se nafta do të ishte tashmë në 150 dollarë. Disa vlerësime më agresive i panë çmimet edhe më të larta.

“Do të prisja që çmimet të ishin mbi 200 dollarë. Është çmenduri”, tha Matt Smith, analisti kryesor i naftës në Kpler. “Të gjithë po përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh”, tha ai

Pra, çfarë po ndodh?

Analistët e rrjetit amerikan na ftojnë të harrojmë për një moment njohuritë tona themelore të shkencës së ekonomisë: oferta dhe kërkesa vetëm nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar se çfarë po ndodh.

Numrat nuk përputhen. Diçka tjetër po ndikon në treg.

Read more (Çmimet e naftës):Ngërçi në negociatat me Iranin rrit sërish karburantet në SHBA, nafta dhe benzina kapin çmimet më të larta që prej vitit 2022

Skenarët e mundshëm: Së pari, bota po prodhon më shumë naftë.

Prodhimi i naftës bruto në Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine dhe rajone të tjera jashtë Gjirit Persik është rritur veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ku rritja është historike. Por prodhimi shtesë nuk është aspak i mjaftueshëm për të kompensuar humbjen prej 14 milionë fuçish në ditë.

Dy vendet me potencialin më të madh për rritje të prodhimit janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por ato nuk mund t’i rrisin ndjeshëm eksportet e tyre ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur. Për më tepër, rafineritë në të gjithë botën tashmë po operojnë me kapacitetin e tyre maksimal, për sa kohë që nuk preken nga lufta.

Pra, ky shpjegim hidhet poshtë lehtësisht: nuk bëhet fjalë për rritje të prodhimit.

Read more (Cnn):SHBA-ja mund të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Spanjë dhe Itali

Së dyti, tashmë ka shumë naftë në magazinë.

Para luftës, sasi të mëdha nafte të papërpunuara rreth 580 milionë fuçi, sipas JPMorgan ruheshin ose në cisterna ose në objekte në tokë. Këto rezerva krijuan një rezervë të konsiderueshme furnizimi.

“Duhet të mbani mend se para luftës, tregu i naftës ishte përgjithësisht i mbifurnizuar”, tha Joe Brusuelas, kryeekonomist në RSM US. “Ndonjëherë është më mirë të jesh me fat sesa i mirë”, thotë eksperti.

Read more (Benzina):Bordi i Transparencës në Shqipëri publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Lëshimi masiv i naftës nga rezervat strategjike, si dhe vendimi i administratës Trump për të hequr sanksionet ndaj naftës ruse dhe iraniane, shtuan disa qindra milionë fuçi më shumë në zinxhirin e furnizimit, duke ofruar lehtësim të përkohshëm për tregun.

Por edhe të gjitha këto së bashku mbulojnë vetëm rreth 8 milionë fuçi në ditë të hendekut të furnizimit, sipas Natasha Kaneva, strateges kryesore të mallrave të JPMorgan.

Së treti, kërkesa për naftë po bie.

Kërkesa ka rënë me të paktën 4.3 milionë fuçi në ditë, sipas JPMorgan. Në krahasim, gjatë krizës financiare globale të vitit 2009, kërkesa ra me vetëm 2.5 milionë fuçi në ditë, edhe kur çmimet e naftës kishin kaluar 140 dollarë.

Disa konsumatorë po ulin karburantin për shkak të kostos së lartë. Por çmimet nuk janë aq të larta sa të shpjegojnë një rënie kaq të ndjeshme të kërkesës.

Read more (Arabia saudite):Lufta/ Teherani paraqet një propozim të ri, Trump: Nuk jam i kënaqur! Mesazh edhe Kongresit: Armiqësitë kanë mbaruar

Një shpjegim është se rënia e furnizimit është aq e ndjeshme sa tani po reflektohet në kërkesë. Në disa pjesë të botës, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Azi, nafta dhe karburanti thjesht po mbarojnë.

Evropa tashmë po paralajmëron për mungesë të afërt të karburantit për avionë. Mungesat e lëndëve të para për plastikën i kanë detyruar vendet aziatike të zvogëlojnë prodhimin ose edhe të mbyllin fabrikat. Konsumi i LPG-së në Indi, një lëndë djegëse kyçe për gatim, ka rënë me 13%, sipas JPMorgan.

Ata nuk mund të kërkojnë produkte që nuk mund t’i gjejnë. Kur kërkesa bie, bien edhe çmimet.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Analiza #Arabia saudite #Benzina #Çmimet e naftës #Cnn #Emiratet e Bashkuara Arabe #Evropa #iran

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor
  • “Sheshet dhe rrugët plot çdo natë kundër korrupsionit”/ Dita e 100 e protestës jehonë në mediat ndërkombëtare, CNN: Kërkohet dorëheqja e qeverisë
  • Një javë nga helmimi, banorët e Fushë-Arrëzit ende pa përgjigje: Të paktën na thoni a mund ta konsumojmë ujin
  • “Rama na ke vjedhur”/ Protestuesi: Ka ardhur momenti historik, ta përshkallëzojmë protestën. Të rrethojmë Parlamentin e Kryeministrinë
  • Çfarë prone mund të blesh me buxhete të ndryshme në Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 10 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 6 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by